Fatmir Mediu: Nuk dua
të ketë më Gërdec

Fatmir Mediu: Nuk dua<br />të ketë më Gërdec
TIRANE- Anëtarët e Komisionit të Jashtëm u përplasën dje në lidhje projektligjin për shërbimin doganor si dhe për pranimin e asgjesimit të armëve kimike siriane në vendin tonë. Duke kërkuar që të shmanget një Gërdec i dytë, kërkesë që u bë nga ish-ministri Fatmir Mediu.

Komisioni i Jashtëm u përfshi në debate mbledhjen e djeshme lidhur me një nga çështjet që është këto ditë në “zenitin” e fokusit mediatik e publik, për armët kimike. Ish-ministri i Mbrojtjes dhe i Mjedisit, Fatmir Mediu ngriti si shqetësim pikërisht sqarimet që duhet të japë qeveria në lidhje me marrëveshjen që po bëhet për pranimin e shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në Shqipëri.

Kjo ka ngjallur debate dhe tone të ashpra, ku kryetarja e këtij komisioni, Arta Dade, i ka kujtuar Mediut atë çfarë ka ndodhur në Gërdec. “Një propozim kisha. A ka mundësi që për shkak të sensibilizimit që ka çështja dhe problemi në publik, për importin e armëve kimike të Sirisë, që ky komision t`i kërkojë sqarim përfaqësusit të qeverisë, ministrit të Jashtëm, ministrit të Mbrojtjes, kryeministrit nëse do të ishte e mundur, në mënyrë të tillë që ne anëtarë të komisionit të kemi dijeni të plotë për këtë procedurë. Po të kthehem me gjuhën që e meriton. Nuk dua që të ndodhë as ‘Gërdec’ më. Prandaj po ta shtroj znj.Dade”, tha Mediu. mazhoranca nga ana e saj tha se lidhur me këtë çështje nuk ka zhvillime të reja.

Debatet për Crown Agent
Një tjetër pikë që ishte në rend të ditës për t’u diskutuar dhe miratuar ishte pikërisht dhe projektligji për shërbimin doganor. Opozita e kundërshtoi nismën e qeverisë për të bërë marrëveshje me kompaninë angleze Crown Agent, pasi sipas saj ajo kishte dështuar në rajon. Një tjetër akuzë e opozitës ishte pikërisht edhe ajo e fushatës elektorale që ka bërë, ish-kryeministri britanik për mazhorancën. “Kjo kompani ka shkaktuar një debat të madh në Bullgari për pagesat e larta si dhe për suksesin që duhet të garantonte. Kjo është arsyeja që ka ikur nga Bullgaria me kosto të lartë dhe suksesi nuk i dihet. Media angleze thotë diçka tjetër,thotë: “Bleri këshillon diktatorin e Kazakistanit për të drejtat dhe liritë e njeriut”, tha deputeti i PD, Kastriot Islami. Ndërkohë që kreu i grupit parlamnetar të PS, Gramoz Ruçi garantoi opozitën se nuk ka asnjë mbivendosje të kontrollit të sistemit doganor me asistencën e ofruar nga BE.
 
Blushi-Islamit: Kujdes, do përjashtohesh dhe nga komisioni
Islami: Kjo kompani ka shkaktuar një debat të madh në Bullgari për pagesat e larta si dhe për suksesin që duhet të garantonte. Kjo është arsyeja që ka ikur nga Bullgaria me kosto të lartë dhe suksesi nuk i dihet.
Dade: S`ka lidhje Komisioni i Jashtëm me mediat eletronike që ke lexuar ti.
Islami: Media angleze thotë diçka tjetër, thotë: “Bleri këshillon diktatorin e Kazakistanit, për të drejtat dhe liritë e njeriut”.
Dade: Ça lidhje ka. Kazakistani është anëtar i OSBE.
Islami: Media angleze e lidh këtë kontratë me vullnetarizimin e Blairit në fushatë.
Dade: S`ka lidhje me këtë që po diskutojmë këtu. Ç`lidhje kemi me Blair në këtë diskutim.
Islami: unë me shumë qetësi po ju them, nuk jam si z.Dokle që nevrikoset.
Dade:Z.Dokle është sekretar në komision.
Islami: Ti e di që unë nuk nxehem shpejt.
Dade: Po e kemi provuar.
Islami: Po pra ti e di. E keqja është se nxehen të tjerët dhe nuk e kuptojnë.
Blushi: Do të përjashtojnë edhe nga komisioni o Islam, se nga partia ike.
Islami: Kur të vijë koha që ministri i Financave të ndërrohet, publiku do marrë vesh se çfarë ka ndodhur me këtë kontartë.
Mediu: Një propozim kisha. A ka mundësi që për shkak të sensibilizimit që ka çështja dhe problemi në publik, për importin e armëve të Sirisë që ky komision t`i kërkojë sqarim përfaqësuEsit të qeverisë, ministrit të Jashtëm, ministrit të Mbrojtjes kryeministrit nëse do të ishte e mundur, në mënyrë të tillë që ne anëtarë të komisionit të kemi dieni të plotë për këtë procedurë.
Dade: Jeni dakort me propozimin?
Ruçi: çfarë propzimi, ne një jave kemi që e kemi patur në seancë ministrin e Jashtëm.
Mediu: Mendoj kështu sepse gjërat evoluojnë çdo ditë.
Ruçi: Jo s`ka evoluim. Kur të ketë evoluim sigurisht që do t`iu themi.
Mediu: Sipas jush s`ka, unë bëra një propozim. Me mirë thuaj që s`dua
Ruçi: Jo mo s`ka s`dua këtu.
Mediu: Ti nuk mund të gjykosh për atë që kërkoj unë. Unë po ju them që ka diskutime që ka bërë kryministri, që ka bërë me ju. Nuk është kjo marrëdhënia.
Ruçi: Kryeministri dje s`ka thënë as më shumë as më pak se sa ka thënë ministri i Jashtëm.
Mediu: Kam shumë respekt për ju, por mos bëni zëdhënësin e  kryeministrit.
Ruçi: Ai i është referuar tërësisht asaj që ka thënë ministri në Komisionin e Jashtëm. Që të kërkosh sërish ministrin në komision ka një procedurë, lexo rregulloren.
Mediu: Unë po e shtroj këtu në komision. Po them, ka mundësi që ky komision t`i thërrasë? Do flasim shqip apo jo? Unë po them se meqenëse do vij dhe ministrja e Mbrojtjes nëqoftë se ka dijeni të na thotë që dhe ne të dimë se ku qëndron problemi. Ju dhe kur ju flet shqip iu duket sikur iu flet turqisht.
Dade: Më vjen mirë qe jeni kaq i shqetësuar për këtë problem.
Mediu: S`ka si të mos jem.
Dade: Po pra si ish-ministër, i di më mirë këto gjëra.
Mediu: Po i di dhe më mirë se ty madje.
Dade: Di dhe garancitë. E ke dhe nga përvoja.
Mediu: Po dhe nga përvoja e kam ndaj po ta them. Nuk duhet të ndodhin gjëra që s`duhet të ndodhin ta dish mirë.
Dade: Nuk besoj se e keni fjalën për Gërdecin.
Mediu: Po të kthehem me gjuhën që e meriton. Nuk dua që të ndodhë as Gërdec më. Dhe prandaj po ta shtroj zonja Dade.
Ruçi: Mos e ngri zërin njëherë. Jeni në opozitë.
Mediu: E para nuk të marr leje as ty e asnjëri tjetër për tonin e zërit tim. More vesh.
Ruçi: Si s`merr leje
Mediu: Unë po shtroj një çështje, nëse doni të kapërceni gardhin sa andej këtej, di dhe unë të kthej përgjigje edhe me ton edhe pa ton si të doni.
Ruçi: Ou, mos e ngri kaq shumë zërin.
Mediu: Po pse kështu Gramoz mos ta ngre, se kam ndonjë merak nga ty.
Ruçi: Rakordohuni si opozitë se jeni të ç`akorduar. Dje keni kërkuar interpelancë me kryeministrin në seancë parlamentare.
Mediu: Nëse do, të ruash rregullat e marrëdhënies se ndryshe do të kthehem dhe ty pastaj.
Dade: Po unë s`të kthehem dot ty?
 
Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online

(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici

5 netë 'roje' për të vrarë Eduard Reçin/ Shkëlqim Duka u fsheh te shkallët e një hoteli, autorët e dyshuar kyçin gojën në polici