Fatmir Limaj kritikon Kurtin: Si mundet që të mos përmendë në Kuvendin e Shqipërisë liderët e UÇK-së? Kërkon të përmbysë historinë e Kosovës (VIDEO)

KOSOVË-  Ish-zv.kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj ka lëshuar kritika të ashpra kundrejt kryeministrit Albin Kurti lidhur me fjalimin që ky i fundit ka mbajtur në mbledhjen e përbashkët në Kuvendin e Shqipërisë.

Limaj akuzon Kurtin se po përpiqet të përmbysë historinë e Kosovës dhe kjo sipas tij tregohet qartë nga fjalimi i Kurtit, i cili nuk përmendi në asnjë moment liderët e UÇK-së që i dhanë lirinë Kosovës. Në një intervistë televizive. Limaj thotë se është turp dhe hipokrizi që kryeministri, presidentja apo deputetët të mos përmendin Jakup Krasniqin dhe Hashim Thaçin, por nga ana tjetër flasin për patriotizëm.

“Qysh bre në Parlament të Shqipërisë mos me u fol për Jakup Krasniqin? Zëdhënësin e UÇK-së, zërin e lirisë së Kosovës. Mos me fol për presidentin që ka lexuar deklaratën e pavarësisë. Edhe t’i po më bind mua që po e nderon Ismail Qemalin. Domethënë ju veç të vdekurit ju duhen. Ju veç të vdekurit që s’ju pengojnë i nderoni. Hipokrizi! Turp para shtetit shqiptar, para kombit, kujtdo që e ka këqyr. Quhet kryeministri yt, kryetari i Kuvendit, Presidenti, deputetët. Qysh bre nuk ke moral me thanë: Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi që është në Hagë e ka shpallur pavarësinë e Kosovës. Zëri i Lirisë së Kosovës, Jakup Krasniqi, zëdhënësi i parë i lirisë së Kosovës. Mos me i përmend, dy llafe mos me i kushtu.  Ata tani më folin për patriotizëm, më folin për Isamil Qemalin dhe Isa Boletinin. Isa Boletinat e Ismail Qemalat i ke aty, por kur nuk i nderon mua nuk më bind”, tha Limaj.

Lideri i 'Nisma', Limaj kritikon edhe deputetët e opozitës që qëndruan në seancë plenare ndërsa qeveria nuk përmendi liderët e UÇK-së. Ai thotë se nëse do të kishte qenë në vendin e tyre do të ishte larguar nga mbledhja, ndërsa evidenton edhe fjalimin e kryeministrit Edi Rama, që nuk harroi pa përmendur Hashim Thaçin.

“Zotëri Ramën këtu e gjuani në zjerm që e përmend Hashimin se i lidhni punët personale. Shyqyr që është zoti Rama dhe e përmend. O zotëri, kryeministri dhe presidenti i vendit tënd a e kanë përmend? Deputetët tonë a e kanë përmend? Me pas kanë si deputetët e opozitës nuk i kisha nejt kryeministrit në atë seancë. Unë ça kisha bërë. Ska pas shance me i nejt atij kryeministri ku s’ma përmend historinë e Kosovës, e lirinë e Kosovës, e Ismail Qemalet tonë. Hiç si kisha nejt në atë seancë. Ai po don me e përmbys historinë e këtij vendi. Të pëlqeu a s’të pëlqeu krejt çka është bërë për 20 vite ne e kemi pru. Ne e kemi ndërtu këtë vend”, përfundon Limaj.

Ky qëndrim kritik i Limajt vjen pas fjalimit të Kurtit në mbledhjen e përbashkët të dy Kuvendeve Shqipëri-Kosovë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Për herë të parë, dy vendet mbajtën një mbledhje të përbashkët, ndërsa mbledhja e dytë pritet të zhvillohet në qershor të vitit tjetër në kuadër të 145 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja