Fati i PD në gjyq, Berisha-Meta në protestë: Rama kërkon të na marrë vulën, revolucioni vazhdon! Vetëm 60 minuta tubim, pak protestues

Një orë pasi në Gjykatën e Apelit përplasen ‘diskutimet’ e fundit për të vendosur përfundimisht fatin e Partisë Demokratike disa qindra metra më tej Sali Berisha kishte thirrur fazën tjetër të revolucionit. Ishte kujdesur disa herë që ta nënvizonte se kjo protestë kishte vetëm lidhje me Ramën dhe jo me vendimin e gjykatës por vëmendje sigurisht ishte tek vendimi që pritet prej më shumë se një viti tashmë.

Berisha dhe Meta, me të parin më të kujdesshëm,  në fjalimet e tyre e kujtuan se janë mbledhur në Bulevard edhe për këtë arsye. Dy liderët e opozitës thanë se Ramës nuk i mjafton Partisë Socialiste por tani kërkon të marrë edhe vulën e Partisë Demokratike.

“Është tronditur në themel siguria juridike, parim themelor i Kushtetutës sonë. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton që zaptoi Partisë Socialiste, me disa njerëz që janë kthyer në kartonë, dhe tani kërkon të marrë edhe vulën e Partisë Demokratike. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karaktiriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafiozet”, tha Meta.

“Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve. Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni. Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria! Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve”, u shpreh ish-Kryeministri Berisha.

Dy të fundit që e morën fjalën në rreth 60 minutat e tubimit të opozitës ishin pikërisht Meta dhe Berisha. Kryetari i Partisë së Lirisë e ka krahasuar Shqipërinë me me regjimin e Bjellorusisë, i cili aktualisht është duke mbështetur haptazi Rusinë.

“Regjimi më i urryer në kontinent. Më i korruptuar në kontinent, lider vetëm për shpopullimin e vendit që ja ka kaluar edhe Bjellorusisë të Lukashenkos. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta dhe zgjedhje. Regjim i tmerruar nga vota e lirë, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë.”- thotë Meta.

Ndërkohë që ish-Kryeministri, Sali Berisha e ka konsideruar protestën e tij, një revolucion të pamposhtur. Ai është shprehur se do e ndalë Ramën që të largojë shqiptaret

“Keni ardhur në protestën e revolucionit demokratik paqësor, në një protestë me të cilën, ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, qeverisë antishqiptare me në krye Ramën”, tha Berisha.

Grumbullimi i simpatizantëve nisi në oborrin e PD, aty ku u vunë re makinat luksoze të përfaqësuesve opozitarë dhe nga ku u nis edhe parulla e protestë, e shkruar në anglisht dhe që përkthehej 'Boll është boll'.

Report TV ka shoqëruar me pamje me dron të gjithë protestën prej nisjes së saj.  Ndryshe nga protestat e para kuvendit, në bulevard u shfaqën edhe dy manekinë nën imazhin e Edi Ramës dhe McGonigal të veshur si të burgosur dhe një banderolë me personazh Luzin e Big Brother.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:44
Laçjani me kalin me flokë blu në protestën e Berishës: I kërkoj Arbana Osmanit të futem në Big Brother

1677854741_Screenshot1.jpg

Shan Lugja vjen nga Laçi në Tiranë me kalë për të marrë pjesë në protestën kombëtare të opozitës.

Në një intervistë për “Shqipëria live”, ai tregon se udhëton për gjashtë orë më kalin, që e quan Zoga.

“Kam zgjedhur kalin, sepse kali është simbol. E ka pasur heroi ynë Skënderbeu, e ka pasur Isa Boletini. Nisem në katër të mëngjesit dhe mbërrij në Tiranë në dhjetë”.

Shani thotë se Kurbini ku ai jeton, është shumë i varfër dhe banorët përballet me vështirësi të shumta ekonomike. Ndaj ai proteston, ndërsa në tubim shkon bashkë me kalin, të cilin ia ka lyer flokët ngjyrë blu, si ngjyra e PD-së.

Në intervistën me gazetaren e “Shqipëria live”, Shani ka një thirrje për disa personazhe të ekranit.

“I bëj thirrje Arbana Osmanit, kam dëshirë për në Big Brother… i bëj thirrje Luziit të vijë në PD, Duma të më marrë në emision se më pëlqen politika”.

Ora 14:29
FOTO/ Pak protestues në tubimin e Berishës, Agron Shehaj përdor pamjet e protestës së Bashës

1677850252_187657131090988363508294993290993363061237n1.jpg

Deputeti i Rithemelimit, Agron Shehaj ka ndarë një foto nga protestat e Bashës pak orë para nisjes së protestës. Ai thotë se protestat janë i vetmi mjet për të sjellë demokracinë në vend.

“Në një vend ku Kryeministri është mbi ligjin dhe shteti ligjor ka marrë fund, protestat janë i vetmi mjet për të tregur që jemi të lirë dhe të vendosur të luftojmë për demokracinë në Shqipëri.”- thotë Shehaj.

Ora 14:25
Tedi Blushi: Protestat dhe rezistencat e qytetarëve nuk do ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës

Pas mbylljes së protestës së thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka publikuar një foto me protestuesit të cilën e ka shoqëruar me mbishkrimin ku thotë se protestat nuk do ndalen deri në largimin përfundimtar të Ramës.

“Protestat dhe rezistenca e qytetarëve nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës! Çdo ditë edhe më të vendosur në betejën tonë në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, të Kushtetutës, pluralizmit dhe demokracisë! Së bashku deri në triumfin e plotë të Ndryshimit të Madh që shqiptarët duan dhe meritojnë”- shkruan Blushi.

Ora 14:15
Kush ishin deputetët e opozitës të pranishëm që mbështetën protestën e Berishës

1677849364_mediii.JPG

Përveç deputetëve që e mbështesin Berishën, të pranishëm në protestë ishin edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji, kreu Partisë Republikane Fatmir Mediu, ish deputeti Myslim Murrizi dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ora 14:00
Audio-përgjimi për '21 janarin', Berisha: Mashtrim! Ishte falsitet, është vepër e Ardi Veliut

 

Audio-përgjimin për 21 Janarin, Sali Berisha e ka cilësuar falsitet dhe mashtrim.

“Edi Rama duhet të ishte në burg për 21 janarin. Nëse ne shpallim një audio përgjim pa zë, është mashtrim. Ishte totalisht falsitet dhe kjo qe arsyeja. Është një vepër e Ardi Veliut”, tha Berisha.

Ora 13:49
Protestuesit gjuajnë efektivin me manekinin simbol të Ramës dhe McGonigal, tentojnë t'i vënë flakën

 

Pas fjalës së Berishës dhe protestës së tij 1 orëshe, protestuesit e Berishës kanë hedhur manekinin  simbol para efektivëve të policisë që kishin përgatitur për Ramën dhe McGonigal dhe më pas i kanë vënë flakën.

Ora 13:46
Pas 1 ore protestë, largohet Berisha me makinë! Nis shpërndarja e protestuesve

 

Pas 1 ore protestë, Sali Berisha është larguar me makinë nga bulevardi. Me largimin e tij, nisi edhe shpërndarja e protestuesve.

Ora 13:44
Berisha: Bashkohuni që të bëjmë mrekulli dhe të fitojmë ne

 

Ish kryeministri, Sali Berisha u ka bërë thirrje të rinjve të bashkohen në mënyrë që opozita të fitojë.

“Shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje të rinjve, bashkohuni me këtë revolucion. Idealet e të rinjve, guximi dhe energjia e tyre, i bën të pathyeshëm para asgjëje, të triumfojnë mbi çdo gjë. Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj. Bashkohuni me këtë revolucion, idealet tuaja nuk janë vjedhja dhe as shkretimi i Shqipërisë. Bashkohuni me ne, ta shpëtojmë Shqipërinë.

Bashkohuni me ne të hedhim këtë kalbësirë që po rrënon, qenien, vendin dhe kombin tonë. Koha, është e misionarëve. Historia na mëson që sa herë që shqiptarët janë bashkuar kanë bërë mrekullitë e tyre. Le të bëjmë dhe ne mrekullinë tonë, të shndërrojmë vitin 2023 në vitin e mrekullisë shqiptare.”- tha Berisha.

Ora 13:37
Mbajti rreth 20 minuta fjalën në podium, Berisha laget nga shiu! Asnjë bodigard nuk i afrohet me çadër

 

Sali Berisha duket se nuk e kishte parashikuar përkeqësimin e motit.

Reshjet e shiut kanë nisur teksa Berisha mban fjalimin në podiumin e ngritur nga PD para kryeministrisë në protestën e thirrur sot.

Asnjë prej bodigardëve që e shoqëron nuk i është afruar që t’i mbajë çadrën në mënyrë që të mos laget.

Ora 13:35
Berisha: Rama do të vjedhë të ardhmen tonë, do të asgjësojë PD e të na përjashtojë nga zgjedhjet

 

Sali Berisha i ka dhënë mesazhin e tij Edi Ramës duke thënë se po tenton ta përjashtojë nga zgjedhjet me anë të asgjësimit të PD. Ky koment i Berishës vjen pak pasi Apeli u tërhoq për vendim pas ankimimit të grupit të Alibeajt për deligjimimin e Kuvendit të 11 dhjetorit.

“Nuk është vjedhja e parave problemi më i madh i këtij hajduti të papërmbajtur. Vjedhja e të ardhmes tonë është akti i tij më makabër. Në 8 vite, 35 përqind e shqiptarëve u larguan nga Shqipëria. Në 8 vite, secili prej nesh kemi humbur një të tretën e të dashurve tanë në dhera të tjera. Me këto ritme, Shqipëria shkon drejt shuarjes dhe zhdukjes. Dhe ky mendon se do jetojë diku në Karaibe apo në ishujt e nxehtë të Oqeanit Indian.Ne jemi këtu për t’i thënë: Edi Rama, sot ke para, ke banka, ke çdo gjë. Por me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtyre qytetarëve.
Me asgjë nuk mund të mposhtësh idealet e këtij revolucioni.

Sot, pasi asgjësoi PS-në, i hoqi të drejtat, votën dhe çdo gjë. E uzurpoi me sektin antishqiptar të Rilindjes, ai kërkon të asgjësojë PD-në. Mendon dhe beson se do na përjashtojë nga zgjedhjet. Edi Rama, ne do të përjashtojmë nga Shqipëria! Ne jemi këtu sa është toka. Revolucioni ka misionin e madh të demokracisë, lirisë dhe shpëtimit të shqiptarëve. Ndaj, shfrytëzoj rastin t’i bëj thirrje çdo të riu: bashkohuni me këtë revolucion. Revolucionet i bëjnë të rinjtë, idealet e të rinjve, guximi i të rinjve, i bën ata të pathyeshëm para asgjëje. Luftoni për veten, për të ardhmen tuaj, për vendin tuaj”, tha Berisha.

Ora 13:28
Berisha: Rama është armik i qenies sonë, ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë

 

Ish kryeministri, Sali Berisha e ka konsideruar protestën e tij, në revolucion të pamposhtur. Ai është shprehur se do e ndalë Ramën që të largojë shqiptaret

“Keni ardhur në protestën e revolucionit demokratik paqësor, në një protestë me të cilën, ne jemi të vendosur t’i shkurtojmë orët dhe ditët, qeverisë antishqiptare me në krye Ramën.

Faktohet para shqiptarëve, Shqipërisë dhe Evropës si pushtues i këtij vendi. Rama është armik i qenies suaj, është plaçkitësi më i madh në historinë  e vendit. Vite më parë, flakte si leckë flamurin amerikan, pak vite më parë rekrutonte sikur ishte siamez me Lukashenkon. Një vit më parë zhduku nga faqja e dheut, flamurin e NATO-s. Shqipëria e etërve të tij barbar, është modeli i tij. Në 8 vite shqiptarët u pakësuan me 1 mln banorë. Me këto ritme ai synon që pas 6 vitesh të ketë ndërtesa bosh, çerdhe trafikantësh, por jo shqiptarë të vërtetë. Jemi këtu për t’i thënë se ky revolucion nuk mposhtet nga asgjë.”- tha Berisha.

Ora 13:20
Ilir Meta nxjerr bllof Berishën: Jemi këtu se Rama kërkon të marrë vulën e PD

 

Edhe pse deri tani ishte deklaruar që protesta nuk kishte lidhje me gjyqin për fatin e Partisë Demokratike, Ilir Meta e ka thënë hapur se janë mbledhur për shkak se Rama sipas tij kërkon të marrë vulën e PD.

“Është tronditur në themel siguria juridike, parim thelemor i Kushtetutës sonë. Jemi këtu se këti të marri nuk i mjafton që zaptoi Partisë Socialite, me disa njerëz që janë kthyer në kartonë, dhe tani kërkon të marrë edhe vulën e Partisë Demokratike. Ky njeri me probleme të mëdha mendore, karaktiriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafiozet”, tha Meta.

“Pse i duhet të asgjësojë PD dhe cdo zë kritik opozitar? I duhet të vjedhë Akoma më shumë e të mos japë llogari. Jo vetëm kaq por të fyejë qytetarët, ndaj të vijojmë rrugën tonë protesta dhe zgjedhje. Jam i sigurt që me 14 maj do jemi këtu për të festuar fitoren e Belind Këllicin, Igli Carës dhe Luciano Bocit”, vijoi Meta.

Ora 13:19
Meta në protestë: Jemi në regjimin më të urryer në kontinent dhe të tmerruar nga vota e lirë

 

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur nga protesta ku e ka krahasuar vendin tonë me regjimin e Bjellorusisë, i cili aktualisht është duke mbështetur haptazi Rusinë.

“Regjimi më i urryer në kontinent. Më i korruptuar në kontinent, lider vetëm për shpopullimin e vendit që ja ka kaluar edhe Bjellorusisë të Lukashenkos. Jemi sot këtu në vazhdim të angazhimit tonë të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta dhe zgjedhje. Regjim i tmerruar nga vota e lirë, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë.”- thotë Meta

Fjala e plotë e Metës
Të dashur motra dhe vëllezër, zonja dhe zotërinj, qytetare dhe qytetarë që keni sfiduar edhe shiun edhe motin por mbi të gjitha regjimin më të urryer në continent përsa i takon të drejtave dhe lirive të qytetarëve. Regjimin më të korruptuar në continent, regjimin që është lider vetëm për shpopullimin e vendit, që ja ka kaluar edhe Bjellorusisë së Lukashenkos përsa i takon mungesës së investimeve për kapitalin njerëzor, për inovacionin, për shkencën, për stat upet e sidomos për mundësitë që duhet t’i ofrojë të rinjve.  Jemi sot këtu, në vazhdim të angazhimit të pathyeshëm për ta rrëzuar këtë regjim me protesta dhe me zgjedhje, me zgjedhje dhe me protesta. Një regjim i tmerruar nga vota e lirë, një i marrë i tmerruar nga fjala e lirë, i tmerruar nga firmat që ka hedhur fët e fët, për të plaçkitur miliarda euro. Për të shkatërruar në mënyrë të paligjshme me IKMT e tij si një kamzhik politik mbi gjysmën e vendimeve që ai institucion kriminal ka marrë vetëm për llogari të Rilindjes në dëm të interesit public dhe në dëm të pronave të ligjshme të qytetarëve shqiptarë.

Jemi këtu sepse është tronditur në themel, siguria juridike parim themelor i Kushtetutës sonë. Jemi këtu se këtij të marri nuk i mjafton që uzurpoi Partinë Socialiste që e shndërroi në një bandë plaçkitëse me deputetë të cilët janë vetëm kartona dhe nuk kanë asnjë bindje politike. Nuk kanë asnjë kujtesë përsa i takon të kaluarës. Nuk kanë asnjë shqetësim përsa i takon të këtij vendi e sidomos edhe të vetë fëmijëve të tyre.  Dhe tani kërkon të marrë edhe vulën e Partisë Demokratike. Ky njeri me probleme të mëdhaja mendore, karakteriale, politike po e po, sot është në panikun e presioneve nga më mafiozet që ushtrohen nga të gjitha ata mbështetjen e të cilëve kërkoi për të kapur shtetin dhe për të rrëzuar kollonat e pluralizmit demokratik e të ndarjes dhe balancimit të pushteteve.

Por sot ai është më i mjerë se anjëherë tjetër për arsye se nuk ka më asnjë justifikim, se kush ja ka fajin për këtë shkatërrim që i bëri shtetit, për këtë shkatërrim që i bëri shoqërisë sonë, për këtë shkatërrim që i bëri shumë familjeve shqiptare, me plagët më të rënda sociale.  Për këtë përkeqësim të frikshëm të familjes shqiptare ku dihet qartë se falë kapjes së shtetit dhe korrupsionit të këtij, sot shqiptarët i kanë pagat sa 40-50% në Kosovë apo në vende të tjera të rajonit.

E pra, pse i duhet këtij të asgjësojë pluralizmin politik, të asgjësojë Partinë Demokratike dhe çdo zë kritik opozitar, i duhet që të vjedhë akoma më shumë e të mos japë llogari dhe jo vetëm kaq por edhe ti fyejë qytetarët e këtij vendi. Ndaj të gjithë së bashku të vazhdojmë në rrugën tonë, protesta dhe zgjedhje, zgjedhje dhe protesta dhe jam i sigurt që në 14 maj do të jemi të gjithë këtu për të festuar fitoren e Belind Këlliçit, do të jemi në Durrës për të festuar fitoren e Igli Carës, në Elbasan të Luciano Boçit dhe kudo.

Ora 13:13
VIDEO/ Anëtarja e FRPD pësoi gjendje të fikëti teksa mbante fjalën në podium, e ndihmojnë të largohet dhe njoftojnë ambulancën

Teksa po mbante fjalën në podiumin e ngritur para kryeministrisë për protestën e Sali Berishës, anëtarja e FRPD Klea Vukaj nuk është ndjerë mirë.

Ajo duket se ka pësuar gjendje të fikëti ndërsa e kanë larguar menjëherë nga podiumi dhe kanë njoftuar ambulancën që mbërriti t’i japë ndihmën e parë.

1677845558_finalprojekt.00395018.Still017.jpg

Ora 13:02
3 marsi i Berishës, Noka: S’ka Soros që të bën derman, të ka nën hetim FBI! Je antiamerikan

 

Deputeti i Rithemelimit, Flamur Noka ka folur nga protesta e Berishës ku sipas tij, aktualisht Rama është në rrezik pasi e ka nën hetim FBI.

“Kjo protestë sot kulmon me qëndrimin tuaj të palëkundur kundër rikthimit të komunizmit. Kundër një regjimi enversit. Rama ju ka çuar në shtëpi shqiptarëve 200 hajdutë që për ideologji kanë krimin dhe vjedhjen. Enver Hoxha po përpiqet ta vrasë partinë demokratike në gjykatë. Ky njeri i ka plotësuar kuadrin e hagës për krime kundër njerëzimit. Është rrezik ndaj shqiptarëve. Rama ka futur kudo dorën e tij të hajdutit për të vjedhur. Ai dhe banda e tij sot po vjedhin edhe të ardhmen e tyre. Ç’është ky njeri, përveçse një trashëgimtar i krimit. Qeveria e tij sot është shndërruar në funeral kombëtar. Po ushtron ndaj shqiptarëve gjenocid ashtu si kurrë më parë ndaj popullit shqiptar. Ky njeri, e ka çuar nivelin e narkoshtetit deri aty sa Escobari do dukej një çunak para tij. Kostumi i tij i preferuar ka në xhep ryshfetin, drogën... Rama urren demokratët por ne jemi këtu në shesh të burrave dhe jo pas dritareve. Jemi këtu t’i themi këtij korruptuesi dhe kujtdo tjetër që s’ka gjykatë në botë që po shkel kundrejt njerëzve të lirë. Tani nuk ka Soros që të bën derman, të ka nën hetim FBI.”- thotë Noka.   

Ora 13:01
VIDEOLAJM/ Berisha thërret protestë, i çojnë ‘Luizin’ me banderolë: Kryeministri i ardhshëm

 

Sali Berisha ka thirrur protestë ndërsa duket se mbi numrin e simpatizantëve valëvitet një banderolë me imazhin e këngëtarit Luiz Ejlli që ka fituar shumë vëmendje nga qëndrimi në Big Brother.

Banderolën e ka shoqëruar me shkrimin: “Luizi, kryeministri i ardhshëm’

1677844649_85a16e86d26d46d296b3b823fc8d3be8.jpg

Ora 12:52
Report TV sjell pamjet me dron, ja sa qytetarë u mblodhën në Bulevard në momentin që mbërriti Berisha

 

Report Tv ka siguruar pamjet me dron që tregon se sa mbështetës janë mbledhur në Bulevard në momentin që ka mbërritur Sali Berisha, i cili ka thirrur protestë para kryeministrisë.

Ora 12:52
Nga Salianji tek Dule, deputetët e opozitës të pranishëm në protestën e thirrur nga Berisha

 

Përveç deputetëve që kanë dalë hapur në mbështetje të Berishës, edhe deputeti i PD-së Ervin Salianji, deputeti, Fatmir Mediu, ish deputeti Myslim Murrizi dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule janë të pranishëm në protestën që po mbahet ditën e sotme përpara kryeministrisë.

Kujtojmë se së fundmi Berisha ka firmosur një marrëveshje me PBDNJ për kandidatë të përbashkët të opozitës në bashkitë Himarë, Dropull dhe Finiq të cilët dalin nga rradhët e partisë së Dules.

Ora 12:40
Meta i bashkohet protestës së Berishës: S'ka asnjë skenar që ndalon opozitën e bashkuar! Mesazhi për Ramën: Dorëhiqu, mos përdor imunitet diplomatik

 

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po i bashkohet protestës së thirrur nga Sali Berisha dhe thotë me bindje se do arrijnë ta rrëzojnë Ramën. Sa i përket zgjedhjeve të 14 majit, Meta thotë se asgjë s’do e ndalë opozitën e bashkuar dhe i fton të gjithë ata që duan të largojnë Ramën që t’i bashkohet.

“Mbrojtje deri në fund të demokracisë, të shtetit të drejtë. Misioni do të mbushet. Çështjet më ekzistenciale të demokracisë, të drejtave, të qytetarëve dhe për çështjen në gjykatë ka folur gjyqtari prej gati një viti.

Nuk kam asnjë  thirrje veçse për qytetarët që të ndërgjegjësohen se kjo qeveri bandë do të shkallmojë themelet e kushtetutës. Kjo është e gjithë sfida. Rama duhet të ishte dorëhequr në kohë, s’duhet të përdorë pozitën shtetërore për imunitet diplomatik. Ka shkelur kushtetutën. Nuk ka asnjë skenar që ndalon opozitën e bashkuar të fitojë zgjedhjet e 14 majit.

Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike janë më të bashkuar se kurrë dhe i ftojmë të gjithë ata që duan të rrëzojnë regjimin që të na bashkohen për të larguar këtë bandë nga pushteti.

Vëmendja ime është në Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Figurat e integritetit të lartë për t’i shërbyer qytetarëve edhe të promovojnë nivelin e bashkëpunimit dhe jo të arrogancës”, tha Meta.

Ora 12:28
Protesta e Berishës, Report Tv sjell pamjet me dron! Ja sa protestues i janë bashkuar tubimit

 

Report Tv ka sjellë pamjet me dron nga protesta e Berishës. Në tubim janë bashkuar disa qytetarë. 

Ora 12:27
FOTOGALERIA/ 'Edi Rama dhe McGonigal të veshur si të burgosur'... të gjitha momentet pikante në protestën e Berishës

 

Simpatizantët janë kujdesur që në protestën e sotme të marrin dy manekinë që duken si të burgosur dhe njërit i kanë vënë fotografinë e Edi Ramës dhe tjetrit Charles McGonigal. 

Po ashtu, kishte edhe të moshuar që përmes veshjes së tyre jepnin mesazhe. Një burrë kishte shkruar “Dua Europë”, “Rama na varfërove”, “Qeveri hajdute”. Edhe këtë herë, nuk munguan pankartat që sulmojnë Edi Ramën në gjuhën angleze.

“Albania, one party state (Shqipëria, shtet një partiak)”. “1 milion Albanian left. What is Rama doing here? (1 milion shqiptarë të larguar. Cfarë po bën Rama këtu?)”

Ora 12:26
I rrethuar nga truprojat, Berisha niset drejt kryeministrisë! Pranë tij qëndrojnë vetëm Noka dhe Boçi

 

Ish kryeministri, Sali Berisha i rrethuar nga truprojat e tij ka dalë nga selia blu dhe është nisur drejt kryeministrisë ku do të mbajë fjalimin e tij para qytetarëve të mbledhur. 

Ora 12:15
FOTOLAJM/ 'Mjaft është mjaft', me banderolën gjigande në duar, të rinjtë e FRPD-së marshojnë drejt kryeministrisë

‘Mjaft është mjaft’! Kjo është banderola që të rinjtë e Partisë Demokratike mbajnë në duar teksa marshojnë drejt kryeministrisë ku do të nisë edhe protesta e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ora 12:14
FOTO /Forca të shumta policie në Kuvend, gati edhe autoblindi për shpërndarjen e turmave

 

Forca të shumta policie janë para Parlamentit, ku mund të lëvizë turma e simpatizantëve të Sali Berishës. Aty ka shumë efektivë policie ndërsa në oborrin e Kuvendit është edhe autoblindi për shpërndarjen e turmave në rast trazirash.

Ora 12:11
Report Tv sjell pamjet me dron, ja sa qytetarë i janë përgjigjur thirrjes së Berishës për të protestuar

 

Report Tv sjell pamjet me dron të protestuesve që i janë përgjigjur thirrjes së Sali Berishës për të protestuar para kryeministrisë. Në pamje duket se janë të paktë në numër.

Ora 12:09
VIDEO/ Të rinjtë e FRPD-së nisen nga selia 'blu' drejt godinës së kryeministrisë

 

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, janë nisur nga selia ‘blu’ drejt kryeministrisë ku do të mbahet protesta e paraljmëruar. Në rreshtin e parë të protestuesve, të rinjtë mbajnë në duar banderolën me shkrimin ‘mjaft është mjaft’.

Ora 11:40
‘Range Rover’, ‘Benz’ e ‘BMW’, më shumë makina luksoze në oborrin e selisë së PD se sa simpatizantë (FOTO+VIDEO)

Teksa Sali Berisha ndodhet në selinë blu, jashtë e presin disa simpatizantë, të paktë në numër. Ajo çka vihet re nga pamjet është se në oborr janë shumë makina luksoze si ‘Range Rover’, ‘Benz’, ‘BMW’ e ‘Jaguar’.

Ora 11:34
I moshuari në protestën e Berishës jep mesazhe me veshjen: Shpresa ka vdek, po iki

1677839498_finalprojekt.00102312.Still018.jpg

Teksa simpatizantët e Berishës po mblidhen në protestën e thirrur, në mesin e tyre është edhe një i moshuar, i cili ka vendosur që të japë mesazhe përmes veshjes.

Në bluzën që mban në dorë ka shkruar: “Shpresa ka vdek, po iki”, ndërsa edhe në bluzën e pantallonat ka bërë shkrime kundër qeverisë.

Ora 11:09
Me flamuj të PD-së, autokolona e makinave me simpatizantët e Berishës mbërrin në Tiranë, shkaktojnë trafik në rrugët e kryeqytetit

 

Një autokolonë me simpatizantë të Partisë Demokratike nga zona të ndryshme të vendit është nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar protestës së opozitës përpara Kryeministrisë.

Siç shihet edhe nga pamjet, autokolona me makina private ka shkaktuar edhe trafik në kryeqytet.

Ora 09:48
Kreu i PL në Fier: Jemi krah PD në çdo nismë të saj! Do ishte vrasje e demokracisë nëse s'do i jepej vota shumicës

 

Kreu i Partisë së Lirisë në Fier, Arben Çuko ka treguar se do t’i bashkohen aksionit opozitar të ditës së sotme për të protestuar rreth padrejtësive dhe aferave korruptive.

“Do jemi krah PD në cdo nismë të saj dhe opozitës së bashkuar për t’i shkuar deri në fund aferave të kryeministrit Edi Rama.

Partia e Lirisë e ka treguar veten që është bashkëpunuese. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë. Do ishte në vrasjen e demokracisë nëse nuk do t’i jepet vota shumicës”, tha Çuko.

 

Ora 09:14
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë thirrje qytetarëve amerikanë: Shmangni tubimet! Protesta e sotme ka potencialin të përhapet në rrugët përreth

Disa orë para nisjes së protestës së thirrur nga ish kryeministri, Sali Berisha, ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë thirrje që qytetarët amerikanë të shmangin tubimet e mëdha pasi kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth.

“Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kryeministrisë. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Protestat mund të çojnë në dhunë të mundshme.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit”- thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-ve.

Ora 08:46
Protesta e thirrur nga Berisha, qytetarët nisen nga Shkodra, Berati dhe Vlora! Uniformat blu në gatishmëri, kontrolle për armë apo mjete prerëse

 

Teksa rreth 1000 protestues nga Vlora po përgatiten për tu nisur drejt Tiranës për protestën e thirrur nga Sali Berisha, policia e shtetit është në gatishmëri. Burime bëjnë me dije se ka kontrolle në hyrje të autostradës Levan-Vlorë për automjetet që largohen drejt Tiranës, kontrolle për sende të forta, mjete prerëse apo armë.

Gjithashtu kontrolle ka edhe për personat në kërkim.

Edhe nga Shkodra janë nisur protestuesit. Nënkryetari i PD në Shkodër, Qashif Hoxha rendit arsyet pse shkodranët i bashkohen sot protestës.

“Kjo është një protestë e radhës që ka të bëjë me situatën politike dhe ekonomike në vend. Kemi marrë masat që Shkodra të përfaqësohet me simpatizantët e vet. Arsyet e protestës janë të shumta. Tani cdo njeri e di, mungesa e respektt ndaj opozitës, shkelja e ligjeve të ndryshme, shpopullimi masiv, varfëria, korrupsioni i institucioneve shtetërore, i qeveritarëve të Edi Ramës, ka edhe arsye të tjera që kanë të bëjnë me skandalin e fundit, komprometimi i një zyrtari të lartë amerikan dhe linçimi për opozitën me tituj si ‘non grata’ ose akuza të manipuluara. Është edhe rendi e siguria publike i munguar për shqiptarët, rasti i fundit i incidentit të madh me vrasjen e 3 grave dhe mungesa totale e shtetit apo lirimi i një krimineli tregon se shqiptarët jetojnë të pasigurt në vendin e tyre”, tha Hoxha.

Po ashtu rreth 1000 protestues nga qarku i Beratit janë nisur drejt protestës së opozitës në Tiranë.  

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • TIRANSI: 04/03/2023 01:14

    IKNI O MALOKE NEPER MALESITE DHE KATUNDET E JUAJA,,,,,MOS I SILLNI KOT NE TIRANE ,,,HUMBNI KOHEN TUAJ ,,HUMBNI PUNEN TUAJ,,,,,SALIU JUAJ ESHTE NE PUNE ,,,AI E MERR RROGEN NE PARLAMENT,,,,SALIU E KA NE TEREZI ,,,KA VJEDHUR DHE I KA SIGURUAR FEMIJET E VET,,,,ME PARA,,ETJ,,,SHKONI E MERRUNI ME PUNET E JUAJA,,,,RRINI NE MALESI ME BAGETI DHE FRUTIKULTURE,,,,DHE BEHUNI NJEREZ TE RESPEKTUAR,,,,SIC KENI QENE PARA SE TE VERSULESHIT NE 1990 NE TIRANE DUKE SHKATARRUAR MJEDISIN,,,DUKE NDERTUAR PA RREGULL E PLAN,,,E DUKE ZENE TOKA PRONARESH ME PARRULLEN TOKE E XANUN ,,,,,NUK JUA KISHTE BORXH AS TIRANA,,,,AS DURRESI,,AS SHQIPERIA KETE KATASTROFE QE KENI BERE NE RRETHINAT E TIRANES E KUDO........

    Përgjigju
  • Paskuçanesi: 03/03/2023 16:23

    Kete ordinerin Ejllin kandidat per kryeminister te Shqiptareve turp per ato qe e mendojne nje gjo te tidhe???

    Përgjigju
  • shpresa: 03/03/2023 14:18

    Fatkeqesi kombetare te kesh nje opozite te tille, me njerez te peshtire, non grata, hajdute etj etj. Ky Noka mos eshte pjelle e Berishes, se nuk shpjegohet lidhja organike qe ka me Ujkun e Ballkanit.

    Përgjigju
  • Big brother vipppp: 03/03/2023 14:16

    Ja se do vi Luizi si kryeministri i ardhshem dhe do shpetoj shqipnia.

    Përgjigju
  • Meri: 03/03/2023 13:37

    Popull idjot,mendojnë për jetë politike të Sali Berishes,dhe nuk mendojnë për të ardhmen e vet.Me Berishen në krye të PD jeni të humbur,o...mjeran ....

    Përgjigju
    • Kamberi: 03/03/2023 14:12

      Ku e shef popullin aty ti? Aty jan ata 10milekshat e saliut dhe metes.

  • asolingo: 03/03/2023 13:33

    Turpi me i madh eshte te komentosh per analfabetin Flamur Noka=Xhelal Mziun.Llumi llumi dhe vetem llumi i politikes shqiptare. Rekomandoj kryeministrin te hape metalurgjikun dhe ti çoje te pd per skrap ne Elbasan.

    Përgjigju
  • Alb: 03/03/2023 13:10

    Prej 92 e sote kjo parti vetum kaus ka shkatu ne shqipni.

    Përgjigju
  • Miri: 03/03/2023 13:05

    Te degjosh nje idiot si Flamur Noka qe ka dale ne proteste me nje person “ non grata “ si Saliu duke kercenuar ne emer te USA Edi Ramen nuk ka te paguar hahahahahaha. Me keta lloj idiotesh do rrezojne Edi Ramen keta debilat , prandaj tallen keta qe jane ne pushtet sot duke abuzuar me ato 1 milon votat qe i dhame Saliut .

    Përgjigju
  • TA NGOPI: 03/03/2023 12:56

    O Zot çfar tmerri sali bile derri po ja bën fora është ngritur e gjith Vlora e Sa- halen po kërkojn qē mbret ta bojn. Se malokët marun o Sa- hale öoqja çudira do boj e Vöorën në Hën do ta çoj.

    Përgjigju
  • Check Call: 03/03/2023 12:55

    Kane dale kokecepshat ne bulevard per shetitjen e rradhes! Duhet te jesh ose hajdut e kriminel ose person me mungese te theksuar inteligjence ti shkosh nga mbrapa Salih Berishes!

    Përgjigju
  • Haha: 03/03/2023 10:43

    Berisha ka mbledhur gjithe rrypat i ka paisur me brisqe rroje

    Përgjigju
  • asolingo: 03/03/2023 09:53

    1000 vlonjatet harruan piramidat,harruan 97,harruan se do te bombardoheshin nga Berisha,thjesht u ka dhene Saliu nga nje kocke(leke apo prona me nenin komunist 7501) dhe po e lepijne.Po tu behet spaku te gjitheve qe mbeshtesin Berishen pasuria eshte maramendese.Turp per vlonjatet.

    Përgjigju
  • naku: 03/03/2023 08:24

    permbyseni qeverine komuniste te Rames

    Përgjigju
    • Sonila: 03/03/2023 09:32

      Sipas informacioneve te fendit qe kemi, sapo jane nisur drejt Tiiranes 3 demokrate nga Saranda dhe 2 nga Delvina. Pretet demostrate me pjasmarrje marramendse.

    • Taku: 03/03/2023 09:31

      Juve ju ka Rama me kimet, ju ja zgjasni jeten Rames. Sa te jete Sala me salivanet Rama mbret

    • Daku: 03/03/2023 08:48

      Duke ngrene sufllaqe patronazhisti nuk permbyset o naku

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit

Trump do të blejë Grenlandën, Danimarka rrit shpenzimet për mbrojtjen e ishullit