Farmacia/ Kaluan ilaçe kontrabandë, bien në pranga tre persona, procedohen edhe dy doganierë në Kapshticë

Farmacia/ Kaluan ilaçe kontrabandë, bien në pranga tre persona, procedohen edhe dy doganierë në Kapshticë

Tre persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Kapshticës ndërsa dy doganierë janë proceduar penalisht për shkak se akuzohen se kanë kaluar një sasi barnash pa detyrimet e nevojshme doganore.

Të arrestuarit janë  Y.C, 47 vjeç, banues në Korçë, R.N, 35 vjeç, banues në Tiranë, dhe  R.Xh, 58 vjeç, banues në Korçë. Ndërsa doganierët e proceduar në gjendje të lirë janë K.P, 39 vjeç, banues në Bilisht dhe  H.Xh, 52 vjeç, banues në Pogradec (të dy me detyrë doganierë pranë Doganës së Kapshticës).

Arrestimi i tre shtetas dhe procedimi i dy doganierëve erdhi në saj të operacionit 'Farmacia' ku policia në mjetin tip 'Benz' të Y.C në Korçë ka gjetur një sasi medikamentesh të dyshuara kontrabandë, të cilën ky person ia kishte marrë 58 vjeçarit  R.Xh, i cili me mjetin e tij tip “Volkswagen Sharon”, bënte kalimin në mënyrë të kundërligjshme të saj, nga Greqia drejt Shqipërisë, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Kapshticës, duke shmangur detyrimet doganore.

Ndërsa dy doganierët sipas policisë nuk kanë  ushtruar kontrollin e duhur në brendësi të mjetit tip “Volkswagen Sharon” të shtetasit R.Xh  ku edhe ishin ilaçet kontrabandë.  

Sasinë e medikamenteve  Y.C, do ta transportonte nga Korça në drejtim të Tiranës, për në farmacinë e R.N, ku gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e së cilës, iu gjet  e sekuestrua një tjetër sasi tjetër medikamentesh me mbishkrime të huaja, të dyshuara si kontrabandë.

Të arrestuarit do të përballen me akuzat:  “Kontrabanda me mallra të licencuara”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industrial” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton