TIRANE- Në pritje për tu bërë gjyshe, Fatbardha Lakollari s`do ta kishte menduar kurrë se do t`i duhej tu nënshtrohej studimeve universitare në këtë etapë të jetës. Pas mbarimit të shkollës së mesme mjekësore në vitet `80, ajo punoi si infermiere përreth 30 vjet në qendrën shëndetësore të fshatit Dvoran të rrethit të Korçës. Gjithçka vazhdonte normalisht, derisa në fund të vitit 2010 një lajm po gëlonte në media. Më kërkesë të ministrit të Arsimit të asaj kohe, Myqerem Tafaj, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, u shpall vendimi se të gjithë infermierët me arsim të mesëm dhe me cikël 2 vjeçar do të ishin të detyruar të pajiseshin me diplomë universitare, në të kundërt do të hiqeshin nga puna.
Sipas këtij vendimi, të gjithë infermierët, pavarësisht nga mosha apo eksperienca e punës, duhej të fillonin ciklin 4 vjeçar të studimeve të larta në degën e Infermierisë në sistemin part-time, ndërkohë që vazhdonin rregullisht të ushtronin profesionin e tyre në të njëjtat pozicione pune. Farbardha tregon se nën presionin e kolegëve dhe nën tymnajën që krijoi media asokohe mbi këtë çështje, edhe ajo vendosi të fillonte studimet në sistemin part-time, edhe pse pa dëshirën e saj.
Vendimi
Megjithëse ashtu si ajo dhe të tjerë syresh pohojnë se vendimi për të nisur studimet iu bë i njohur vetëm nga media dhe atyre nuk u është komunikuar zyrtarisht ky fakt, frika e detyroi t`i nënshtrohej këtij cikli studimesh deri sot, në moshën 52 vjeçare. “Isha e detyruar të filloja prapë shkollën, si kolegët e tjerë. Të gjithë kishim frikë se mos na hiqnin nga puna.” – rrëfen Fatbardha. Të njëjtin fat, patën edhe 112 infermierë të tjerë, të cilët tashmë janë drejt përfundimit të studimeve në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Humane në Universitetin e Korçës “Fan.S.Noli”.
Ashtu si Fatbardha, edhe dy infermiere nga qyteti i Përrenjasit janë tashmë në vitin e 4-t të studimeve në Universitetin e Korçës. Dhurata Kukli- 46 vjeçare, me 28 vite punë, ka përfunduar shkollën e mesme mjekësore të mamisë në vitin 1984 në Korçë, ndërsa Mihane Hallidri- 43 vjeçare, me 20 vite punë ka përfunduar shkollën profesionale të infermierisë në vitin 1992 në shkollën e mesme “Jani Minga” në qytetin e Vlorës. Zonjat rrëfejnë se në auditorin e tyre ka zonja dhe zotërinj më të mëdhenj në moshë, 50 dhe 60 vjeçare që megjithëse janë shumë afër daljes në pension, kryejnë studimet e larta.
Tarifat
Pas vitit 2010, të tjerë infermierë që kishin përfunduar vetëm shkollën e mesme mjekësore, nisën studimet e larta pranë Universitetit “Fan Noli”. Sipas sekretares së përgjithshme të degës së Infermierisë në këtë Universitet, znj. Mimoza Oranlli, ndryshe nga një vit më parë, në vitin 2011 numri i studentëve të regjistruar në këtë cikël ishte vetëm 23. Si një nga universitetet me kapacitetin dhe kurrikulat e duhura për ta marrë përsipër këtë kategori studentësh, përveç atyre të Elbasanit, Tiranës, Durrësit, Shkodrës dhe Gjirokastrës, “Fan Noli” ka mbledhur në auditoret e tij studentë nga qytete të ndryshme si Pogradeci, Librazhdi, Erseka, Përmeti, Gramshi dhe Kavaja. Këta studentë duhet të ndjekin studimet çdo fundjavë përgjatë vitit akademik dhe tu nënshtrohen provimeve të vazhdueshme.
Tarifa që duhet të paguajnë ka ndryshuar në zbritje vit pas viti. Në vitin 2010 tarifa ka pasur vlerën e 49.500 lekëve, në vitin 2011 – 45.000 lekë dhe në dy vitet e fundit 42.300 lekë. Në raport me rrogën mujore të infermierit, e cila aktualisht është mesatarisht 29.000 lekë, për shumë prej studentëve të kësaj kategorie, kjo tarifë ka qenë gati e papërballueshme, pasi rroga e infermierit është i vetmi burim të ardhurash për familjet e tyre. Pothuaj të gjithë këta studentë kanë qenë dhe janë kryefamiljarë dhe përveç angazhimit në punë dhe në fakultet, duhet të kujdesen vazhdimisht për familjet e tyre. Vetëm disa muaj para marrjes së diplomës dhe pak vite para daljes në pension, Fatbardha Lakollari shprehet se ende ndihet e pasigurt për pozicionin e saj të punës, edhe pse tashmë plotëson çdo kriter të mundshëm.
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com