Fatmir Xhafaj i kërkon Ramës
të reflektojë për situatën në PS

Fatmir Xhafaj i kërkon Ramës<br />të reflektojë për situatën në PS
TIRANE - Situata e krijuar në PS, pas përjashtimit të deputetit Doshi ka bërë që reagimi i “xhaketave të vjetra” në kampin rozë të ketë më shume peshë kur kanë ngelur edhe katër muaj deri në zgjedhjet lokale.

Qëndrimi i mbajtur nga kryetari i grupit, Gramoz Ruçi, në mbledhjen e zhvilluar dy ditë më parë ka bërë që veç përjashtimit Doshi të shmangej një përplasje më e madhe mes Ramës e Blushit.

Ndërkohë që gjatë mbledhjes së dy ditëve më parë, shumë i rëndësishëm ka qenë qëndrimi i mbajtur nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafaj. Kreu i ligjeve kërkoi që vetë kryeministri të ishte i pari që duhet të reflektonte mbi situatën e krijuar në PS, pas përjashtimit të deputetit Tom Doshi. “Nga eksperienca ime kjo e sotmja do të mbahet mend si një nga mbledhjet më të rënda sa i takon klimës në të cilën u zhvilluan dhe fjalët e artikuluara në të. Të gjitha këto duhet të na shërbejnë si moment reflektimi. Të gjithëve kjo situatë duhet të na bëj të kuptojmë se duhet krijuar një frymë e re bashkëpunimi mes grupit parlamentar dhe ministrave të qeverisë. Por ajo që unë dua të them është se i pari që duhet të reagojë dhe të reflektojë nga kjo që ka ndodhur duhet të jeni vetë ju z.kryeministër”, mësohet të ketë thënë Xhafaj, pas përplasjes Rama-Doshi në mbledhjen e grupit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron