Fatos Çoçoli: Pse është dyfishuar vlera e pronave në Akërni?

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës

Në kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës po ecet me ritëm drejt fazave finale të ndërtimit, për pistën 3.2 km, kullën e kontrollit, terminalin e perpunimit te pasagjereve 25 mijë metra katrorë, ku do të përpunohen pasagjerët, me kapacitet për pritjen e deri në 3 milionë pasagjerëve në vit. Po plotësohen gradualisht  edhe të gjitha pjesët e tjera të infrastrukturës aeroportuale, si vendet ku do të punojë policia, doganat, zjarrfikësit, etj.

Ka nisur prenotimi i fluturimeve që tani. E ardhmja premtuese e aeroportit duket e qartë që tani. Këto ditë ka  nisur prenotimi i fluturimeve për në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës për vitin 2025, nga agjencitë turistike lokale dhe ndërkombëtare.

Agjencitë kanë filluar të prenotojnë avionët çartër të parë, sidomos për fluturimet transoqeanike. Fluturimet nga SHBA-të dhe Kanadaja, për shembull, mundësohen nga pista e gjatë 3.2 km e Aeroportit të Vlorës, i cili mund të presë avionë transoqeanikë.

Në vitin e parë të veprimtarisë, që është pikërisht viti i ardhshëm, Aeroporti i Vlorës pritet të ketë pasagjerë më shumë nga sa ishte parashikuar në studimin e tij të leverdisshmërisë. Ky studim fliste për vetëm 330 mijë pasagjerë për vitin e parë të aktivitetit, pra vitin 2025.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës: Të dhënat
Investimi: 104.5 mln euro
Vendodhja: Akërni. 10 min larg autostradës Levan-Vlorë
35 vite koncesion. Bazë për flotën e avionëve Air Albania
Strehë e kompanive “low cost”. Wizz Air dhe Rayan Air që ditën e parë të futurimeve
 Fluturime “point to point”. Lidhje me çdo aeroport dytësor në Greqi, Itali dhe Mal të Zi

1 milionë pasagjerë brenda vitit 2025

Me ritmin e rritjes së turizmit në Shqipëri dhe rekordet që po thyen Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit në numër pasagjerësh dhe linjash fluturimi, por edhe me të dhënat e para për prenotimet e fluturimeve për në dhe nga aeroporti i Vlorës, veprimtarët turistikë të vendit shprehen të sigurtë se ky i fundit mund të arrijë të presë për vitin 2025 më shumë se 1 milionë pasagjerë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës ka një vlerë investimi prej 104.3 milionë eurosh dhe parashikohet ta kthejë Vlorën në një ndër portat ajrore turistike më të rëndësishme të rajonit.

Vlora, “aeroporti i emigrantëve”?
Vlora do të jetë si tre aeroportet ndërkombëtare të Irlandës, që vulosën zhvillimin e saj, të mbiquajtura “aeroportet e Diasporës”
Aeroporti i Vlorës: mundësi të sjellë emigrantët nga Italia, Gjermania, Anglia, SHBA e Kanada për pushime
Aeroporti i Vlorës: qendër ekonomike
Vendi përreth: resorte dhe hotele

Aeroporti që tani ka dyfishuar pronat në Akërni

Sipas Organizatës Ndëkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), një aeroport i ri ndërkombëtar në një rajon të caktuar jo kryeqytet i atij vendi, kontribuon zakonisht, duke e shtuar me 8-10 përqind vëllimin e ekonomisë lokale.

Sipas INSTAT, ekonomia e rajonit të Vlorës, duke përfshirë edhe Sarandën, kontribuoi në vitin 2023 me një të dhjetën në Prodhimin e Përgjithshëm Bruto të vendit (PBB), ose ndryshe prodhimi kombëtar. Ai sot kap vlerën e mbi 23.5 miliardë eurove në vit. 

Duke marrë shifrën më të ulët të kontributit të një aeroporti ndërkombëtar rajonal, si Aeroporti i Vlorës, pra 8 përqind, i bie që qarkut Vlorë dhe vlonjatëve t’u shtohen si aktivitet ekonomik edhe 18.4 milionë euro gjatë vitit 2025.

Për banorë të fshatit Akërni në afërsi të Aeroportit, ky projekt ka ndikuar në dyfishimin e çmimit të pronave përreth aeroportit. Sipas tyre, prej nisjes së punimeve të aeroportit, ka pasur një interes në rritje nga qytetarë dhe sipërmarrës për blerje tokash apo banesash.

Duke qenë një aeroport rajonal në jug të vendit, Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës mund të vendosë lidhje dhe linja me aeroportet fqinje në Veri të Greqisë dhe në Jug të Italisë, si dhe përtej Ballkanit. Me potencialin e lartë të fluturimeve që në vitin e parë të veprimtarisë, me siguri që të dyja kompanitë ndërkombëtare ajrore që fluturojnë me kosto të ulët në Rinas, do të operojnë edhe në Vlorë.

Nis së shpejti edhe rekrutimi i punonjësve të aeroportit, ndërkohë që Aviacioni Civil i Shqipërisë po punon për hapjen e një akademie për profesionistë në këtë fushë, në bashkëpunim me strukturën ndërkombëtare të aviacionit civil ICAO.

Punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës po ecin me ritme të shpejta ndërsa pritet që të përfundojnë në pranverën e vitit të ardhshëm.

Futja në veprim e aeroportit të Vlorës do t’i japë oksigjen të plotë turizmit në Jug të vendit. Aeroporti pritet ta rrisë ekonominë rajonale të Vlorës me mbi 11 përqind çdo vit, ndërsa ekonominë e Shqipërisë me mbi 0.4 përqind. Ai do të nxisë ndërtimin e hoteleve të rinj përgjatë gjithë rrugës nga aeroporti deri në Vlorë, madje edhe deri në Ksamil.

Parashikohet që Aeroporti Ndëkombëtar i Vlorës të zgjasë sezonin turistik veror në Jug në 4-5 muaj.

S.B/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Klasikja' me Tiranën dhe merkato e bllokuar, Thomas Brdaric mesazh klubit: Afrimet i mirëpres, në derbi s'vlen renditja

'Klasikja' me Tiranën dhe merkato e bllokuar, Thomas Brdaric mesazh klubit: Afrimet i mirëpres, në derbi s'vlen renditja