Fatos Klosi: Ja si e zbuluam Metën në vitin 1997 kur merrte urdhra nga Berisha dhe si ra në përgjim të telefonatave me kryefoltoristin

Fatos Klosi: Ja si e zbuluam Metën në vitin 1997 kur merrte urdhra nga Berisha dhe si ra në përgjim të telefonatave me kryefoltoristin

Berisha Meta dhe Fatos Klosi

Teksa në Shqipëri zien debati nëse ish-presidenti Ilir Meta ka qenë apo jo bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një tjetër çështje që po komentohet gjerësisht në media, korridoret e politikës dhe nga vetë qytetarët është raporti mes kreut të Partisë së Lirisë dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili duhet theksuar që është i shëndetshëm, pavarësisht disa krisjeve disa krisjeve në kohë të ndryshme. Gjatë këtyre ditëve, por edhe më herët, gazeta “SOT” ka deklaruar se Meta dhe Berisha janë bashkë prej 30 vitesh, ndërkohë që ekzistencës e këtij lajmi e ka pohuar ditën e djeshme edhe ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi. Ky i fundit dje gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, ka zbuluar për herë të parë se ish-presidenti Meta dhe ish-kryeministri Berisha kanë pasur kontakte që në vitin 1997. Klosi ka zbuluar se si përmes përgjimit të një telefonate ua rrit të verifikohej se Meta në 1997 ka qenë nën urdhrat e Sali Berishës. “Në vitin 1997 ka pasur një telefonatë të ambasadorit italian Foresti në atë kohë me Tritan Shehun dhe në ato telefonata u zbulua krejt rastësisht se Ilir Meta merrte porosi nga Sali Berisha. Zbulimi i asaj telefonate ka qenë një rastësi e madhe. Janë ato telefonat shtëpiakë që punojnë me valë dhe një telefon me të cilin po bëhej biseda nuk punonte mirë dhe kështu që biseda dëgjohej edhe nga telefona të tjerë dhe u kap fare rastësisht biseda, por aty u zbulua që Berisha i jepte porosi Ilir Metës”, deklaroi ai.

Bashkëpunimi mes tyre ka nisur pas revoltës së Poliçanit

Më tej ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi ka folur dhe për aleancën Meta Berisha në 2013. Klosi në atë kohë ka qenë pjesë e LSI dhe ka dhënë shumë detaje. Klosi ka hedhur dyshime se Berisha e ka pasur në kontroll Metën që pas ngjarjeve të Poliçanit. Për të gjithë atë që nuk e dinë, në vitin 1992 u tentua arrestimi i Ilir Metës, pasi u akuzua si organizator i protestës së armatosur te Uzina Ushtarake në Poliçan. “Ilir Meta po e kopjon Sali Berishën. Meta nuk ka qenë kështu, kam pasur bashkëpunim kur ka qenë kryeministër dhe më ka pëlqyer. Meta ka ndryshuar goxha, ja sot merr nisma të tilla që mua si qytetar më turpërojnë. Meta po bën nisma që Berisha i ka bërë, tani ata janë aleatë dhe janë aleatë të vjetër. Për Metën e di që në historitë e famshme të Poliçanit që ai ka qenë në influencën e Berishës. Nuk e di nëse është kërcënuar apo ka qenë një marrëveshje për mbështetje reciproke. Kam parasysh ditën e fundit që LSI bëri koalicion me Berishën. Dritan Prifti bëri deklaratë që do bashkohej me Berishën dhe i kërkuam llogari Metës dhe ai na tha që jo nuk shkojmë me Berishën, por të nesërmen pamë nga televizionet që Meta bëri koalicion me Berishën", u shpreh ai për gazetën “SOT”. Ndërkohëzoti Klosi ripërsëriti bindjen se bashkëpunimi mes Metës dhe Berishës është i hershëm. “Po është e vërtetë në fakt. Kjo është një deklaratë që është bërë nga të tjerë persona dhe unë e përsërita. Berisha  dhe Meta kanë bashkëpunuar prej kohësh bashkë”, nënvizoi ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi për gazetën “SOT”.

Ja si nisi greva e Poliçanit

Greva e Poliçanit filloi më datën 20 prill 1992, në atë periudhë Kryeministër ishte Aleksandër Meksi, ministër i Mbrojtjes Safet Zhulali (i ndjerë) dhe Drejtor i Kombinatit Mekanik Gëzim Cane. Situata agravoi më 24 gusht kur një ushtar qëlloi me armë zjarri dhe kjo soli revolta. 3.500 punëtorë pretendonin se ishin shkarkuar në mënyrë të padrejtë dhe pati konfrontim me administratë. Personi që u akuzua si organizator ishte Meta, deputet në atë kohë. Kuvendi Popullor, me vendimin nr.231, datë 17.9.1992, shkarkoi nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm Maksim Haxhia, për dobësi të theksuara në punë, për mungesë objektiviteti dhe zvarritje në hetimin e disa çështjeve penale të rëndësishme. Më 22 tetor 1992 pas disa ditësh debate parlamentare të tensionuara ju hoq imuniteti deputetit Ilir Meta, i akuzuar si nxitës i demonstratave në Poliçan. Në muajin prill 1993 në Poliçan shkoi për vizitë Presidenti i Republikës, Sali Berisha në një përpjekje për uljen e tensioneve midis të tjerave ai deklaroi: “Ata që politizuan grevën e Poliçanit ishin mjeranë politikë”. Dyshimet janë që pas kësaj ngjarje ka nisur dhe bashkëpunimi Meta-Berisha./GazetaSot

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Saurreli: 05/08/2022 23:45

    Ajo qe mesojme cdo dite eshte e turpshme. Si per ata qe targeton Rama, psh Meta dhe lidhjet e hamendesuara te tij me ish OSSH apo komunikime si deputet ose kre ibFRESH me ish presidentin e vendit; por sidomos per zyrtaret qe jane paguar si per te "pavarur" dhe qe duhet zbatojne ligjin. Sepse ligji parashikon qe veprimtarite e Sherbimeve Informative, sic SHISH ku zoteria ka qene drejtor, jane te klasifikuara "sekret shteteror". Dhe nese direkt apo rastesisht pergjohet nje ish ambasador, ekspozimi eshte i paautorizuar nese nuk eshte hequr klasifikimi. Shkurt, zoteria ka kryer nje krim dhe duhet te hetohet nga organi kompetent. Kuptohet kjo nuk ndodh. Por lehtesia si puna e "bajges se lopes" qe te tille individe veprojne ne raport me funksionin shteteror, sikunder etika e ulet e komunikimit psh te Rames, te bejne te ndihet i pavlere jo i shkolluari apo njeriu i thjeshte, por madje deri tek qeni apo macja qe u ngrihen qimet perpjete nga te tille hipokrite.

    Përgjigju
    • Sali karaxhici: 06/08/2022 12:00

      O pallosh ti me nxjer te paster nje (vetem parti nuk mund ta quash) organizate terroriste te vetquajtur Partia Dhjermokratike me ne krye kriminelin sali karaxhicin, shiku i gazidedes zhduku pa lene gjurem shume kundershtare te sali gerdalles dhe nje nder keta i nderuari Remzi Hoxha.

    • Kozi: 06/08/2022 07:56

      Dhe Klosi ndonëse e zbuloi ne 1997 që ishte vegël e Berishës hajduti Meta, në 2004 u bë pjesë e LSI dhe eksponent i kësaj partie me Kryetar dhe bekimin e po e hajdut Meta. Tani Lind pyetja mos ky Klosi u afrua me ndonjë qëllim si pykë e Fatos Nanos në partinë e Meteës madje dhe kandidoi si deputet i partisë së Hajdutit Meta ahHahhah . Klosi, Idajet Beqiri, Frrok Çupi e disa kërma janë njëlloj, tjjesht bëjnë zhurmë mediatike për një pjatë përshesh

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni