Fasllia: Vendin e varrit të Ibrahim
Kodrës tek liqeni e caktoi ministria

Fasllia: Vendin e varrit të Ibrahim<br />Kodrës tek liqeni e caktoi ministria
Në lidhje telefonike nga Milano Fatos Faslliu ekzekutori i testamentit saktësoi se do ta cojë deri në fund amanetin e piktorit Ibrahim Kodra për tu varrosur në Tiranë. Fasliu saktësoi se së bashku me Behxhet Pacollin i kishin kërkuar Ministrisë një vend dinjitoz në kryeqytet. Ishte pikërisht ky institucion i kulturës që caktoi vendin pranë vellezërve Frashëri dhe për ta ky ishte një nder i madh.

Fasllia e cilëson si nder mjaft të madh që vendi i caktuar ku do të zhvendoset Kodra do të jetë  pranë vëllezërve Frashëri e  Faik Konica. Pyetjes se në testament nuk shkruhet vendi i varrimit Fasllia i përgjigjet se në cilësinë e ekzekutorit kryesor të Kodrës ai ka të drejtë të bëjë këtë lëvizje,

Ja prononcimi i Fasllisë me pyetje dhe përgjigjje

Pse nuk janë bërë licetë që ka lënë amanet ai?
Është hap në Durrës shkolla Ibrahim Kodra, duhen shumë para për një të mirëfilltë. Në Prishtinë është gati projekti mund të pyesni Pacollin. Kemi bërë tani 4-5 katalogë këto ditë del i 6-ti. Këto janë bërë të njohur edhe nga shtypi. Amaneti i Kodrës janë muzetë.
 
Ç’lidhje ka Behxhet Pacolli me testamentin?
Ai ka krijuar fondacionin në Milano me emrin e tij, ka paguar të gjithë shpenzimet e zhvendosjes së Kodrës në Tiranë, paguan dhe nxënësit.  Është mik i madh i Kodrës. Kur ka qenë në spital Kodra, Pacolli i ka ndenjur aty 24 orë.
 
Pse është menduar liqeni? A ka qenë realisht vullneti i tij apo jeni dakortësuar ju?
Që ai të shkojë pranë vëllezërve Frashëri dhe Konicës tek parku e liqeni ne Tirane do jetë nder i madh. Ne i kemi bërë kërkesë Ministrise Kultures që vendi të jetë sipas vullnetit të tij ne Tirane, por Ministria na e ka ofruar këtë vend, dhe kemi qenë të lumtur dhe e kemi pranuar.
 
Nga testamenti jeni më i besuari i tij , si kanë qënë raportet e tij me ju? Pse kaq besim tek ju?

Leka do ta kuptojë që në 2003 në ekspozita e kam shoqëruar, Unë jam mik i mirë i tij. Tre muajt e fundit të jetës kam ndenjur cdo ditë në spital me të. Ka qenë një nder i madh dhe një barrë e madhe.
 
Të studiohet puna e Kodrës,të fillojë që sot të bëhet një ekspozitë me të gjitha korifetë e pikturës shqiptare
 
Ju do ishit dakord që të tërhiqeshit për shkak të protestave të banorëve?
Unë jam rrit në një familje kur fjala e dhënë është e shenjtë, s’jetoj dot nëse se mbaj. Më vjen keq që ka ndërhyrë politika. Kodra ëhstë i të gjithëve. Ndërhyrja politike e gabuar. Në ceremoni do vinë të gjithë nga Italia.
 
Marrëdhënia e tij me ju?
Unë kam ardhur në shkurt të 90’. Unë e njihja si piktor jemi takuar atë vit dhe ka nisur një miqësi. Ishte gjithmonë i pranishëm dhe na prezantonte piktorët tanë. Unë u zgjodha kryetarë i shoqatës, organizuam mbrëmje të shkëlqyer. Nga ajo ditë jemi bërë miq hynim në shtëpitë e njëri tjetrit. Është një nder i madh që ai më ka vlerësuar. Kam qenë i bindur se puna e varrimit do kishte probleme. Testamenti ka qënë më 17 shkurt
 
Testamenti nuk thotë se ku do varroset?
Ju si e kuptoni ekzekutori i testamenti? Dëshirat kujt ja ka lënë, Ma ka thënë mua na e ka thënë të gjithëve askush s’mund të thotë që unë po gënjej. Nuk është puna se e vendosa tani. 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011

Gratë e PD-së së Sali Berishës dhe Rajmonda, gruaja e Aleks Nikës, vrarë me 21 janar 2011