Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga ulja e çmimit të energjisë?

Fatos Çoçoli: Sa fitojmë nga ulja e çmimit të energjisë?

Foto ilustruese

Qeveria pardje bëri me dije se çmimi i energjisë elektrike do të ulet për të gjitha familjet shqiptare nga 1 janari i vitit 2025. Janë rreth 670 mijë familjet tona sot. Deri dy-tre vite më parë, në rreth 200 mijë apartamente e shtëpi faturohej me zero kilovat-orë, për shkak se këto janë shtëpi të emigrantëve.

Për fat, gjysma e tyre sot po jepet me qera ditore ose javore për turistët dhe kjo ka shtuar konsumin e energjisë. Mesatarisht, të 670 mijë familjet tona faturojnë çdo muaj një konsum prej 680-700 kilovat-orë. 

Sa e paguajmë energjinë sot?
-          Familja pa TVSH                                9.5 Lek/kw
-          Familja me TVSH                                               11.4 Lek/kw
-          Pensionistët kryefamiljarë           648 Lek/muaj kompensim

Qeveria nuk e ngriti çmimin fundor të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë në mes të krizës së çmimeve në bursat ndërkombëtare, të shkaktuar nga sulmi i Putin mbi Ukrainë në periudhën shkurt 2022-tetor 2023. Të gjitha vendet në rajonin tonë, të krahasueshme me ne, e ngritën çmimin fundor dhe pësuan inflacion dyshifror. Ne nuk pësuam inflacion dyshifror.

Pse po ulet tani çmimi i energjisë elektrike?

Vendimi për këtë ulje të çmimit të energjisë vjen pas afro 2 vitesh që qeveria jonë paralajmëronte rritje të çmimit për ata që konsumonin mbi 800 kilovat-orë në muaj, pra vendosjen e  fashës. E paralajmëroi në tetor 2022 dhe në tetor 2023, në kohën kur çmimi në bursat ndërkombëtare rritej fort dhe ne kishim nevojë të importonim, pas gati 10 muajve pa shira.

Megjithatë, qeveria nuk na e vendosi fashën, pasi humbjet ranë në rrjet nga puna e mirë e OSHEE-së dhe qytetarët nisën ta kursejnë sadopak energjinë elektrike, duke mos e abuzuar më. Sot humbjet si teknike dhe jo teknike janë në nivelin 19 përqind, gati gjysma e asaj që ishin gjashtë vite më parë.

Ndërkohë, prodhimi i energjisë u rrit nga moti me shira, por edhe nga mirëmenaxhimi i KESH. Ai u shtua edhe nga HEC-et e mëdha private dhe nga futja në prodhim e parqeve të mëdha fotovoltaikë, si ai i Karavastasë. Kompania franceze që menaxhon Parkun e madh fotovoltaik të Karavastasë ia shet gjysmën e prodhimit shtetit tonë, sipas kontratës me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me çmimin ndër më të ultit, të kontratave të parqeve fotovoltaike në Ballkan. Ky çmim është vetëm 24.8 euro për megavat, nga rreth 55 euro për megavat që lundron mesatarja e çmimit në rajon.

Ndërkohë, edhe çmimi në bursat ndërkombëtare është i qendrueshëm. Energjia elektrike tregtohet sot në bursën referuese Hudex të Budapestit në nivelin 164 euro/megavat-orë në periudhën pik të mesditës.

Janë një sërë faktorësh pse tani qeveria mundet ta ulë çmimin për familjet. Edhe pse patëm dhe vijojmë të kemi shtatë muaj të thatë që nga prilli 2024, KESH ka arritur të mbajë rezerva hidrike në Kaskadën e Drinit.

Pse ulet çmimi i energjisë në 1 janar 2025?
Humbjet teknike dhe jo teknike ranë nga 36% në 19%
OSHEE ka ulur tarifimin aforfe dhe shtuar arkëtimet
KESH po mirëmenaxhon Kaskadën e Drinit
Prodhimi i parqeve fotovoltaike të mëdha ka filluar
Çmimi i bursave ndërkombëtare i qendrueshëm

Sa fitojmë nga ulja e çmimit?

Sot çmimi i energjisë për familjarët është 9.5 lekë për kilovat-ore, pa TVSH. Me TVSH, arrin në 11.4 lekë për familjet, ndërsa pensionistët që nga viti 2015 marrin kompensimin shtesë në pensionin e tyre për energjinë elektrike, në shumën 648 lekë në muaj.

Kryepyetja është: sa do të ulet energjia elektrike? Edhe sikur të ulet qoftë dhe nga 9.5 lekë në 9 lekë, kursimi mujor për qytetarët është i ndjeshëm.

Sa do kursejnë qytetarët nga 1 janari 2025?
Nëse çmimi i energjisë elektrike ulet me vetëm 0.5 lekë:
-          Numri i familjeve shqiptare                                         670 mijë
-          Kursimi i familjeve për një kw-orë                    670,000 x 0.5 lekë =335,000 Lekë
-          Mesatarja e harxhimit mujor për familje: 700 kw-orë
-          Kursimi në muaj                335,000 lekë x 700 = 234 mln Lekë ose 2.3 mln euro
·         Familjet shqiptare fitojnë 2.3 mln euro në muaj dhe 27.5 mln euro në vit

Nëse qeveria e ka seriozisht me ndihmesën ndaj pensionistëve, ia vlen që, duke parë situatën e mirë energjitike të vendit, që për një periudhë 1-2 vjeçare, sa pensionet të nisin të shtohen, të vendosë që familjet e pensionistëve kryefamiljarë të subvencionohen jo vetëm 648 lekë në muaj sa marrin tani, por për 100 përqind të konsumit të tyre të energjisë, deri në fashën 600 kilovat-orë në muaj

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kovaçi: 08/11/2024 09:36

    Duhet qe per te lehtesuar verferin e pesionistave, te paguhet nga shteti fasha 300kw dhe kush shpenzon më shumë diferenca të paguhet me çmimin e reduktuar. Kjo do ishte ndhmë për ta dhe jo ulja e çmimit në përgjithësi për familjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?

Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?