Fatmir Limaj: Blloku nuk do
të zmbrapset për asnjë arsye

Fatmir Limaj: Blloku nuk do<br />të zmbrapset për asnjë arsye
PRISHTINE- Ka përfunduar edhe takimi i fundit për sot që presidentja ka zhvilluar me partitë politike.

E fundit në takim ishte Nisma për Kosovën, e përfaqësuar nga Fatmir Limaj dhe Bilall Sherifi.

"Edhe ky ishte një takim konsultativ, ku ne edhe një herë i paraqitëm qëndrimet tona", ka thënë Limaj me të dalë nga takimi.

Ai konsideron që gjithë kjo kohë e humbur ka qenë edhe një mundësi që të gjithë të reflektojnë dhe ta shohin se Blloku është unik në qëndrimin e vet dhe nuk do të zmbrapset për asnjë arsye.

Limaj ka paralajmëruar se kjo situatë do të zgjidhet për një kohë shumë të shkurtë dhe do të bëhet formimi i institucioneve konform ligjeve në fuqi.

Marrë nga "Express"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari

Shiste kanabis të ndarë në doza në Tiranë, arrestohet 33-vjeçari