Fatos Çoçoli: E vërteta e investuesit të Durrësit dhe lidhjeve me Bjellorusinë

Fatos Çoçoli: E vërteta e investuesit të Durrësit dhe lidhjeve me Bjellorusinë

Muhamed Albbar dhe presidenti i Bjellorusisë Lukashenko

Ai që do të rrezikojë 2 miliardë dollarë para të vetat me projektin e Durrësit quhet Muhamed Alabbar. Konsiderohet arabi i katërt më i fuqishëm dhe më me influencë në botë. Nëse do të pastronte para ruse, gjigandi televiziv amerikan CNN nuk do ta intervistonte dy herë në katër vitet e fundit. Intervista e fundit ishte pikërisht vitin e kaluar, për projektin e tij për Durrësin. Ne të gjithë e dimë se sa i kanë qejf amerikanët paratë e oligarkëve rusë, apo të atyre që punojnë për ta.

Profili i njeriut që shndërroi Dubain

Mohamed Alabbar është bashkëpronar i një sërë kompanish ndërkombëtare që operojnë në fushën e investimeve, pasurive të paluajtshme, mikpritjes, turizmit, tregtisë elektronike, logjistikës, industrisë ushqimore, modës dhe të tjera. Bizneset e tij kanë prani në më shumë se 50 vende të botës.

Pasuria e tij personale neto vlerësohet në 4.6 miliardë dollarë. Ai qëndron pas ideimit dhe realizimit(në një pjesë) të konceptit të një Dubai të ditëve moderne. Alabbar ka shërbyer si këshilltar ekonomik i Princit të Kurorës, Kryeministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sot ai vepron si këshilltar i lartë për çështje ekonomike dhe investimesh të zyrtarëve të lartë të Abu Dhabit dhe Dubait.

Alabbar nuk ka nevojë për para ruse, për të zhvilluar projektet e tij. Kompania e tij “Emaar Properties”,  me qendër në Dubai, është një nga kompanitë më të mëdha të zhvillimit të pasurive të paluajtshme në botë. Me mbi 60 degë në 60 vende të botës, Emaar ka prani në dhjetëra tregje në të gjithë Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë, Evropën dhe Amerikën e Veriut. Emaar ka interesa të larmishme në pasuri të paluajtshme, duke përfshirë zhvillimin e pronave komerciale dhe rezidenciale, si dhe qendrat tregtare dhe mikpritjen,turizmin,  argëtimin, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, si dhe shërbimet për biznesin, investimet dhe mirëmbajtjen e pasurive të paluajtshme. Që nga viti 2018, kompania ka një vlerësim në treg prej afro 10 miliardë dollarë. Sipas Bloomberg, të ardhurat e kompanisë në vitin 2021 ishin afërsisht 7 miliardë dollarë, asetet ishin me vlerë mbi 30 miliardë dollarë.

Me kompanitë e tij “Emaar Properties” dhe “Eagle Hills”(filiali i së cilës do të ndërtojë në Durrës), Alabbar është i njohur për projekte të ndryshme në shkallë të gjerë në Dubai, si zhvillimi i grataçielit më të lartë të botës “Burj Khalifa” dhe qendrës tregtarë më të madhe në botë, me emrin “Dubai Mall”.

Grataçieli më i lartë në botë, Burj Khalifa, Dubai

Qendra tregtare më e madhe në botë, Dubai Mall

Edhe Qyteti Ekonomik i Mbretit Abdullah në Arabinë Saudite është zhvilluar gjithashtu nga Alabbar dhe kompania e tij “Emaar Properties”. Qyteti ka një sipërfaqe prej 168 km2 dhe është i ndarë në gjashtë komponentë kryesorë: Zona Industriale, Porti Detar, Zonat Rezidenciale, Vendpushimi Detar, Zona Arsimore dhe Distrikti Qendror i Biznesit.

Qyteti Ekonomik i Mbretit Abdullah, Arabaia Saudite

Alabbar dhe Bjellorusia

Me 28 qershor 2021, Alabbar takohet në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, me Presidentin bjellorus Aleksander Llukashenko. Takimi vinte pas bisedimeve për investime të miliarderit arab në Bjellorusi, të zhvilluara në tetor 2020 po në Minsk, me kryeministrin bjellorus Roman Golovçenko.

Foto nga takimi zyrtar i Alabbar me Presidentin bjellorus Llukashenko, 28 qershor 2021, Minsk

Sipas njoftimit zyrtar të agjencisë së lajmeve të Bjellorusisë BelTA “Një marrëveshje investimi për ndërtimin e qytetit të zgjuar të Ujit Verior në Minsk do të nënshkruhet në të ardhmen e afërt, u tha gazetarëve themeluesi dhe Drejtori Menaxhues i “Emaar Properties”, z. Mohamed Alabbar, pas takimit të tij me presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Llukashenko më 28 qershor”, mësoi BelTA.

Duke folur për projektin, Mohamed Alabbar vuri në dukje se tashmë ishte bërë shumë punë. “Ambjente të ndryshme të këtij projekti janë tashmë në fazën e projektimit. Ne jemi të vendosur të nënshkruajmë marrëveshjen e investimit për këtë projekt brenda 48 orëve dhe më pas do të jemi gati të fillojmë punën në kantierin e ndërtimit”, tha biznesmeni.“Ky është një projekt shumë kompleks dhe në shkallë të gjerë dhe ne do ta reklamojmë në të gjithë botën. Prandaj, mezi pres ta lançoj për të filluar një fushatë marketingu ndërkombëtar”, shtoi ai.

Projekti i qytetit të zgjuar në Minsk vlerësohet në 4 miliardë euro. Qyteti i zgjuar do të vendoset brenda kufijve të Unazës së Minskut, Avenue Pobeditelei, Rrugës Orlovskaya dhe Rezervuarit Tsnyanskoye. Kompleksi do të përfshijë ndërtesa banimi me të gjithë infrastrukturën e nevojshme inxhinierike dhe transportuese, objekte të infrastrukturës sociale dhe objekte publike me një sipërfaqe totale prej më shumë se gjashtë milionë metra katrorë.

Të parat që do të ndërtohen do të jenë Qendra Ndërkombëtare e Ekspozitave, Instituti i Inteligjencës Artificiale, Qendra Botërore e Tregtisë në Minsk. Në tetor 2020, kryeministri Roman Golovchenko dhe Mohamed Alabbar vendosën një kapsulë përkujtimore në sheshin e ndërtimit të Qendrës Kombëtare të Ekspozitave”, përfundon agjencia shteterore bjelloruse e lajmeve BelTA.

Kush zbulon elementë të pastrimit të parave ruse në këto vizita, është i ftuar të denoncojë .

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja