Far West’ në Itali, dy grupe kalabreze përplasen me armë në mes të ditës! Shikoni videon

Përplasja me armë në Seregno, në Brianza të Italisë ndodhur pak ditë më parë ka qenë mes dy grupeve rivale kalabreze informon media italiane.

Pas arrestimit të dy vëllezërve, 28 dhe 48 vjeç, në pranga kanë përfunduar një 56-vjeçar, i vetmi i plagosur në pritë dhe dy djemtë e tij 31 dhe 29 vjeç.

Tre të arrestuarit kanë qenë në një makinë dhe kanë qëlluar të parët mbi furgonin e dy vëllezërve, të cilët nga ana e tyre i kanë ndjekur duke qëlluar nga pas.

Përplasja me armë ndodhi paraditen e 11 korrikut 2023 në  provincën e Monza dhe Brianza. Nga dy makinat u qëllua me pistoletë, të paktën 14 të shtëna, përgjatë një rruge prej rreth 400 metrash.

Arrestimi i babait dhe dy djemve ndodhi më 22 korrik në Reggio Calabria. Ndaj tyre rëndon akuza vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë