Faton Mehmetaj, studim për dialogun
ndërfetar të shqiptarëve në shekuj
“Toleranca fetare e shqiptarëve” me këtë motiv është zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar libri “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë”, ku studiohet historikisht bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar. Libri ka autor Faton Mehmetaj dhe është botuar nga Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri në Prishtinë.
“Toleranca fetare e shqiptarëve” me këtë motiv është zhvilluar në Muzeun Historik Kombëtar libri “Prijës fetarë dhe shpirtërorë shqiptarë”, ku studiohet historikisht bashkëjetesa ndërfetare dhe kontributi i tyre kombëtar. Libri ka autor Faton Mehmetaj dhe është botuar nga Instituti për Studime Gjeopolitike dhe Siguri në Prishtinë.
Gjatë promovimit Drejtori i i Muzeut Historik Kombëtar Melsi Labi tha: “
Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare në Shqipëri kanë qenë historikisht miqësore dhe tolerante. Shoqëria shqiptare është tërësisht laike dhe krenohet me marrëdhëniet e shkëlqyera ndërfetare që ekzistojnë në vend. Në një shoqëri pluraliste është e natyrshme të përplasen bindjet e besimeve të ndryshme fetare, madje në dialogun ndërfetar askush nuk duhet të mohojë bindjet e tij. Mirëkuptim dhe respekt do të thotë të pranosh të drejtën e tjetrit për të besuar. Në Shqipëri nuk ka probleme serioze në dialogun ndërfetar. Komunitetet fetare jetojnë në harmoni me njëra tjetrën dhe me shoqërinë shqiptare”.
Më tej ai shtoi: “
Mund të themi se marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve fetare janë të shkëlqyera. Ato karakterizohen nga fryma e bashkëpunimit reciprok. Gjithsesi ka patur edhe raste ekstreme, të cilat janë kaluar me diplomaci dhe mirëkuptim. Këto raste janë kapërdirë nga opinioni shqiptar pa shkaktuar reagime dhe konflikte. Ne jemi të vetëdijshëm dhe e pranojmë faktin se komunitetet fetare, janë të ndryshëm nga njëri-tjetri dhe secili prej tyre pritet t’i jetë besnik besimit të vet. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm se traditat tona fetare e shpirtërore kanë shumë vlera të përbashkëta dhe se pikërisht këto vlera mund të shërbejnë si baza e respektit të ndërsjellë, të bashkëpunimit dhe të bashkëjetesës”.
Më pas folën Prof. Dr. Rahman Paçarizi, Prof. Dr. Angjelin Shtjefnit, Kryetar i Shoqatës së Intelektualëve Katolikë Shqiptarë; Dr. Genti Kruja, Drejtor për dialog në KMSh.
Në përfundim të këtij evenimenti fjalën e mori dhe autorit të librit z. Faton Mehmetaj i cili bëri një përmbledhje të asaj çfarë kishte shkruar në librin e tij. Sipas tij shqiptarët janë krenarë për historinë e bashkëjetesës së feve në Shqipëri. “Besimet tona, secili në mënyrën e vet, na bëjnë thirrje të respektojmë të drejtat themelore të njeriut”, tha autori. Në promovim morën pjesë dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës, z.Ramiz Lladrovci, si dhe klerikë nga të gjitha besimet fetare.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 901
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39