Fasadat shumëngjyrëshe, gazeta izraelite rendit Tiranën midis qyteteve ruse dhe germane

Fasadat shumëngjyrëshe, gazeta izraelite rendit Tiranën midis qyteteve ruse dhe germane

Pamje nga Tirana

Tirana, kryqyteti i Shqipërisë, vitet e fundit është bërë jehonë në gazetat e mëdha ndërkombëtare, për ndryshimet e saj dhe zhvillimin në tërësi.

Njëlloj dhe gazeta e madhe izraelite, “Haaretz” – në versionin e saj hebraisht – në një shkrim kushtuar fasadave të qyteteve nëpër botë ka përzgjedhur edhe Tiranën, për kolorotin shumëngjyrësh të fasadave të ndërtesave të ndryshme të saj, duke e ilustruar edhe me dy foto.

Një nga projektet më të famshme në këtë kontekst është iniciativa e Edi Ramës, tani kryeministër i Shqipërisë dhe njëherësh piktor, i cili gjatë detyrës së tij si kryebashkiak i Tiranës urdhëroi ngjyrimin e të gjitha ndërtesave të qytetit me ngjyra të forta”, shkruan gazeta izraelite.

Pas një ndërprerje prej katër vitesh gjatë administratës së mëparshme, Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erion Veliajt ka vendosur riparimin dhe ngjyrosjen e fasadave ekzistuese në të gjitha lagjet e qytetit duke ftuar artistë lokalë për të propozuar ngjyrat dhe modelet që aplikohen mbi sipërfaqen e godinave.

Nisma synon të shkojë nga rrugët kryesore në çdo lagje të Tiranës duke krijuar edhe një unifikim të mënyrës se si funksionojnë sipërmarrjet në katet e para, për të treguar imazhin e një qyteti të rregullt.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025

Veton Surroi: Fjalimi që kryeministri i Kosovës nuk duhet ta mbajë në Tiranë më 2025