Faqja e njohur godet AMA-n dhe AKEP, u mbyll faqet dhe lëshon një mesazh të FORTË

Faqja e njohur godet AMA-n dhe AKEP, u mbyll faqet dhe lëshon një mesazh të FORTË

TIRANËAnonymous Albania, faqja e njohur e hakersave shqiptarë ka sulmuar faqen online të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) duke i nxjerrë jashtë funksionit. 

Autorësinë e këtij veprimi e kanë konfirmuar  vetëm administratorët e Anonymous Albania të cilët sqarojnë se ky vendim vjen në shenjë proteste kundër paketës së 'Anti Shpifje', që i jep të drejtën AMA-s që të bllokojë mediat dhe t'i gjobisë ato.

"Autoriteti Mediave Audiovizive (AMA) është sulmuar nga ne sepse AMA pretendon se ka të drejtën të mbyllë mediat edhe ti gjobisë ato. por AMA s'ka asnjë të drejtë të bllokoj faqet online në internet apo edhe të gjobisë ato. AMA s'ka të drejtë të ndaloj lirin e fjalës, sepse Shqipëria është një shtet demokratik!Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) të tërhiqet nga kjo padrejtësi që po bën qeveria duke kërcënuar gazetarët. Anonymous Albania do të mbrojë lirin e fjalës dhe të drejtat e njeriut në Shqipëri", shkruhet në njoftimin e Anonymous Albania. 

Njoftimi i plotë i Anonymous Albania

AMA është hapur disa orë më vonë, teksa AKEP vijon të qëndrojë e mbyllur. Nëse klikojmë në adresën zyrtare të AKEP shfaqet ky mesazh në anglisht "It appears you don't have permission to access this page" (Nuk keni leje për të hyrë në faqe).

Njoftimi në faqen zyrtare të AMA-s kur ishte hakeruar

 

 

Njoftimi në faqen zyrtare të AKEP 

Anonymous Albania është një faqe shumë e njohur shqiptare e cila më herët ka hakeruar edhe faqen zyrtare të Policisë së Shtetit me argumentin se janë të korruptuar dhe shpërdorojnë detyrën. Ato kanë hakeruar edhe faqen e ambasadës Serbe në Shqipëri pasi nuk kishin simbolet shqiptare, apo të kryeministrisë pas arrestimit të 23 protestuesve kundër vendosjes së taksës në Rrugën e Kombit.  

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Olsi: 19/12/2019 05:50

    Keq kur dikush ju mbron keq kur nuk ju mbron... Shqiptaret e 2020... Respekt per cunat

    Përgjigju
  • Kta jan ji Grup Trroristeh islamik: 18/12/2019 20:10

    hakart jane banda sali brrishit dhe Srbise Policia ee Internetit dhe Prokuroria Shqiptare duhet te filloj hetimet

    Përgjigju
  • Shaba: 18/12/2019 17:55

    Komb qe nuk duam ligjin por anarkine. Nuk jemi dot pjese e sistemit qe te bejme progres por duam rremuje qe te mbetemi gjiriz.

    Përgjigju
  • Free: 18/12/2019 17:41

    AA nuk eshte fare ne shqiperi per ndodhet ne Serbi. eshte grupim i financuar dhe Birisha e di mire nga kush.

    Përgjigju
  • Ilo: 18/12/2019 17:31

    Po' Ku jane "pordhacet" e IT te Shtetit qe bejne tere ata tenderà me leket e shqiptareve dhe te te huajve per sigurine kibernetike, bravo te hakeroni edhe e-Albanian dhe tatimet edhe bejini mu.. n mu ne koke digjitalizimit te Rilindjes.

    Përgjigju
  • Andrea: 18/12/2019 17:23

    Nje arsye me shume perse Ligji kunder shpifjes duhet te jete me I rrepte se kurre. Eshte gjuha e neperkes qe kerkon te helmoje mjedisin shqiptar

    Përgjigju
  • nini: 18/12/2019 17:04

    Si perfundim? Ky grupim qenka i opozites...

    Përgjigju
    • Arbëri: 18/12/2019 17:40

      E VËRTET ...!!!

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë