Fatos Klosi në prezantimin e 
kandidatëve të LSI në Tiranë

Fatos Klosi në prezantimin e <br />kandidatëve të LSI në Tiranë
Sot paradite Nënkryetarja e LSI-së, deputetja Kejdi Mehmetaj, e cila së bashku me Ministren e Integrimit, Klajda Gjoshën, udhëheqin listën e LSI-së për Qarkun Tiranë zhvilloi një takim me përfaqësues të komunitetit mallakastriot në Tiranë.
 
“Jam krenare për rrënjët e mia mallakastriote, - u shpreh Kejdi Mehmetaj, - dhe ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen që i jepni LSI-së si një forcë e të ardhmes”.
 
Ndërsa, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehu krenarinë që në krye të listës së LSI-së për Tiranën është një përfaqësuese kaq dinjitoze e rinisë si Kejdi Mehmetaj, e cila gjatë mandatit të saj si deputete tregoi vlerat më të mira që kanë të rinjtë tanë dhe ishte një avokate e shkëlqyer e çështjeve, që shqetësojnë më shumë rininë tonë si arsimi dhe punësimi.
 
“Po kështu - u shpreh Meta, - ajo inicioi hartimin dhe miratimin e Ligjit për vullnetarizmin duke dëshmuar një kulturë të re për të cilën kanë nevojë të rinjtë tanë, atë të solidaritetit dhe socializmit”.
 
Sakaq, Meta falënderoi mallakastriotët për përkrahjen që i kanë dhënë LSI-së që nga krijimi i saj, ku vlerësoi kontributin e shquar të Prof. Fatos Klosit si një nga themeluesit kryesorë të LSI-së.
 
Në këtë takim foli edhe Prof. Fatos Klosi, i cili duke mbështetur kandidaturën e Kejdi Mehmetaj vlerësoi mbështetjen dhe besimin që LSI-ja u jep të rinjve e të rejave.
 
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari