Fati i titullit të kampionatit 
luhet në aksin Korçë-Laç

Fati i titullit të kampionatit <br />luhet në aksin Korçë-Laç
Sot do të zhvillohen 3 ndeshje të javës së 30 të Kategorisë Superiore. Elbasani pret Teutën në një sfidë thuajse të pamotivuar, pasi shanset për mbijetesë janë shuar, fakt i pranuar edhe nga drejtuesit dhe lojtarët verdheblutë, që kanë filluar të mendojnë për edicionin e ri në Kategorinë e Parë. Ndërsa Teuta mes shumë problemeve ia ka dalë që të mbijetojë. Vllaznia udhëton për në Tiranë. Bardheblutë janë të uritur për t’u rikthyer te fitorja pas barazimit me Laçin në Kupën e Shqipërisë. Pasi siguroi mbijetesën, trajneri Zmijani i Shkodrës u ka dhënë shumë hapësirë lojtarëve të rinj për të formuar boshtin e ekipit për edicionin tjetër, pasi shanset për pjesëmarrjen në Kupat e Europës janë zero. Apoloninë e pret një ndeshje e vështirë në Vlorë përballë Flamurtarit, që duhet të fitojë me cdo kusht, pasi ka pësuar 6 humbje radhazi. Presioni mbi kuqezinjtë është shumë i madh.

Nesër
Të hënën do të zhvillohen dy ndeshjet e mbetura të Kategorisë Superiore. S#xdcbf; da kryesore do të zhvillohet në Korçë në 18:00, aty ku me shumë shanse do të përcaktohet edhe fati i njërit prej ekipeve për titullin kampion. Humbja është e ndaluar si për Skënderbeun dhe Partizanin, pasi nëse gabojnë rrezikojnë që të dalin jashtë garës për titullin. Megjithatë trajneri i të kuqve, Duro shprehet se edhe nëse Partizani humbet nuk del nga gara për titullin, pavarësisht se udhëton për të marrë pikët ë plota. 

“Kampionati ka hyrë në një fazë ku çdo përballje vendos titullin kampion.Lojtarët gëzojnë një gjendje të mire fizike diçka premtuese në këtë fund sezoni. Jemi optimist në prag të kësaj sfide, por gjithçka vendoset në fushën e lojës. Është një përballje e cila sigurisht pranon të tre rezultatet, edhe pse në këtë transfertë shkojmë me synimin për rezultat pozitiv. Kam shumë besim te skuadra ime dhe jam i bindur që në këtë përballje do marrim maksimumin. Mos harrojmë që në përballjet e tjera me Skënderbeun humbjet nuk kanë qënë reale dhe të drejta duke ndikuar shume faktorë. Ndeshjet direkte përcaktohen nga episode, duke parë edhe nivelin e skuadrave që eshtë pothuajse i njëjtë. Tifozeria e Partizanit është ajo që i ka dhënë gjithë bukurinë përballjeve tona dhe mbështetja më e madhe për ne, që sigurisht e pres edhe në transfertën e Korçës. Askush nuk Mundet t’i privojë të drejtën për ta ndjekur ekipin e zemrës. Partizani është ekipi i cili i ka dhënë tonin këti kampionati” deklaroi ai para ndeshjes. 

Në krahun tjetër edhe tekniku i kampionëve, Josa vlerëson kundërshtarin, por shprehet se Skënderbeu si rezultat të vetëm synon fitoren. Ndeshja tjetër që do
të zhvillohet nesër në 15:00 është Laçi- Kukësi. Bardhezinjtë janë kthyer të ‘mace të zezë’ dhe këtë herë pritet që të befasojnë nënkampionët e Shqipërisë.




Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë

Indeksimi i pensioneve, të moshuarit për Report TV: Nuk është mjaftueshëm, s’na lehtëson! Ekspertja: Të ishte bërë që në pranverë