Gjetje nga kontrolli i Task Forcës, tregtonin barna pa recetë.
Vazhdojnë kontrollet intensive në rrjetin e hapur farmaceutik për tregtimin e barnave pa recetë. Që nga krijimi i Task Forcës së ngritur nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, janë kontrolluar 158 subjekte farmaceutike në të gjithë vendin, nga të cilat 79 janë dërguar pranë Urdhrit të Farmacistëve për rishikimin e licensës.
Gjatë kontrollit të farmacive rezultojnë 79 shkelje administrative, nga të cilat, pjesa më e madhe për tregtimin e barnave pa recetë. Kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë vendin, me qëllim që të gjitha farmacitë të respektojnë ligjin duke garantuar sigurinë e qytetarëve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)