Ambasadori i BE, Luigi Soreca ka kërkuar nga qeveria që të përfshijë të gjitha rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias në paketën antishpifje.
Soreca me një mesazh në twitter vlerësoi angazhimin e mazhorancën për të adresuar të gjitha çështje në këtë ligj, ndërsa kërkoi nga ajo që të zhvillojë të gjitha konsultimet e duhura me organizatat e mediave dhe shoqërinë civile për të marrë në konsideratë opinionin e tyre.
Ambasadori Soreca e cilësoi këtë një ligj shumë të rëndësishëm dhe se duhet të jetë në një linjë me standardet europiane.
“Çdo amendament në draftin e ligjit antishpifje duhet të jetë në një linjë me rekomandimet e bëra nga Komisioni i Venecias për këtë çështje. Autoritetet shqiptare kanë shprehur angazhimin e tyre për të vijuar punën me këtë ligj për të adresuar të gjitha çështjet e theksuara në opinionin e Venecias. Kemi ndjekur deklaratat e bëra nga mazhoranca një ditë më parë e cila angazhohet se do të ndjekë të gjitha këto rekomandime dhe se do të zhvillojë konsultimet e duhura. Inkurajojmë autoritetet shqiptare të ndërmarrin konsultime me organizatat e mediave dhe shoqërinë civile për të marrë në konsideratë opinionin e tyre. Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër të gjitha zhvillimet në lidhje me këtë ligj kaq të rëndësishëm në mënyrë që paketa të jetë në linjë me të gjitha standardet e nevojshme europiane dhe ndërkombëtare”, shkruan Soreca në rrjetet sociale.
Edhe kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla kërkoi ditën e sotme domosdoshmërinë e transparencës për pronësinë e medias dhe shmangien e "fake news". Qeveria është shprehur disa herë së do të adresojë të gjitha rekomandimet e Venecias në paketën antishpifje para se ta çojë atë në parlament.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
13.1%
-
Të gabuar
84.2%
-
Nuk e di
2.7%
Vota total: 2131
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përfundoi misionin në Shqipëri, Soreca: Ishte nder dhe kënaqësi të drejtoja Delegacionin e BE-së
15 Nëntor 2023, 20:47
-
Pandëshkueshmëria, Soreca: SPAK të vijojë luftën pa trysni politike e pa ndërhyrje
15 Nëntor 2023, 18:55
-
Anuloi mbledhjen e Komisionit të Integrimit, Tabaku: E pafalshme të kishim skena kaosi në sy të ambasadorit Soreca
13 Nëntor 2023, 11:17
-
Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit, Tabaku për Report Tv: E anulova pasi Soreca dorëzoi sot raportin e KE-së
10 Nëntor 2023, 19:35
-
Soreca dorëzon Raportin e vitit 2023 për Shqipërinë, ambasadori: Ka vështirësi, por janë të kapërcyeshme! Nikolla: Do analizojmë shqetësimet e KE
10 Nëntor 2023, 11:52
-
Progres raporti i KE, Soreca: SPAK të ndjekë paranë, luftë korrupsionit! Partitë të ulen në dialog! Reforma Zgjedhore të kryhet me konsensus
9 Nëntor 2023, 11:53
-
Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Soreca: Po e vlerësojmë! Qeveria: Askush s'duhet të shqetësohet! Do ratifikohet në parlament
9 Nëntor 2023, 11:31
-
Soreca: Garantoni votën e emigrantëve! Celibashi: Dështon nëse s'ka konsensus! Opozita: Mundësitë janë
19 Tetor 2023, 16:03
-
Soreca: Nevoja e zgjerimit të BE më e madhe se kurrë, Ballkani është pjesë e unionit! Hasani: Të hënën në samitin e procesit të Berlinit rezultate konkrete
13 Tetor 2023, 10:33
-
Forumi i OSBE-së për Zhvillimin e Medias në Tiranë, Soreca: Përmirësim i kushteve të punës për gazetarët
18 Shtator 2023, 17:48
-
Më 18 shtator nis Censi 2023, Rama: Proces me standarde e të dhëna reale! Mesazh-Athinës: Leksione për minoritetet s'na jep askush, jemi model
13 Shtator 2023, 10:19
-
Soreca takohet me Presidentin Begaj, delegacioni i BE-së: Vlerësoi rolin e Shqipërisë si aktor konstruktiv rajonal
12 Shtator 2023, 18:31