Fasonët, Vasili-Veliajt e Ahmetajt
'Të përfshihen paketat e premtuara'

Fasonët, Vasili-Veliajt e Ahmetajt<br />'Të përfshihen paketat e premtuara'
TIRANE - Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, në interpelancë gjatë seancës së sotme në Kuvend, i ka kërkuar Ministrit të Mirëqënies Sociale Erion Veliaj dhe Ministrit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, një sërë paketash në ndihmë të biznesit fason, të cilat nuk janë parashikuar në buxhetin e vitit 2015, ashtu siç u premtua nga qeveria dhe më konkretisht nga Kryeministri Edi Rama

Në fjalën e tij, Vasili kërkoi nga Ministrat Veliaj e Ahmetaj llogari lidhur me  mospërfshirjen e fondit të punësimit për biznesin fason në vlerën prej 5 milionë dollarësh në buxhetin e shtetit për vitin 2015, ashtu siç u premtua nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Madje sipas Vasilit ky fond punësimi për biznesin fason, jo vetëm që nuk është shtuar, por ai është edhe më i vogël se viti i kaluar, nga 2.7 në 2 milionë dollarë parashikuar për vitin 2015.

Në këtë kontekst Vasili kërkoi një reagim të shpejtë të këtyre dy institucioneve për aq kohë sa buxheti i vitit të ardhshëm nuk ka mbërritur në Kuvend. Dhe ky korrigjim, sipas Vasilit duhet të vijë në kuadër të nismës për biznesin fason në Shqipëri, që siç theksoi kreu i grupit parlamentar të LSI, është një angazhim Qeveri-Parlament.

“Janë për tu përshëndetur takimet e shumta të Ministrisë me biznesin fason. Më bëri përshtypje edhe takimet e grupit të LSI me fasonët ku vërejtjet dhe shqetësimet e tyre do të merreshin në konsideratë nga Ministria. Megjithatë një nga çështjet themelore, mbetet punësimi i shqiptarëve. Jashtë kësaj optike iniciativa nuk do ta kishte rëndësinë e duhur. Por nisur nga mësipër përbën shqetësim për mua, ku shpjegimet e biznesit nuk janë ezauruese për mua, sepse kemi pasur një prononcim të qartë të kryeministrit Rama se rritje prej 5% e tatim fitimit në biznesin tuaj do të kontribuojë në vetveten. Gjithashtu ka thënë se do të jenë 5 milionë dollarë që do tu vihen atyre që hapin vende pune. Fati ka sjellë që kemi sot projekt buxhetin në dorë, dhe nga Ministria e Mirëqënies Sociale, nuk ka asgjë të veçantë dhe nga këto shifrat e bëra publike nga kryeministri. Fondi është 2 milionë dollarë, jo vetëm që nuk ka futur fondin prej 5 milionë dollarësh për biznesin fason por është edhe më i vogël se një vit më parë, i cili ishte 2.7 milionë dollarë. Besoj që ditët janë përpara dhe jemi në këtë shkëmbim pikëpamjesh dhe idesh dhe këto gjëra që ose janë harruar, të kenë vëmendjen e duhur, sepse ky nuk është një angazhim i qeverisë, por qeveri-parlament. Këtë fakt as nuk duhet harruar dhe reflektimi duhet të jetë i shpejtë.” theksoi Petrit Vasili

vasili

Vasili: Problem edhe TVSH, është likuiduar vetëm gjysma
Më tej Vasili tha se një tjetër problematikës është edhe ajo e likuidimit të TVSH për biznesin fason, ku sipas shifrave të paraqitura nga kreu i grupit parlametar të LSI, janë gjysma e shumës së parashikuar për tu likuiduar. Për Vasilin këto janë vështirësi të burokratëve të dy ministrive në fjalë, të cilat sipas tij nuk e kanë kuptuar akoma rëndësinë e biznesit fason në Shqipëri

“Problem tjetër është çështja e TVSH. Nga shifrat që unë kam shifrat nuk janë të njëjtat me ato të ministrit. Janë 103 kompani të biznesit fason që kanë aplikuar nga të cilat  70 janë licensuar. Nga  501 milionë janë likuiduar 260 milionë. Pra janë më pak se gjysma. Këtu ka vështirësi burokratike të atyre burokratëve që nuk e kanë kuptuar paketën fason dhe kujtojnë se ne po bëjmë paketa dhe ata të punojnë siç bënin deri dje.” tha Vasili

Vasili: Deklaratat skeptike, të personave që duan të riciklojnë të kaluarën
Në fund kreu i grupit parlamentar të LSI, u shpreh se një tjetër problematikë është edhe ajo e teknologjive, ku sipas tij është rritur volumi por jo baza e tyre. Lidhur me deklaratat skeptike ndaj biznesit fason, Vasili tha se këto janë deklarata të personave që nuk i përkasin mazhorancës aktuale dhe që duan të riciklojnë të kaluarën. Petrit

Vasili tha se biznesin fason në vendin tonë është mesazhi i qartë përtej Shqipërisë, lidhur me reformat që po ndërmerr qeveria shqiptare për të rritur punësimin.

“Një tjetër problem është ai i teknologjive, janë rritur volumi i tyre por jo baza. Kam një koment edhe me një debat të mundësisë së vënies në lëvizje të këtij biznesi, do të doja tu jepja përgjigje këtyre skeptikëve që nuk janë në mazhorancën tonë se biznesin fason është një mesazh i qartë përtej Shqipërisë, për atë që po bëhet në vendin tonë dhe kushdo skeptik kërkon të riciklojë të kaluarën.” përfundoi Vasili

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari

Mat/ I vuri zjarrin tokës, por u dogj dhe vetë! Ndërron jetë në spital i moshuari