Ajo bëri thirrje që Kuvendi të përcaktojë sa më shpejt komisionet në mënyrë që të veprojë.
"Opozita nuk e do Vettingun. Çadra është ngritur për të bllokuar ligjin e Vettingut.
Kuvendi të përcaktojë komisionet sa më shpejt për procesin e Vettingut. Ndryshimet në sistemin e drejtësisë do ti japin frymëmarrje edhe ekonomisë" u shpreh ajo.
Përsa i përket ministrave të rinj, Hysi tha se janë emra dinjitozë, ndërsa komentet e Nishanit për Xhafën i cilësoi jo korrekte.
Ashtu sikur edhe Rama, deputetja e PS tha se nuk do të shtyhet data e zgjedhjeve, ndërsa koalicioni PS-LSI, ka bashkëpunuar për reforma që kanë bërë ndryshimin.