Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër

Fatos Çoçoli: Energjia sot dhe nesër

Foto ilustruese

Marrëveshja e nënshkruar më 15 janar 2025, në Samitin Botëror të Energjisë së Ardhshme në kryeqytetin Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, me Italinë dhe vetë Emiratet, është e rëndësishmë për të ardhmen e prodhimit të energjisë elektrike tek ne.

Një miliardë euro që do të investohen në tre vite 2025-2027, për të lidhur vendin tonë me Italinë me kabllo nënujore të energjisë elektrike, si dhe me investime për energjinë e ripërtëritshme, e shndërrojnë Shqipërinë në vend me shumë interes për të prodhuar energji të gjelbër për investues të mëdhenj strategjikë.

Pse u bëmë energjetikisht tërheqës për Italinë?

Bëhet fjalë për një linjë nënujore që do të lidhë portin e Vlorës me rajonin fqinj të Pulias në Itali, pikës më të afërt mes të dy vendeve tona. Linja do të shërbejë për të importuar në Itali energji të ripërtëritshme të prodhuar në Shqipëri.

Sot Shqipëria prodhon 196 megavat-orë energji elektrike nga subjektet private familjare dhe nga bizneset, shtetërore si KESH, apo biznese private. Në vendin e dytë në rajon është Serbia me një të katërtën e prodhimit të Shqipërisë, me 51 megavat-orë. Pastaj vijnë Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia, që janë bashkë në një grup midis 14 dhe 18 megavat-orë në vit.

Prodhimi nga fotovoltaikët në Shqipëri
- Energjia fotovoltaike 2013            2.8 MW/h
- Energjia fotovoltaike 2024            196 MW/h (70 herë më shumë)
- Energjia fotovoltaike 2013            0.14 përqind e prodhimit
- Energjia fotovoltaike 2024            10 përqind e prodhimi

Roli i Emirateve te Bashkuara Arabe, si një ndër vendet më të fuqishme të botës që nxit fort zhvillimin e energjive të ripërtëritshme, do të jetë kryesisht dhe pikërisht zgjerimi i prodhimit të kësaj energjie tek ne.

Ne thjesht  do të shesim energji elektrike në tregun italian. Po pse është kaq me shumë përfitim për ne? Sepse Italia, ndryshe nga Gjermania dhe Franca, dy vendet e tjera të mëdha të Bashkimit Evropian, vendosi në tre dekadat e fundit, që të mos ndërtojë centrale atomike të prodhimit të energjise elektrike.

Energjia diellore në Shqipëri dhe rajon, 2024
- Shqipëria                          196 MW/h
- Serbia                               51 MW/h
- Maqedonia e Veriut          18MW/h
- Mali i Zi                            16MW/h
- Kosova                             14MW/h

Kjo i ka kushtuar shtrenjtë Italisë, pasi tani që flasim, vendi mik dhe fqinj është ende i varur nga importi i energjisë elektrike në 40 përqind të nevojave të tij. Dhe nevojat e Italisë për të importuar janë kolosale, mbi 553 Giga-vat ne vit, ose, me çmimin mesatar të bursës energjitike sot, rreth 60 miliardë euro.

Ja përse fakti që Shqipëria ka kontraktuar 1.3 gigavat energji elektrike nga energjia diellore për tre vitet e fundit, është tërheqës për Italinë. Italia po e kupton se vit pas viti, ne shpejt do të kthehemi në vend eksportues të energjisë.

Dhe kjo energji i intereson Italisë, pse afërsia territoriale e bën këtë energji të lirë për të. Linja elektrike në Adriatik Vlorë-Pulia do të mundësojë importimin pa kufi të energjisë së gjelbër nga Shqipëria.

Rëndësia e kontratës KESH-Masdar

Italia pa akoma dhe më me interes në nëntor 2024 kontratën Korporata Elektroenergjitike Shqiptare-Masdar të nënshkruar në Baku të Azerbajxhanit. Po përse? Sepse Masdar, ndërmarrja shtetërore e prodhimit të energjisë elektrike e Emirateve të Bashkuara Arabe, që ndërton në këtë vendin e saj qytete me ndotje zero nga dioksidi i karbonit, ka një buxhet prej 30 miliardë dollarë për vitet 2025-2030, për të investuar në energjitë e ripërtëritshme kudo në planet.

Kompania Masdar, gjigandi i energjisë së rinovueshme:
·Kompani shtetërore e Emirateve të Bashkuara që do të investojë në Shqipëri e në rajon
·Investon në energji të rinovueshme, miqësore me mjedisin
·Ndërton qytete me zero emisione karboni
·Ka 83 projekte të energjisë së rinovueshme në 40 vende të botës
· Synon të arrijë 100 GW energji të rinovueshme deri në vitin 2030, me vlerë totale mbi 30 miliardë dollarë

Ja përse kryeministrja italiane Giorgia Meloni cilësoi shtatë ditë më parë se “Është një projekt ambicioz mes dy brigjeve të Adriatikut, një ndërlidhje e re energjetike, për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të eksportuar një pjesë të saj në Itali, falë një kablli nënujor në Adriatik. Një projekt që përfshin qeveritë tona, si dhe sektorët privatë dhe operatorët e rrjetit. Marrëveshja do të forcojë lidhjet ekzistuese të energjisë, që shtrihen 430 km përgjatë shtratit të detit Adriatik, duke lidhur Italinë me Malin e Zi dhe rajone të tjera të Ballkanit”.

Si do investohen 1.4 miliardë eurot e kontratës?

Marrëveshja përcakton fushat kryesore të bashkëpunimit midis Emirateve të Bashkuara Arabe, Italisë dhe Shqipërisë, duke përfshirë krijimin e projekteve të energjisë së rinovueshme në shkallë gigavat(miliona kilovat-ore) në Shqipëri, me fokus në energjinë diellore fotovoltaike dhe atë të erës.

Një pjesë e konsiderueshme e kësaj energjie të rinovueshme do të transmetohet (importohet) në Itali. Vendi ynë sot një të dhjetën e prodhimit të tij të energjisë e ka nga panelet diellore. Janë 55 kontrata të reja të nënshkruara, ose në proces bisedimi, të prodhimit të energjisë nga dielli dhe era, me fuqi 1.3 gigavat-orë në panele diellore dhe 300 megavat-orë në energji nga era.

Pesë vite më parë prodhonim energji nga dielli më pak se 1 përqind . Ky dhjetëfishim ka ndodhur në pak vite dhe Italia e ka ndjekur nga afër këtë transformim me shumë përfitim për ne si vend dhe qytetarë.

Ja përse sot, ky vend fqinj me prodhimin kombëtar të tretin në Bashkimin Evropian, pas Gjermanisë dhe Francës, është në partneritet me ne për 1.4 miliardë euro investime në tre vitet e ardhshme.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding

10 vite stërvitje dhe dietë ekstreme, njihuni me 25-vjeçarin kampion që sakrifikon për Bodybuilding