'Fast & Furios' në autostradën Tiranë-Durrës, policia pezullon 14 patenta: Mos e trajtoni makinën si avion

TIRANE- Në 14 orët e fundit janë pezulluar patentat e 14 shoferëve të cilët udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës , pasi udhëtonin me shpejtësi tej normave të lejuara.

Në një njoftim policia i bën thirrje shoferëve që të mos e ngasin makinën si të ishte avion dhe rrugën e mjeteve e trajtojnë si pistë.

"Në rrugën interurbane Tiranë-Durrës. Për 4 orë, 14 Patenta të pezulluara.

Vijon kontrolli me Radar nga Policia Rrugore për parandalimin e aksidenteve.

Edhe pse Policia Rrugore ka shtuar kontrollet duke perdorur mjetet speciale Radar e Drager, edhe pse gjatë fundjavave janë ✍ shume drejtues mjetesh për shpejtesi tej normave te lejuara perseri ka drejtues mjetesh që rrugën e trajtojnë si pistë dhe makinën si avion.

145 km/h deri 174 km/h, nxitim që rrezikon jetën.

Destinacioni, shtëpi apo spital?

Mos shpejtoni të dërgoni patentën në banesë por ecni ngadalë që të shkoni ju bashkë me patentën se familja ju pret", njofton policia.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU

VKM e Qeverisë/ Ndryshon emri dhe numri i Këshillit Kombëtar të Territorit, nga 9 bëhet me 11 anëtarë! Shtohen Mbrojtja dhe Shëndetësia, tani do jetë KKTU