Fansat e Tupac: Është gjallë...
ja foto e tij e ditëve të fundit

Fansat e Tupac: Është gjallë...<br />ja foto e tij e ditëve të fundit
U qëllua për vdekje 20 vite më parë, por fansat e tij besojnë ende se është gjallë. Fjala është për ikonën e muzikës rep, Tupac Shakur. Shkak është bërë një foto selfie e cila qarkullon ditët e fundit në rrjetet sociale.
 
Personi në foto ngjason me Tupac. Kjo ka nxitur reagimin e fansave të tij të cilët thonë se ai është Tupac dhe se është gjallë e gëzon shëndet të mirë
 
Teoritë konspirative se reperi nuk ka vdekur në atentatin që i është bërë në 7 shtator 1996 në Las Vegas ekzistojnë prej kohësh, por asnjëherë nuk ka prova bindëse. Të njëjtat teori të cilat pretendojnë se edhe Michael Jackson gjithashtu është gjallë.
 
Edhe në foton e fundit pavarësisht ngjashmërisë ka sërish dyshime, gjithsesi u mbetet fansave të tij të zgjedhin nëse do vijojnë të besojnë që Tupac është ende gjallë edhe pas 20 vitesh kur ai u qëllua për vdekje.  

Ndër vite ka patur teori të ndryshme se Tupac është ende gjallë, por nuk janë vërtetuar asnjëherë. Nëse kjo është e vërtetë, reperi sot duhet të jetë 45 vjeç. 2Pac ishte reperi më i suksesshëm i brezit të tij, dhe premtonte një karrierë shumë të suksesshme në të ardhmen.

tupac
(Personi që dyshohet se është Tupac (majtas) )

tupac
tupac
tupac
(Mbreti i muzikës rep, Tupac Shakur)

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës