Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila përgënjeshtroi një lajm që qarkullon në disa media sipas të cilit ajo shpenzon 700 euro në natë për të qëndruar në një dhomë hoteli në udhëtimet jashtë vendit. Gjonaj tha se kjo faturë është prerë për të gjithë delegacionin dhe se kanë qenë dy net qëndrimi në një hotel.
Përmes ish-deputetes Albana Vokshi, PD deklaron se dhoma e luksit që ka shkaktuar 700 euro është në emrin e ministres Gjonaj dhe është dhomë teke, dhe i gjithë delegacioni nuk mund të akomodohet në këtë dhomë.
"Biletat nxjerrin genjeshtare Etilda Gjonajn. Ministrja ka paguar 700 euro per 1 nate, per 1 person, per 1 dhome.
Reagimi i Etilda Gjonit për hotelet luksoze me çmime sheikësh, ku qendron gjatë vizitave zyrtare, tenton të bëjë shqiptarët për budallenj.
Faturat janë të shkruara e zeza mbi të bardhë.
Dhoma e luksit me 700 euro nata:
1. Është në emrin e Ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
2. Është dhomë teke.
3. Është dhomë e paguar për 1 person, ku, normalisht, nuk mund të gjente strehë gjithë delegacioni, siç mashtron ministrja e Edi Ramës.
Edhe kontrollin e brendshëm e ka porositur sa për të larë duart me opinionin publik, që e refuzon luksin e qeverisë së vendit më të varfër në Europe! Askush nuk e ka detyruar Etildën të zgjedhë hotele me 5 yje gjatë vizitave të saj, vizita të cilat nuk rezultojnë në kohë bumi turistik, që Etilda të mos gjejë një dhomë të zakonshme, pa shumë luks dhe komoditete të tjera speciale.
Dhe, së fundi, zonja ministre e një qeverie hajdute gënjen edhe për kohën e publikimit të lajmit, i cili është shpërndarë parmbrëmë, jo para 24 orësh, siç përpiqet të mashtrojë Etilda, në mënyrë që të justifikojë heshtjen e gjatë për shpenzimin e parave publike si t’i kishte fituar në bixhoz", deklaron Vokshi.







Dokumentet e publikuara nga PD
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50.6%
-
E gabuar
40.2%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 2902
Lajme të tjera
-
Kadilli: Nuk do pranoja të garojë për Bashkinë Tiranë nga asnjë palë e PD! Përgjegjësit pas 14 majit të largohen
21 Mars, 17:50
-
Lufta brenda PD-së, analisti Burimi: Keni 1 vit pa zgjedhjen e kryetarit! Karabina: S’duam të fusim vëllavrasje demokratët
21 Mars, 14:46
-
Regjistrimi i koalicionit Meta-Berisha, PD kërkon rrëzimin nga KAS: Përdorin simbolet tona, s'kemi kërkuar aleancë! Po kandidatët kush do i propozojë?
21 Mars, 11:10
-
Mero Baze: Bashkimi i PD nuk ka të ardhme, pa provuar ndarjen në këto zgjedhje
20 Mars, 19:41
-
‘14 maji’/ Baçi në Report Tv: Alibeaj i ka nxjerrë kandidatët nga kafja ‘aman pranoni’! Topollaj: Ju doni bashkimin, por të jeni vetëm ju
20 Mars, 18:34
-
KQZ nuk e njeh si kryetar të PD, Sali Berisha nuk dorëzohet, bën ankim në Kolegjin Zgjedhor! Tjetër padi në KAS: Pezulloni regjistrimin e Alibeajt
20 Mars, 15:45
-
PD e Elbasanit: Bashkia po blen votat e qytetarëve që janë në nevojë! Gledjan Llatja: E padëgjuar! Vetëm "foltorja" mund të kërcënojë shoqatat e bamirësisë me padi penale
20 Mars, 15:45
-
Ekskluzive/ Për herë të parë relatori i KAS-it flet në 'Kontrast', Koli Bele: Ja pse vendosëm regjistrimin e PD
20 Mars, 15:43
-
Alibeaj mbledh grupin dhe Kryesinë, i përgjigjet Berishës: I kemi kandidatët për 61 Bashkitë! Lironi selinë! 3 skenaret si do hyjnë në '14 maj'
20 Mars, 12:32
-
PD nxjerr kandidat për Bashkinë Vorë mjekun Ibrahim Bruka! Në 2020 kandidoi për deputet në qarkun Kukës
18 Mars, 19:13
-
VIDEO+FOTO/ ‘Apeli’ i dha vulën, Alibeaj ‘jo luftë’ për selinë e PD! Ja si duken zyrat e reja të PD-së
18 Mars, 15:19
-
KQZ regjistron përfundimisht PD-në me kryetar Alibeajn! Kalojnë edhe aleancat, Berisha 'përjashtohet' nga koalicioni me Metën! Sefa: Të merren masa, përdorën simbolet tona
18 Mars, 11:37
Etildes i jepen 700 euro nata,,,albana vokshit 7 dollare ne nate ia jap jo me shume...
PërgjigjuShikoni miliardat e Ilir Metes & Monika Kryemadhit me 3 femije ne Londer,shikoni miliardat e Lul Bashes me familjen ne Hollande,shikoni miliardat e Sali Kriminelit me djalin e nusen ne hotelet me lloksoze, e mos u merni kot me 700 euro se eshte turp i madh per ju harbutet e PD-LSI
PërgjigjuHidhuni perpjete po deshet. Zgjedhje nuk ka per te pasur ne tetor.
PërgjigjuURGJENTISHT DUHET TE JAPE DORHEQJE ME NJE POPULL FUKARA TE PAGUASH 700 euro ESHTE KRIM PERPARA FUKARENJEVE DHE PENCIONISTEVE
PërgjigjuPo Basha Ku i gjen fondet qe shkon e rri ne hollande?
PërgjigjuO dori me y po Basha nuk merr fonde nga shteti more. Ministrija paguhet nga taksat e qytetarve jo Basha. Kerkoi llogari ujkut qe po te ha more lere Bashen
Ministri nuk e ka udhetim personal qe shkon vetem kshuqe para se te dalin faturat te pyesin njehere sa veta kane qene ne delegacion e sa eshte qendruar se eshte shume lehte te behet llogaria per nje person. Po Albana di te beje vetem llogari te tenderave te dashnoreve prandaj kaq di e kaq thote
Përgjigju