TIRANE- Familja e Berishës përfshihet në debatin e zgjedhjeve të Partisë Demokratike. Pas akuzave që deputetja e PD-së Mesila Doda bëri për procesin e zgjedhjeve në strukturat e PD-së, djali i ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha komentoi mbi qëndrimin e Dodës duke ironizuar postimin e saj dy ditë më parë në “facebook”. “Për disa në opozitë thumbat për Aldon vlekan më shumë se sa për ato të kundërshtarit”,- shkroi Shkëlzen Berisha. Por qëndrimet e tij në rrjetin social gjetën edhe kundërpërgjigjen e deputetes Mesila Doda.
Sërish nëpërmjet një postimi në faqen e saj në rrjetin social, Doda theksoi se është e rëndësishme që në zgjedhjet e PD të respektohet kriteri i ndarjes së mandateve. “Të dashur miq, shoh që statusi im ka ngjallur shumë interes dhe kjo është diçka e mirë besoj unë, pasi sjell veç mirë kur gjërat thuhen edhe nëse janë gabim apo disa i mendojnë si të tilla. Nuk ka qenë dhe nuk do jetë qëllim goditja e emrave të përveçëm as e zotit Mziu dhe aq më shumë e kolegut tim Bumci. Është e rëndësishme që të respektojmë kriteret dhe kriteri i ndarjes së mandateve nëse u fut si risi do duhej të respektohej për këdo dhe në çdo nivel. Kaq për thelbin e mesazhit që gjithsesi nuk ishte kaq serioz sa e trajtua. Shpresoj që në të ardhmen mesazhe të tilla mos të sjellin kaq shumë sëkëlldisje”, komenton Doda.
Fatos HoxhaKrahas debatit Doda-Shkëlzen Berisha, lidhur me zgjedhjet në Partinë Demokratike ka reaguar edhe ish-deputeti Fatos Hoxha. Edhe ky në një postim në faqen e tij në “facebook” theksoi se xhaketat e reja në PD janë të njëjta me xhaketat e vjetra, madje më keq. “Për më qartë, në lidhje më të zgjedhurit e PD-së në rrethe, i pyetur para rreth një muaji në “in box” kam thënë se: Të zgjedhurit e rinj nuk kanë ndonjë ndryshim me xhaketat e vjetra të PD që përmendni ju, nëse vazhdojmë në këtë linjë, të xhaketave, atëherë unë do t’i quaja “xhaketa gabi”, të pastruara në DRY CLEAN-in e familjes, dhe që Berisha kërkon të na i shesë si “mall firmato”.
Përsa u përket të zgjedhurve në Tiranë jam shprehur që: Nuk i njoh. Pavarësisht se ndonjërit prej tyre, i vjen era alkool deri në fb-në tim, apo “zhurma e daulles” së korrupsionit të ndonjë tjetri, ka çare veshët e shqiptarëve”,- shkroi Hoxha në faqen e tij në “facebook”.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 10 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.2%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4397
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sondazhi/ Nëse zgjedhjet bëhen sot, PS merr 46% të votave në Tiranë, thellohet avantazhi ndaj opozitës, rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:44
-
Anastas Janullatos që nuk keni njohur! Faktet në Esencë-Report Tv
25 Dhjetor, 22:34
-
Moti i keq në Shkodër/ Orteqet krijojnë probleme në rrugët Qafë-Thore dhe Theth, punohet për ti hapur (VIDEO)
25 Dhjetor, 22:32
-
Sondazhi për Durrësin/ PS thellon diferencën ndaj PD-së me 9 mandate deputetësh, kundër 5 të demokratëve
25 Dhjetor, 22:30
-
Sondazhi/ PS merr Durrësin me diferencë të thellë në përqindje! Partitë e reja më të preferuara nga emigracioni
25 Dhjetor, 22:29
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh
25 Dhjetor, 22:12
-
Sondazhi për Lezhën, PS merr shumicën në këtë qark, diferencën e thellon emigracioni! Rriten partitë e reja
25 Dhjetor, 22:11
-
Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë
25 Dhjetor, 21:59
-
Sondazhi i Dibrës, PS përmbys rezultatin merr 3 mandate deputetësh kundër 2-ve të PD-së
25 Dhjetor, 21:51
-
Sondazhi për Dibrën, garë e ngushtë mes PS dhe PD, bojkotohen partitë e vjetra të tjera! Të rejat shohin ngjitje
25 Dhjetor, 21:49
-
Çfarë blemë dhe çfarë shitëm me vendet partnere? Eksportet me rënie gjatë 11-mujorit! Luhaten importet
25 Dhjetor, 21:48