Fatmir Besimi për A1 REPORT: 
Nga NATO na ndan çështja e emrit

Fatmir Besimi për A1 REPORT: <br />Nga NATO na ndan çështja e emrit
TIRANE - I ftuar në studion e A1Report  Zv/kryeministri i Maqedonisë Fatmir Besimi ka folur rreth deklaratës së Ramës në Samitin e NATO-s në Uellsit ku kërkonte që përveç zgjedhjes së çështjes së emrit me Greqinë, Maqedonia të plotësojë çdo pikë të Marrëveshjes së Ohrit.

Sipas tij në Maqedoni është realitet përmbushja e Marrëveshjes së Ohrit, pasi korniza më e mirë në marrëdhëniet ndëretnike është kjo marrëveshje, duke paraqitur transformimin e Maqedonisë evropiane.

Ndërkohë duke folur me kritikat në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit Fatmir Besimi u shpreh se Marrëveshja e Ohrit është pjesë e Kushtetutës së Maqedonisë dhe e ligjit të Maqedonisë . Por  shpejtësia e implementimit të jetë më e dukshme për qytetarët e vendit.

“Ka një avancim të këtyre 13 viteve të fundit, ende nuk është arritur përqindja e nevojitur për drejtuesit dhe punonjësit në administratë, ajo që ka ndryshuar është përdorimi i flamurit dhe vijojnë dallimet për çështjen e gjuhës.”
 
I pyetur nga gazetarja Erjona Rusi lidhur me qëndrimin e aleatit qeverisë VMRO –DPNME ai u shpreh se për deklaratën e fundit nuk ka pasur reagim duke shtuar se ajo çfarë ka thënë Rama, është edhe në kërkesat e NATO-s.

Lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së NATO, Besimi shikon si problem kryesor çështjen e emrit me Greqinë.
“Po flasim vetëm për përfundimin e procesit për anëtarësimin në NATO, Maqedonia ka një ftesë të hapur për t’u bërë pjesë e NATO-s, por çështja emrit na ka penguar.”- tha ai për anëtarësimin në NATO.

Besimi: LDSM ka ndërprerë marrëdhëniet, opozita shqiptare sinjale pozitive
Gjatë intervistës me gazetaren Ejona Rusi në A1 Report, Fatmir Besimi është pyetur edhe në lidhje me situatën aktuale të politikës në Maqedoni, ku opozita ka ndërprerë marrëdhëniet me Parlamentin.

“Përballemi me realitetin e mungesës së opozitës në Parlamentin e Maqedonisë. Jemi në pritje që të hyjnë në Parlament që nisim dialogun për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian”-thotë zv/kryeministri i Maqedonisë.

Ndërsa lidhur me qëndrimin e opozitës shqiptare në Maqedoni ai bën të ditur se ajo ka lajmëruar se do të kthehet në Parlament. “Ky është një fakt për t’u përshëndetur, për t’i dhënë një shans integrimit të vendit.”- shprehet Besimi.

Sa i përket LDSM-së ai bën me dije se orientimi i qeverisë është të rivendoset dialogu mes liderëve, në mënyrë që të japim një shenjë pozitive.
 
Integrimi, Besimi: Ngërçi te çështja emrit me Greqinë e te një Marrëveshje me Bullgarinë
“Nëse matim një vlerësim që dalin nga anketat, shikohet se përkrahja e qytetarëve për integrim, është i  lartë rreth 70%.”- u shpreh Fatmir Besimi  duke bërë apel që të bëhet më e mira e mundshme që të hapet dialogu politik e të mos shikohen interesat partiake.

Sipas tij procesi është kompleks, pasi temat kryesore janë çështja Emrit me Greqinë dhe me një Marrëveshje bilaterale me Bullgarinë.

Gjithashtu ai ka hedhur poshtë spekulimet se Evropa nuk është interesuar për Ballkanin dhe NATO nuk është e interesuar për Maqedoninë. Vetë vizita e Rasmussen dhe shumë të tjera japin një sinjal pozitiv për interesimin e tyre ka sqaruar ai duke shtuar se “Është përgjegjësia jonë dhe ne nuk ndalemi në pesimizëm.”

Maqedonia ka marrë statusin kandidat për në BE, por pavarësisht se nga viti 2009 ka marrë rekomandimin për hapjen e negociatave kjo nuk ka ndodhur. Sipas Besimit duhen të përmbushen edhe një herë kushtet për rekomandim. 

Nëse nuk ka zgjidhje të emrit apo të marrëveshje me Bullgarinë, nuk pres se do të ketë përparim në negociata. Me Greqinë jemi në diskutim e sipërm. Nga faza e statusit në vitin 2005, kemi marrë rekomandimin e parë për hapjen e negociatave e kemi marrë në vitin 2009. Po flasim vetëm për përfundimin e procesit për anëtarësimin në NATO, Maqedonia ka një ftesë të hapur për t’u bërë pjesë e NATO-s, por çështja emrit na ka penguar.”-tha Fatmir Besimi.
 
Besimi:Ka hapësirë për të diskutuar rreth projekteve rajonale, temat dihen
“Tregtia mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është 10-fishuar, por është akoma larg asaj se çfarë mund të bëhet.”- u shpreh Besimi duke folur rreth bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Sipas tij janë shumë projekte që priten të vihen në zbatim si Korridori 8, Rruga e Arbrit, lidhja hekurudhore etj, duke mos përjashtuar as projektet e gazifikimit apo të sistemit energjetik.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore

SHBA, Departamenti i Drejtësisë ngre padi ndaj shtetit Virxhinia për shkelje zgjedhore