Fatos Lubonja: Prokurori ishte Breca

Njëri prej të dënuarve në listë, është edhe Fatos Lubonja, që përndiqej prej të atit, Todi Lubonja, ish-funksionar në rregjimin e Hoxhës. Lubonja mori dënimin me 20 vjet heqje lirie. Në dëshminë e dhënë pak kohë më parë, publicisti Lubonja thotë se ata u dënuan me vdekje vetëm pse i shkruan udhëheqjes së PPSH-së disa letra për ndryshimin e kursit politik të Shqipërisë, pas prishjes së marrëdhënieve me Kinën. Fillimisht e dënuan me nga 10 vjet burg, ndërsa më pas dikush dha urdhër dhe me një proces të dytë, u pushkatuan. Sipas tij për ta u përdor një nen për "Agjitacion dhe propagandë", fraksion dy, por ishte për raste lufte dhe që në fakt ishte një letër nga burgu, që ata bënin. Pushkatimi i tyre u bë sipas nenit "Krijimi i një organizate antirevolucionare, antisocialiste, antidemokratike" për të përmbysur pushtetin me dhunë. Lubonja kujton se ishte arrestuar në shkurt 1979, me akuzën se ishte pjesë e një organizate për të bërë krime. Duke folur për dënimet Lubonja ishte shprehur se pretencën e dha prokurori, sepse gjyqi kishte prokuror dhe gjykatë dhe ky ishte Skënder Breca, siç duket edhe nga dokumenti.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike