
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg pa afat Gramoz Muratajn, Elvis Mulajn dhe Avni Nasufi. Gramoz Murataj, i arrestuar pak ditë më parë është njëri nga pronarët e kompanisë së basteve “ecco bet” në Shqipëri, kompani të cilin ai e ka menaxhuar më vëllanë e tij Besnik Murataj. Emri i Murataj, është publikuar për herë të parë në median shqiptare, pikërisht në “Shqiptarja.com”, atëherë kur ky personazh kishte probleme në gjykatën e Vlorës, pasi ishte arrestuar nga policia e këtij qyteti me qëllim ekstradimin e tij në Itali, ku ishte dënuar në 2004 nga gjykata e Lecces, me 4 vite e 6 muaj burgim për trafik droge. Bazuar në mandat-arrestin italian, Murataj u arrestua nga policia në vendlindjen e tij Vlorë në prill 2013. Si gjykata e shkallës së parë edhe ajo e Apelit në Vlorë e miratuan kërkesën për ekstradim drejt Italisë, por menjëherë pas këtij vendimi, Murataj u arratis nga banesa ku ishte caktuar masa e “arrestit në shtëpi”. Kërkesa për ekstradim e tij në Itali në fund u hodh poshtë nga Gjykata e Lartë në janar 2014, e cila vendosi të prishë të dy vendimet e shkallës së parë dhe të Apelit Vlorë, ku ka refuzuar kërkesën e autoriteteve italiane për dorëzimin e këtij shtetasi në Itali. Që prej kësaj periudhe Gramoz Murataj, ka vijuar të qëndrojë i lirë duke kryer aktivitet në fushën e basteve sportive. Ndërsa Elvis Mulaj është vëllai i Natasha Mulajt, shefes së Këshillit të Posaçëm të Apelimit për vettingun.
Lajmi kryesor:
'Fati i Lojërave'/ Gjykata burg pa afat bosit të basteve dhe vëllait të shefes së KPA-së së Vettingut (Seanca 14 orë-VENDIMI I PLOTE)
/xy/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ndryshe nga biznesi i vogël profesionet e lira do të tatohen, si ju duket?
-
E drejtë
48.9%
-
E gabuar
44.2%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 523
Lajme të tjera
-
Me vazo me kanabis në ballkon, Enca lirohet nga qelia, mbyll gojën në gjykatë! 'Detyrim me paraqitje' për këngëtaren
14 Shtator, 10:40
-
Tiranë/ Filipinezja akuzohet se vodhi 1800 euro familjes së mjekut okulist ku ishte punësuar, zbuloni ku ishin fshehur paratë
7 Shtator, 13:12
-
Kudo që të shkosh, do jesh vajza ime….
24 Gusht, 20:54
-
Shtyhet seanca në Gjykatën e Tiranës për Dritan Goxhajn! Avokati: Kërkojnë ta rrëmbejnë dhe jo ta ekstradojnë
22 Gusht, 12:09
-
Hiqej si zyrtarë i lartë dhe mashtronte biznesmenët duke iu premtuar tendera, Gjykata e Tiranës lë në burg Indrit Aliun
12 Gusht, 11:59
-
E arrestuar për pastrim parash dhe fshehje pasurie, Klosi sërish kërkesë në Gjykatën e Tiranës për ndryshim mase: Jam sëmurë, duhet të kujdesem për fëmijët! Shtyhet seanca
11 Korrik, 12:33
-
Vrasja e biznesmenit Rruzhdi Hoxha, gjykata e Tiranës dënon me 15 vite burg Fredi Rrushin! Nga gjykimi i shkurtuar do vuajë 10 vite
5 Korrik, 15:33
-
Rrahu për vdekje Nikolin Stakën për një vend parkimi në Tiranë, gjykata dënon me 15 vite burg Alban Menerin
26 Qershor, 16:20
-
Shokët e 18 vjeçarit që u përplas për vdekje në Tiranë protestojnë para gjykatës: Të lihet në burg shoferi i makinës! Viktima pa vrasjen e babait nga gjyshi i tij
14 Qershor, 12:29
-
Gjykata e Tiranës jep vendimin, vërtetohet mandati i Veliajt për Bashkinë e Tiranës
12 Qershor, 15:40
-
Siguroi targat për atentatin në lokalin e Fatjon Muratit, Gjykata lë në burg Nikoll Sherrnikun! Dëshmon miku i tij: Më tha që i deshte për Ervis Martinajn
9 Qershor, 10:57
-
Tritol fasonerisë pasi biznesmeni italian nuk pagoi gjobën 100 mijë euro, arrest në burg Edmond Arapit: S'e kam njohur biznesmenin italian
2 Qershor, 14:59