Fati i mjekut që ndihmoi CIA-n të gjente Bin Ladenin
Pakistani ka hedhur poshtë njoftimet se po negocion në rrugë sekrete një marrëveshje për lirimin dhe dorëzimin tek Shtetet e Bashkuara të një mjeku të burgosur, i cili ndihmoi Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA
Pakistan
Pakistani ka hedhur poshtë njoftimet se po negocion në rrugë sekrete një marrëveshje për lirimin dhe dorëzimin tek Shtetet e Bashkuara të një mjeku të burgosur, i cili ndihmoi Agjencinë Qendrore të Zbulimit, CIA, që të zbulojë dhe vrasë shefin e al-Qaidës, Osama bin Laden në vitin 2011.
Mjeku pakistanez Shakil Afridi drejtoi një fushatë për gjoja vaksinimin kundër hepatitit B, për të mbledhur kampione gjenetike të familjes së bin Ladenit.
Mjeku ndihmoi ushtrinë amerikane në gjetjen e kryeterroristit në qytetin Abbottabad, në thellësi të Pakistanit. Ditë më pas, Afridi u arrestua pas përhapjes së lajmit mbi rolin e tij në ndëhyrjen e trupave speciale amerikane, të cilën Islamabadi e quajti si shkelje të sovranitetit. Mjeku u nxor në gjyq me shpejtësi dhe u dënua me 23 vjet burg për financim të terroristëve në distriktin e tij fisnor në kufi me Afganistanin.
Zyrtarët amerikanë e vlerësuan mjekun si hero për ndihmën për të sjellë para drejtësisë njeriun që qëndronte pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Burgimi i Arifidit ka qënë ndër problemet e tensionit me Amerikës dhe Pakistanit.
“Asnjë marrëveshje nuk po negociohet”, u shpreh në një konferencë shtypi zëdhënësi i Ministrisë së Jatshme, Mohammad Faisal.
Zyrtarët amerikanë thonë se akuzat ndaj mjekut ishin përshtatur për ta dënuar atë për rolin në bastisjen e suksesshme që eleminoi shumë të kërkuarin shef të al-Qaidës. Uashingtoni ka kërkuar prej kohësh lirimin e tij.
Zëdhënësi Faisal tha se në takimet e fundit mes zyrtarëve amerikanë dhe pakistanezë, çështja e mjekut Arifidi nuk ishte prekur, dhe as që ka patur ndonjë propozim të Pakistanit për dorëzimin e tij tek ndonjë vend tjetër.
“Në emër të Ministrisë së Jashtëme, mund t’ju siguroj se ai nuk po u dorëzohet amerikanëve”, u shpreh ai. VOA
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2271
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Presidenca e Trump, emërimet e drejtuesve të agjencive të sigurisë dhe zbulimit
15 Nëntor 2024, 18:03
-
Nominimet e presidentit Trump për pozitat kyçe, pozitive për Kosovën
14 Nëntor 2024, 22:15
-
SHBA, zbulohet spiuni që ia dha Iranit planet sekrete të Izraelit! Ishte agjenti i CIA-s dhe jo konsulenti i Pentagonit
14 Nëntor 2024, 11:27
-
Trump e zgjodhi në krye të CIA-s, mediat serbe publikojnë foton e Ratcliffe teksa bën shqiponjën me duar: Skandal
13 Nëntor 2024, 23:06
-
Pakistan/ Sulm terrorist në stacionin e trenit, kamikazi vret 24 persona, 40 të plagosur! Ushtria e Balochistanit e merr përsipër, ja momenti i shpërthimit (VIDEO)
9 Nëntor 2024, 08:05
-
Shpërndau sekrete shtetërore, Kina dënon me vdekje zyrtarin
7 Nëntor 2024, 16:48
-
Marinsi i 'Navy SEAL-s' që tha se vrau Bin Ladenin: Ja pse më dërguan me mision në Shqipëri në vitin 1998, Al Qaeda po planifikonte sulm (VIDEO)
28 Tetor 2024, 10:06
-
Shqiptari i CIA-s, loja me shërbimet sekrete. Kush ishte THROWOFF 3? Esencë-Report Tv
12 Tetor 2024, 09:45
-
Shefi i CIA-s ngre alarmin: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme
8 Tetor 2024, 13:07
-
Edison Ypi: Amerika ime
6 Tetor 2024, 16:15
-
CIA zgjeron rekrutimet online, kërkon informatorë në Kinë, Iran e në Korenë e Veriut
2 Tetor 2024, 21:10
-
Erdhi për turizëm, Shqipëria rrezikon të ekstradojë pakistanezin e dënuar me vdekje (EMRI)
19 Shtator 2024, 15:19