Nëse gjykata vendos t’i japë vulën Alibeajt, do ta lironi selinë e PD-së? Berisha refuzon të flasë: S’bëj asnjë diskutim! Armiku për ne është Rama

Ndonëse u mundua të mos ta theksonte, Berisha gjatë fjalimit të tij në protestë pranoi se protesta e tij e mbajtur sot ishte në fakt për vulën e Partisë Demokratike. Por pak pasi dha fjalimin e tij dhe u rikthye në seli, Berisha refuzoi t’u përgjigjej gazetareve për vendimin e Apelit. Ish kryeministri Berisha nga selia, ishte kontradiktor me veten dhe Metën në tubim, ku thanë se Rama po përpiqet të marrë vulën e PD-së.

Berisha ka refuzuar të flasë për vendimin e gjykatës rreth fatit të PD duke thënë se ka zgjedhur të mos e diskutojë. Sipas tij, armiku i vetëm është Edi Rama. Edhe pse protesta zgjati rreth 60 minuta, Berisha tha se protesta tejkaloi ­çdo parashikim.

"E jashtëzakonshme. Në të gjitha kushtet, tejkaloi çdo parashikim timin. Protesta tejkaloi çdo parashikim edhe njëherë një mirënjohje shumë të thellë për të gjithë ata dhjetëra mijëra qytetarë që lanë çdo gjë dhe e mbushën në orën 12:00 bulevardin si kurrë ndonjëherë në të njëjtën orë në historinë e këtij vendi, misionarë të jashtëzakonshëm. E kam thënë, nuk kam ndërmend të bëjë asnjë diskutim paraprak për gjykatën. Këto i kishim për Edi Ramën. Për ne, armik numër 1 është Edi Rama. 

Ky është revolucion. Edhe Ramizi qëndroi ca kohë, por në fund e hoqën me votë. Asnjë koment nuk kam për gjersa gjykata. Edhe njëherë, ne jemi në revolucion, do të vazhdojmë revolucionin. Protestën e radhës do ta vendosim, shumë shpejt. Gjyqin nuk e komentoj, edhe mbrëmë kam qenë në emision dhe nuk e kam komentuar", tha Berisha.

Sot pritet t’i jepet fund konfliktit mes 2 grupeve për kontrollin e Partisë Demokratike. Gjyqtarët do të vendosin mbi ankimimin e Alibeajt ku kërkohet rrëzimi i vendimit të gjyqtarit Agron Zhukri për njohjen e kuvendit 11 dhjetorit si legjitim.

Nëse Apeli do të lërë në fuqi vendimin e Zhukrit, do të jetë Sali Berisha ai që do të marrë kontrollin e Partisë Demokratike por kjo do të kërkojë kohë deri sa të regjistrohet Berisha si kryetar. Vendimmarrja e sotme do të njihte Komisionin e Rithemelimit, dhe më pas përmes procedurave do të njihej Berisha, dhe ai më pas do të futet në garë me kandidatët e dalë nga procesi i primareve. Por nëse Apeli do të rrëzojë vendimin e Zhukrit, do të jetë Alibeaj ai që do të futet në zgjedhje me logon e PD-së, ndonëse ai deri më tani ka prezantuar shumë pak kandidatë dhe për Tiranën, ku do të jetë më e fortë beteja elektorale, ende nuk ka një emër. Nëse këtë ‘betejë’ e fiton Alibeaj, për të marrë pjesë në zgjedhje Berishës do t’i duhet t’i gjejë një mënyrë tjetër për t’u futur në zgjedhje, nën siglën e partive aleate. Që do të thotë do të përsëritet skenari i zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 marsit, në të cilat Berisha u fut bashkëpunoi me LSI-PDK, të cilët krijuan koalicionin "Shtëpia e Lirisë" dhe u futën në garë kandidatët e zgjedhur nga ish kryeministri.

/G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja