Fati i qeverisë Conte në duart e Dhomës së deputetëve dhe Senatit (VIDEO)

Kjo do të jetë edhe java e Giuseppe Conte, pas krizës qeveritare të Matteo Renzi, me dorëheqjen e dy ministrave të Italia Viva. Kryeministri synon të sigurojë besimin parlamentit, në një kohë që vendi po përballet me një valë të dytë të infeksioneve me COVID-19.

Conte gjatë ditës së sotme do të jetë para Dhomës së deputetëve dhe këtu gjithçka duhet të shkojë normalisht. Pastaj të martën është radha e Senatit dhe aty është edhe vendi ku priten ndërlikime. Conte po kërkon mbështetjen e një grupi të ri të cilët mund të zënën vendin e Renzianëve në shumicë, deri në fund të legjislaturës. Por UDC tha jo dhe arritja e shumicës së nevojshme 161 duket ende shumë larg.

Skenarët e mundshëm, përveç një mazhorancë absolute të papritur të arritur në minutën e fundit, janë dorëheqja e Kryeministrit aktual dhe më pas presidenti ti japë atij një mundësi të re për të krijuar një kabinet të ri.

Megjithatë, Presidenti i Republikës mund të hapë konsultime me grupet kryesore parlamentare, për formimin e një ekzekutivi të ri, të kryesuar nga një Kryeministër tjetër. Në këtë rast, nuk përjashtohet mundësia e një qeverie të re të unitetit kombëtar ose teknik. Emri i Mario Draghi, ish-numri 1 të Bankës Qendrore Evropiane, do të dukej se ishte më i përshtatshmi për të drejtuar Palazzo Chigi.

Gjithashtu ekziston mundësia e një riorganizimi të ekzekutivit, ku të gjitha palët mund të tërhiqen nga qëndrimet aktuale dhe arritjen e një pajtimi midis Renzit dhe Conte, i cili duket i pamundur deri më sot. Dhe skenari i fundit - ai që është më i frikshmi në mes të një krize shëndetësore të paparë, por që opozitës i pëlqen aq shumë – është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në qershor.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:14
Kriza qeveritare italiane: Diskutohet në Dhomën e Deputetëve (VIDEO)

Kanë filluar diskutimet në Dhomën e Deputetëve, ku kryeministri Giuseppe Conte u bëri thirrje edhe njëherë përfaqësuesve për të mbështetur qeverinë e tij.

"Në fillim të kësaj përvoje qeveritare në vitin 2019, unë kisha një projekt të qartë politik për vendin.  Që nga fillimi kam punuar shumë për të krijuar perspektivën e një modeli të gjerë dhe të guximshëm reformues . Në këto muaj dramatikë" të pandemisë Covid " kjo shumicë ka treguar përgjegjësi të madhe, duke arritur konvergjencën e pikëpamjeve, përcaktimin e veprimit edhe në momentet më të vështira".

Në fjalën e tij kryeministri theksoi se vendi është përballur me një nga krizat më të vështira deri më sot, të shkaktuar nga pandemia.

"A kemi bërë gjithmonë zgjedhje të mira? Të gjithë do të shprehin vlerësimet e tyre. Nga ana ime - mund të them se qeveria ka punuar me kujdesin dhe vëmendjen më të madhe për të ruajtur ekuilibrat delikatë, përfshirë ato kushtetuese,” tha Conte.

Në fjalën e tij ai kritikoi edhe ministrat të cilët dhanë dorëheqjen, duke theksuar edhe njëherë se të gjitha energjitë e qytetarëve duhen fokusuar tek zgjedhja e krizës në vend dhe tek qytetarët.

Conte theksoi se është koha për të ndërtuar një qeveri të hapur për të gjithë ata që kujdesen për fatin e Italisë , përfundoi Conte fjalimin e tij në Dhomë.  Pas Conte do të flasin edhe 26 deputetë të tjerë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan