Fatos Tarifa: Belind Këlliçi, tepër i vogël për një përgjegjësi kaq të madhe sa drejtimi i Tiranës

Fatos Tarifa: Belind Këlliçi, tepër i vogël për një përgjegjësi kaq të madhe sa drejtimi i Tiranës

Belind Këlliçi

Fatos Tarifa, në një shkrim të publikuar sëfundmi është treguar mjaft kritik me kandidatin e koalicionit Meta-Berisha për Bashkinë e Tiranës. Fatos Tarifa, e shef Belind Këlliçin si një katastrofë nëse ai do të vendosej për udhëheqjen e Tiranës.

Sipas Tarifës, Këlliçi do të ishte një zgjedhje e dobët përballë kandidaturës së Erion Veliajt, që sipas tij i ka dhënë shumë zhvillimit të Tiranës deri më tani. Duke komentuar një intervistë që Këlliçi ka dhënë mbrëmjen e kaluar, Tarifa shkruan se Këlliçi nuk është për këtë punë e madje për Tarfiën duket shumë i vogël për administrimin i Tiranës. Në fakt Tarifa thotë se Këlliçi madje është shumë i vogël për marrë drejtimin e ndonjë bashkie tepër të vogël, si ajo e Gramshit apo e Përmetit, e jo më të marrë përsipër një përgjegjësi aq të madhe si drejtimi i Tiranës.

"Kontestuesi kryesor i Veliajt në këto zgjedhje, Belind Këlliçi, jo vetëm nuk më bind, por mendoj se ai do të ishte një zgjedhje e dobët, madje e keqe për t’i besuar administrimin e kryeqytetit tonë dhe përmirësimin e kushteve tona të jetesës. Në bisedën e tij mbrëmë për TV Klan, Këlliçi, ashtu si Veliaj, kishte një mundësi shumë të mirë t’u thoshte qytetarëve të Tiranës se cili është ai, pse kandidon, çfarë synon të bëjë nëse zgjidhet në krye të bashkisë dhe si. Ai jo vetëm e shpërdoroi këtë mundësi, por, të paktën mua më bindi se nuk është për këtë punë. Dhe unë nuk besoj se jam i vetmi qē mendoj kështu, as ndër të paktët.

Nuk e njoh këtë djalë (them djalë sepse është më i ri në moshë se djali im vogël), por nga sa kam dëgjuar të thotë deri më sot–dhe nga sa dëgjova të thoshe mbrëmë–ai më duket tepër i vogël për një përgjegjësi kaq të madhe sa është administrimi i Tiranës sonë kozmpolitane njëmilionëshe, madje edhe për drejtimin e një bashkie të vogël, si ajo e Gramshit apo e Përmetit”, shkruan Tarifa.

Fatos Tarifa ironizon edhe premtimin e Belind Këlliçit për transport falas, duke shkruar se shumë projekte për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të kryeqyqetit do të jenë ‘dhuratë’ prej tij.

“Çfarë tha mbrëmë Këlliçi? Ai theksoi se është i djathtë, madje gati sa s’tha se është gjenetikisht i djathtë, i djathtë në gen, i lindur djathist, por premtimet që u bën qytetarëve të Tiranës janë ekstremisht të majta, të majta deri në utopi. Shumë projekte të tij për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të kryeqyqetit do të realizohen falas, pa shpenzime, do të jenë dhuratë prej tij, ose rezultat i aftësive menaxhuese të tij. (...) Këlliçi tha mbrëmë edhe të tjera, por thuajse çdo gjë gjë që ai tha më bindi se një administrator si ai do të ishte nje “disaster”, një katastrofë për kryeqytetin tonë, për të gjithë ne banorët e tij”, vijon Tarifa.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ngelsi: 31/03/2023 18:34

    Nuk ka rëndësi i madh apo i vogël! Çfarë ka drejtuar ky djalë deri tani dhe ka dalë me sukses?! Kështu bëhen llogaritë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI