Përçarja e grupit 'LEK', ka ndryshuar komplet situatën në BBV duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Pas hyrjes së Kiarës dhe Efift në shtëpi, këngëtari u pa goxha i distancuar me këtë të fundit, gjë që shkaktoi dhe përplasjen mes tyre në “Prime”.

Edhe pse Efi nga njëra anë kërkonte që Luizi të mos e hidhte poshtë gjithë shoqërinë e tyre, sërish këngëtari zgjodhi dashurinë dhe nuk e uli Kiarën.

E duket se ky debat ka shkaktuar dhe reagimin e ashpër të fansave të cilët e kanë “kryqëzuar” këtë veprim të Luizit ku shprehen se ndihen shumë të zhgënjyer nga ai.

Madje disa janë shprehur se këngëtari nuk e meriton fitoren e “Big Brother VIP” pas kësaj situate.

Disa nga komentet në rrjet 
 

1/3