Shoqata e prodhuesve të veshjeve dhe këpucëve, ose siç njihet ndryshe Fasonët, i ka dërguar një letër të hapur, kryeministrit Edi Rama, ku i kërkojnë rritjen e pagës minimale.
Në letrën e DHKPV, kërkohet që paga minimale nga 22 mijë lekë të rritet në 23 mijë lekë duke filluar nga 1 janari 2017.
"DHKPV i propozon Qeverisë Shqiptare që të marrë në konsideratë propozimin e saj, të bërë prej shumë kohësh që, rritja e pagës minimale në nivel kombëtar, të mos bëhet në të njëjtin nivel për të gjithë sektorët e ekonomisë, por të jetë e ndryshme për sektorë të ndryshëm, sipas peshës që ajo ze në totalin e shpenzimeve të raportuara. Ju kujtojmë se sektori i prodhimit të veshjeve dhe këpucëve me material porositësi (fason) vlerëson se 75-85 % e shpenzimeve të prodhimit i përbën pagesa e pagave dhe detyrimeve të tjera të taksës së punës, që do të thotë se çdo rritje e pastudiuar e pagës minimale, jashtë kapaciteteve të këtij sektori dhe të tregut në tërësi, e nxjerr jokonkurrues sektorin dhe sjell ulje të konsiderueshme të punësimit të të rinjve," thuhet në letrën drejt kryeministrit.
Po ashtu, letra për rritjen e pagës minimale i është dërguar edhe Këshillit Kombëtar të Punës si dhe Ministrisë së Ekonomisë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com