Fatmir Koçi u jep fund xhirimeve
të filmit “Amsterdam Ekspres”

Fatmir Koçi u jep fund xhirimeve<br />të filmit “Amsterdam Ekspres”
Regjisori Fatmir Koçi i rikthehet ekranit të madh të kinemasë. Ai sjell 4 vjet pas filmit “Koha e Kometës” një film të ri me titullin “Amsterdam Ekspres”. Ky film sapo ka përfunduar segmentin e parë të xhirimeve të bëra prej 6 javësh në Amsterdam dhe tashmë po bëhen edhe xhirimet në Tiranë. Mbarimi i xhirimeve, sipas regjisorit Koçi pritet të ndodh në fund të gushtit dhe post-produksioni do të realizohet në Amsterdam.

Regjisori Koçi, i cili ka vënë firmën edhe në skenarin e filmit, tenton të sjellë një dramë për të cilën shprehet se është shumë shqiptare, por edhe njerëzore dhe universale. Pas përfundimit të xhirimeve disa mujore, mes Tiranës dhe Amsterdamit, regjisori rrëfen subjektin dhe frymëzimin e filmit te tij më të ri. Ky bashkëpunim i katërt i regjisorit Koçi trajton jetën e një emigranti shqiptar të luajtur nga Blerim Destani, i cili jeton në Amsterdam dhe bie viktimë e trafikantëve të drogës dhe skllaveve të seksit.

Ai gjithashtu duhet të administrojë martesën e bërë për përfitim me një vajzë holandeze, por edhe dashurinë e tij të vërtetë që jeton në Shqipëri. Koçi e ka shkruar skenarin, bashkë me Jonathan Preece. Ndërsa prodhuesit e filmit janë Mike Downey dhe Sam Taylor në bashkëprodhim me Xhevdet Ferrin e Blerim Destanin për palën shqiptare, si dhe Dragan Bakema dhe Kuba Szutkowski.
fatmir koci
(Foto: Regjisori Fatmir Koçi)

Koçi është prodhues ekzekutiv. "Kam përfshirë edhe një copë periudhe nga autori ynë kryesor kombëtar Ismail Kadare, në filmin tim të fundit, pohon regjisori Koçi. Doja të realizoja një histori dashurie bashkëkohore. Por një histori dashurie të ndërlikuar nga kushtet sociale të rinisë tonë në Shqipëri dhe me atë që ata janë të detyruar të bëjnë për të mbijetuar në një botë ku është bërë e vështirë të mbijetosh”. Ekipi ka planifikuar t'i tregojë një pjesë shumë shpejt agjentëve të fuqishëm të fushës kinematografike, ndërsa shpresojnë ta paraqesin projektin në "Berlinale 2014".

blerim destani
(Foto: Blerim Destani)

Blerim Destani i shndërruar tashmë në aktorin e preferuar të Fatmir Koçit që prej “Kohës se Kometës”, luan rolin e protagonistit, shqiptarit me emrin Bekim. Në filmin ku luan aktori i njohur Blerim Destani është edhe aktorja e njohura Olta Gixhari, e cila rrëfen historin e veçantë të një vajze lesbike, ku dashurohet me një femër misterioze. “Amsterdam Ekspres” pritet ta këtë premierën e tij ne fillim te vitit 2014, ndërkohë qe vete regjisori Koçi shpreson për një premierë botërore në festivalin prestigjioz te Berlinit. Koçi ka pasur shumë suksese me filmin “Koha e kometës” një bashkëprodhimin shqiptaro-gjerman, Filmi ishte një variacion mbi novelën e Ismail Kadaresë "Prilli i thyer". Fatmir Koçi është regjisor dhe autor i skenarit dhe ky film në festivalin e Berlinit është pritur mirë nga kritika e huaj.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 24.08.2013
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'