Koleksioni i ri i rrobave të banjos nga Kiara Tito është komentuar gjerësisht në rrjet, që pas publikimit që ajo u bëri ditën e djeshme në rrjetet sociale, nga ku mori shumë komente sa pozitive dhe negative.

E veshur me linjën e saj të re të rrobave të banjos, moderatorja Kiara Tito prezantoi disa nga modeet dhe llojet më të preferuara nga vajzat për këtë verë, mirëpo ajo ç’ka ka tërhequr vëmendjen janë disa modele të  rrobabanjove të cilat disa persona i kanë parë dhe më parë, pra nuk janë unike.

Kjo u zbulua rastësisht, pasi gazetarja Fatma Haxhialiu është pyetur nga ndjekësit se mos po i bën reklamë rrobave të Kiarës, pasi ajo kishte veshur një palë njësoj si koleksioni i saj.

Fatma ka bërë një postim me të njëjtat rrobabanjo me një palë nga linja e Kiarës dhe shkruan:

“Meqë ma keni çuar shumë këtë foto, jo nuk kam veshur rrobat e banjës të linjës së Kiarës, kam dy vite që i kam këto, nuk më kujtohet emri i brandit, por vajzat janë shqiptare e ndoshta bashkëpunojnë me Kiarën tani", ka shkruar Fatma.

Siç shihet dhe nga fotoja, rrobat janë njësoj, jo vetëm nga ngjyra por edhe nga modeli. Tashmë pritet që fjalën e fundit për këtë rastësi, nëse mund të quhet e tillë ta ketë Kiara.