Farina: ISIS problem i të gjithëve 
Kosova s'është vend i terrorizmit

Farina: ISIS problem i të gjithëve <br />Kosova s'është vend i terrorizmit
Komandanti i forcave paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja, Slavatore Farina, tha të hënën se përfshirja e qytetarëve në luftërat në lindjen e mesme nuk është një dukuri e veçantë për Kosovën, por një sfidë me të cilën po përballet e gjithë bota demokratike.
 
Në një takim me gazetarë në përmbyllje të punës së tij në krye të forcave të KFOR-it, ai tha se arrestimi i 40 të dyshuarve për përfshirje në luftërat në Siri dhe Irak, ditë më parë, paraqet një shenjë të mirë për dy arsye.
 
“ Mendoj se kjo nuk është një kërcënim për të ardhmen, pra nuk mund ta konsiderojmë Kosovën si vend terrorizimi, por, natyrisht si çdo vend demokratik duhet të sigurohemi që nuk do të ketë dhunë, që dhuna dhe terrorizimi duhet të dënohen”, tha ai, duke nënvizuar se i takon edhe qytetarëve të Kosovës që të bashkëpunojnë me institucionet dhe ta thonë se kjo është e rrezikshme për vendin, rajonin dhe gjithë botën.
 
Slavatore Farina tha se KFOR-i do të vazhdojë praninë e tij në Kosovë dhe aktualisht nuk ka plane shkurtimesh me gjithë krizat në vende tjera të botës.
 
Aktualisht mbi 5 mijë trupa të NATO-s shërbejnë në Kosovë, ku 15 vjet më parë qenë vendosur mbi 50 mijë trupa duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare ndërmjet forcave serbe dhe kryengritësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 




Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje