Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ka komentuar situatën politike në vend. Në një intervistë për gazetën SOT ai paralajmëron se rasti i Arben Ahmetajt tregon se SPAK ka filluar të lëvizë. Sipas tij, dosjet si “Gërdeci”, “21 Janari”, afera e “CEZ-DIA” dhe privatizimi i ish-kompleksit “Partizani” pritet të hapen dhe Klosi zbulon se faktet janë aty, thjesht hapja e tyre do të ndodhë në kohën e duhur.
"Të djathtët me ato që kanë bërë faktet aty janë, kurse këta që janë në pushtet i kanë gjërat më të freskëta.
Për mua s’ka diferencim të majtë ose të djathtë, SPAK duhet që të bëjë punën e tij. E thashë në fillim faktet e tyre nuk ndryshojnë me, ne duhet ti nxisim që të përparojnë në punën e tyre.
Kështu që SPAK duhet të bëjë punën s’ka rëndësi i majtë apo i djathtë, rëndësi ka që të tjerët të mendohen më shumë për gabimet që do të bëjnë", tha ai.
"Deri tani u ankuam që SPAK nuk po lëvizte, ose ishte i ngadalshëm, por me duket se po lëviz. SPAK heq koren e një problemi pasi është gjykata ajo që do vendos por ama nëse hiqet korja nuk vihet në lëvizje gjykata, kështu që SPAK ka një detyrë shumë të rëndësishme. Edhe sikur të gabojë e korrigjon gjykata. Rasti Ahmetajt tregon se SPAK ka filluar të lëviz", tha Klosi, që komentoi edhe emërimin e Taulant Ballës, ministër i Brendshëm.
"Emërimi i Ballës ishte nevojë, duke qenë se iku ai tjetri dhe normalisht do vinte dikush në vend të tij. Sa i takon sekretarit mendoj se duke qenë se është shpallur kongresi në shtator tani janë pushimet më mirë të bëhet kongresi pa sekretariat është më objektive. Po edhe dy muaj janë, apo një muaj e gjysmë shumë pak kohë ka mbetur, nuk është se është ndonjë ngjarje e rëndësishme pse e shkriu sekretariatin, do zgjidhet sërish i riu", tha Klosi.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7447
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: E marta e kiametit...
23 Nëntor, 19:52
-
Berisha i refuzuar nga militantët, porosi drejtuesve të qarqeve për protestën: Të martën sillni sa më shumë njerëz në Tiranë
23 Nëntor, 18:35
-
Intervista e Dumanit/ Lapardhaja: Dje konfirmoi që SPAK dhe ai janë indiferent ndaj sulmeve politike! Një prokuror që nuk ka marrë asnjë dhuratë, fat për shoqërinë shqiptare
23 Nëntor, 17:35
-
Pas 7 refuzimesh, Berisha s'heq dorë! Këmbëngul për liri në Gjykatën e Lartë
23 Nëntor, 15:41
-
Megjithë përpjekjet dhe ndihmën e përfaqësuesit grek, PD nuk arrin ta përfshijë Sali Berishën në rezolutën e PPE-së
23 Nëntor, 12:17
-
Dumani me 3 apartamente? Kreu i SPAK i përgjigjet Berishës: Kurrë në jetën time s’kam pranuar jo ryshfet, por as dhuratë mbi 100 dollarë
22 Nëntor, 21:48
-
Altin Dumani: Indiferent ndaj sulmeve të politikanëve, SPAK s'mban grafikë ndaj kujt ushtron ndjekje penale! Rëndësi kanë provat, jo emri! Në Sky gjetëm lidhjet e krimit me politikanë e zyrtarë
22 Nëntor, 21:22
-
Mero Baze: Mesazhi i Berishës, nga ‘gjyqi’ i sajuar kundër Ivi Kasos
22 Nëntor, 19:24
-
'Studio Live'/ Vendimi i GJK për Berishën, Haklaj: E quajti arrestimin të ligjshëm, unanim 8-0! Meta humbi burrërinë, kërkoi pasaportën! Faik Basha: Është më i frymëzuar se kurrë
22 Nëntor, 18:01
-
Ylli Pata: Pse shpërtheu bomba në PD pas vendimit të Kushtetueses
22 Nëntor, 17:58
-
Partia Popullore Europiane 'godet' Sali Berishën, nuk kërkon lirimin e tij! Rezolutë për Shqipërinë, mbështet vijimin e reformave
22 Nëntor, 13:35
-
Pse priti deri në fund Berisha, çfarë shpresonte?
22 Nëntor, 13:08
Nje politikane tha:U hap "puseta" e korrupsionit.Qofte per hajer thote populli.A mendohet se "puseta" do te pastrohet poltesisht(edhe llumi qe ka dekantuar ne fund) apo do te hiqet vetem uji i siperm?
PërgjigjuSe vetëm për të pritur ke
PërgjigjuShoku Fatos. Nuk ben ne kete moshe pjekurie te thuash "e djathta". Qush nga 1945 nuk kemi te djathte. E eleminoi regjimi enverist. PD dhe PS, jane thjesht pasrendese te monstres PP: ndersa "socialistet" perfaqesojne kuadrin e mesem e sidomos te larte te Qytetit, "demokrater" ate te mesem dhe te ulet te Fshatit. Sic me rastin tuaj qe u kap "kuadri socialist i qutetit". Hetimet do nisin kur te nisin edhe per pallatin ku banon dhe zotrote.
PërgjigjuA do ndeshkohet Berisha , Meta,Monika,etj.Deri tani SPAKU me duket pordhe e ftohte
Përgjigju