Fantazia e Këlliçit per transportin publik falas, një faturë prej më shumë se 35 milionë euro në vit

Fantazia e Këlliçit per transportin publik falas, një faturë prej më shumë se 35 milionë euro në vit

Belind Këlliçi

Ai thotë se ka bërë llogaritë dhe i kanë dalë vetëm 6.8 përqind të buxhetit të bashkisë. Por i ka bërë llogaritë gabim.

Në transportin publik (autobuzat e linjave të ndryshme) të Tiranës, sipas një studimi të Qendrës për Emancipimin Ekonomik të Medias, mesatararisht në një ditë priten rreth 158 mijë bileta autobuzi urban me vlerë 40 lekë. Në totalin e ditës, qytetarët kanë harxhuar 63 milionë e 200 mijë lekë ose mbi 55 mijë euro. Për një muaj, qytetarët në Tiranë shpenzojnë afërsisht 1.4 milionë euro në bileta të blera autobuzi urban, duke patur parasysh se në fundjavë e përdorin më pak autobuzin.

Këtë shifër e dinë mirë kompanitë private të autobuzëve, që sipas kontratës me bashkinë, ofrojnë këtë shërbim publik. Ndërkohë, janë mbi 88 mijë qytetarë që udhëtojnë me abone mujore në Tiranë, po sipas të dhënave të studimit të mësipërm. Me një abone mujore të përgjithshme me vlerë 1,600 lekë, ose 14 euro. Në total për një muaj, paratë nga abonetë shkojnë 1.2 milionë euro. Së bashku, shitjet nga biletat dhe abonetë shkojnë mbi 2.6 milionë euro, ose mbi 31 milionë euro në vit. As këto para nuk u mjaftojnë kompanive private të autobuzëve në Tiranë dhe kërkojnë e kanë marrë subvencion nga buxheti qendror i shtetit, për të përballuar koston e rritur të karburantit, që përbën 70 përqind të shpenzimeve të tyre.

Në paketën e ndihmës së parë ndaj çmimeve të rritura pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, qeveria dha 500 milionë lekë ose rreth 4.7 milionë euro subvencion shtesë për transportin publik në qytetet tona kryesore. Dhe bëri mirë, pse ndryshe bileta e urbanit mund të kishte shkuar edhe 60 lekë! Kuptohet që më shumë se 60% të subvencionit e mori Tirana. Lind pyetja, ku do t’i gjejë kandidati i opozitës këto para çdo vit, që premton transport publik falas në Tiranë? Ai thotë se ka bërë llogaritë dhe i kanë dalë vetëm 6.8 përqind të parave të buxhetit të bashkisë për një vit. I ka bërë llogaritë gabim.

Buxheti rekord i bashkisë së Tiranës për këtë vit është 246 milionë euro. Më shumë se 35 milionë euro që kushton transporti falas për një vit në Tiranë, bëjnë 15 përqind të buxhetit total të Tiranës, dhe jo diçka më pak se gjysma e tij 6.8%! Nëse bashkia Tiranë i përkushton gati një të gjashtën pjesë të buxhetit të vet shërbimit të ofruar falas të transportit publik për qytetarët, ajo do të rrezikonte shumë, ndoshta edhe falimentimin, se duhej të merrte borxh për të mbuluar këtë shpenzim. Kosto e këtij shërbimi falas për qytetarët do të ishte e papërballueshme. Ja përse asnjë nga bashkitë e qyteteve të mëdha të vendeve të zhvilluara të Bashkimit Evropian, të Gjermanisë, Francës, Italisë, Spanjës, apo të Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve përtej oqeanit, nuk ka guxuar ta ofrojë shërbimin e transportit publik falas.

Nuk janë të zgjuar kryetarët e tyre të bashkive? Nuk duan ata vota dhe të rizgjidhen? Sigurisht që po! Por si kryetarët e bashkive të botës së zhvilluar perëndimore, ashtu dhe kandidatët rivalë të tyre në zgjedhjet vendore të vendeve përkatëse, nuk e ofrojnë kurrë një projekt të tillë, pasi kosto e bën të parealizueshëm. Në kontinentin tonë ka “guxuar” ta ofrojë dy vitet e fundit transportin publik falas vetëm Luksemburgu, i cili, përveçse është shteti më i pasur në botë me 129 mijë euro të ardhura për banor, ka një hapësirë shumë të vogël si shtet dhe vetëm 600 mijë banorë.

Lidhur me pamundësinë e realizimit të një projekti të tillë, eksperti i njohur amerikan i tatimeve Dan Myers, i cili ka qenë në vendin tonë me një projekt të USAID për modernizimin e tatimeve shqiptare, e këshillon një mikun e tij shqiptar, kur dëgjoi për entuziazmin e këtij të fundit për transportin publik falas të Tiranës :” I dashur mik, nuk ka asnjë transport publik falas të subvencionuar nga taksapaguesit askund në SHBA. Ashtu si ushqimi, energjia elektrike, veshmbathja, qiraja, telefonat celularë dhe benzina për makinat tona, çdo qytetar është personalisht përgjegjës për të mbajtur veten. Është veçanërisht i gabuar si projekt, në vendet ku shumica e qytetarëve nuk paguajnë pjesën e tyre të drejtë të taksave, që ne të kërkojnë nga qeveria lokale apo qendrore qoftë, që të subvencionojë ato shërbime. Unë kam respekt të madh për ju. Ndoshta e keqkuptoj dhe komentet tuaja më befasojnë. Për ekonomitë e 'tregut të lirë',  Estonia në këtë temë duket sikur po jeton në të kaluarën e BRSS”.

Bazuar dhe mbi arsyetimin e ekspertit amerikan, pa hequr gjithë dashamirësinë për idenë për të ndihmuar qytetarët, propozimi i kandidatit të opozitës për transport publik falas në Tiranë i ngjan një petulle me shumë ujë.

B.V/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Visi: 31/03/2023 16:10

    Hahaha si ato 300 mije vendet e punes se Rames me duket mua

    Përgjigju
    • Tuku: 01/04/2023 20:46

      O na e thuaj dhe faturen e shendetesie falas po e ke nxjerre

  • Lui: 31/03/2023 13:35

    Më duket e ka për tramvajin që ndërtoi Luli. Dmth vetëm tramvaji do jetë falas

    Përgjigju
  • lumo: 31/03/2023 11:48

    Gjeni lidhjet e kerriçit te Berishes me tigrin Ben.

    Përgjigju
  • aaa: 31/03/2023 10:22

    Te rrisesh shpenzimet dhe te ulesh te ardhurat eshte si te thuash do hame dreke me pjata boshe. Kemi shkuar ne piken ku genjejm per qielli jo per toke.

    Përgjigju
  • minushe: 31/03/2023 09:58

    Naku...po flasim me shifra dhe nuk po paragjykojme... po te dilnin llogarite ekonomike patjeter qe mund te zbatohej

    Përgjigju
  • minushe: 31/03/2023 09:56

    kellici kandidat e dobet ..pa llogjike ekonomike hedh shashka per fushate

    Përgjigju
  • Naku: 31/03/2023 08:46

    Plani i kandidatit te opozites eshte i zbatueshem. Nuk mund te paragjykohet

    Përgjigju
  • Andi: 30/03/2023 17:08

    Po ky kaqoli pa pikë turpi, del e thotë me 15maj. Po edhe sikur ta fitojë, si do i prishë kontratat aktuale që mund të jenë disa vjeçare. Po si pret me date 15 ta bëjë pa pagesë kur i duhen muaj të krijohet mini qeveria e bashkisë. Dement

    Përgjigju
    • Aqif kopertoni.: 31/03/2023 08:48

      O bello kerrici me kete lloj argumenti per transportin falas tregon qe je me shkarje ledhi.

    • Aqif kopertoni.: 31/03/2023 08:45

      O bello kerrici, kjo tregon tamam qe je me shkarje ledhi.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja