Rrjeti 5G dhe problemet e sigurisë kanë qenë në fokus të forumit të radhës së Qendrës së Sigurisë për Europën Juglindore ku mori pjesë kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe drejtues të rëndësishëm të Sigurisë nga Evropa dhe SHBA.
Gjatë diskutimit u theksua se rrjeti 5G dhe siguria që ofron janë parësore për sigurinë kombëtare dhe për privatësinë e qytetarëve, ndërkohë që aplikimi i tij do të rrisë mundësitë për bashkëpunimin ekonomik jo vetëm mes Europës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Fatmir Mediu tha se është koha për të garantuar rrjetin 5 G, por siguria sipas tij nuk është në shitje. “Koordinimi dhe forcimi i marrëdhënieve transatlantike është me rëndësi te veçante për vendet demokratike BE dhe SHBA sidomos në ketë situate te COVID ku vihen re tendenca te izolimit dhe populizmit.” u shpreh Mediu.
I ftuar specialë ne kete forum ishte edhe Gjenerali James Jones, i cili theksoi se rrjetet 5G ka një rendësi të jashtëzakonshme.
"Ku rrjet do jetë revolucioni I 4 në historinë tonë me ndryshime të jashtëzakonshme në zhvillimin ekonomik dhe mënyrën tonë të jetesës. Prandaj rrjeti 5G dhe siguria e tij është parësore për sigurinë kombëtare dhe për privatësinë e qytetarëve tanë. Bota po bëhet bipolare ku Amerika do jetë poli i vendeve demokratike dhe Kina poli i vendeve autoritare që përdorin dhe kontrollojnë ekonominë dhe kontrollojnë jetën e njerëzve për qëllime pushteti. Kompanitë kineze si Huawei nuk garantojnë as transparence dhe as siguri.”
Ndërsa kongresmeni Robert Aderholt tha se "5G do të jetë një element thelbësor për të ardhmen e ekonomive tona, sektorin publik dhe privat, kjo është arsyeja pse Kongresi Amerikan dhe Qeveria Amerikane, kanë miratuar ligje për të pasur kompani që nuk do të dëmtojnë sigurinë tonë. Duket se edhe Mbretëria e Bashkuar dhe partnerë të tjerë të BE-së po miratojnë ligje që nuk do të lejojnë transferimin e teknologjive në kompanitë që kontrollohen nga qeveritë autoritare dhe jo transparente siç është Huaëei nga Kina"