Kryetari i Komisionit të Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ligjin e Vettingut, ndërsa ka deklaruar se ligji do të futet në fuqi nga dita e nesërme.
 
Nuk është fitorja ime personale, është kauzë e të gjithë shqiptarëve. Do të shënojë ndarjen nga e keqja, për konsolidimin e shtetit të së drejtës.
 
Vettingu është ligji kyc që do të përcaktojë procesin e reformimit të drejtësisë shqiptare. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese koherent me opinonin e Venecias.
 
Ligji me standardet më të mira dhe në përputhje me Kushtetutën.
 
Vendimi është lajm i keq për ata që janë kundër reformës, ka qenë një luftë e fortë, por nuk do ti ngushëllloj.
 
Zbatimi i Vettingut do të nisë menjëherë, duke filluar nga dita e nesërme, sapo të publikohet vendimi.
 
Ata që janë të korruptuar, duhet të bëjnë një pyetje të ndershme vetes për të qëndruar apo larguar vullnetarisht
” tha ai për REPORT TV.
 
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e PD për Vettingun duke i hapur dritën jeshile ligjit që të futet në fuqi menjëherë.
 
Kërkesa e PD është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese me 6 vota kundër dhe vetëm 2 pro kërkesës së opozitës.
 
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të thotë se ligji i Vettingut që u miratua në Kuvend vetëm me votat e shumicës është Kushtetues dhe nuk shkel të drejtat e njeriut.
 
Partia Demokratike i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të shpallte ligjin anti-kushtetues, por kërkesa e opozitës u rrëzua.



dy.b/shqiptarja.com