Fatura/ Drejtësia i kushton
175 milionë euro buxhetit

Fatura/ Drejtësia i kushton<br />175 milionë euro buxhetit
Katër vitet e ardhshme qeveria shqiptare pritet të shpenzojë 175 milionë euro për zbatimin e reformës në drejtësi. Shifra është përllogaritur nga një dokument të Ministrisë së Drejtësisë të quajtur Strategjia Ndërsektoriale për Drejtësinë 2017-2020, i miratuar pak ditë më parë edhe në Këshilli e Ministrave.

Shqiptarja.com disponon një kopje të këtij dokumenti i cili detajon se në çfarë drejtimesh do të shpenzohen këto para, të cilat janë një “goditje” e rëndë e buxhetit të shtetit, nëse nuk do të përballohet nga fondet e Bashkimit Evropian.

Tetë janë objektivat në funksion të të cilave do të investohen shumat marramendëse. I pari është forcimi i pavarësisë dhe llogaridhënies nga institucionet e drejtësisë dhe pritet të kushtojë 53.5 milionë uro. Ky objektiv ka të bëjë me forcimin e statusit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve; riorganizimin e hartës gjyqësore dhe prokuroriale; përmirësimin e organizimit të administratës gjyqësore për të arritur standardet evropiane; rritja e eficencës së Gjykatës së Lartë dhe zvogëlimi i barrës së çështjeve, etj.

Objektivi i dytë ka të bëjë me specializimin e trupës gjyqësore që parashikohet të kushtojë 1.1 milionë euro. Ky objektiv ka të bëjë me zgjerimin e aktiviteteve trajnuese të Shkollës së Magjistraturës,  në lidhje me trajnimin fillestar të kandidate për gjyqtarë dhe prokurorë si dhe transformimin gradual saj, ndryshimi i vendndodhjes, përshtatja e godinës dhe blerja e pajisjeve.

Objektivi i tretë është forcimi i efikasitetit dhe rritja e transparencës që parashikohet të kushtojë 4.9 milionë euro. Ai përqendrohet në përmirësimin e sistemit të informacionit dhe efikasitetit i sistemit të njoftimeve, parandalimi i shtyrjes së gjyqeve, etj. Objektivi i katërt është rritja e efikasiteti të drejtësisë penale dhe masave anti-korrupsion, me kosto 9.6 milionë euro.

Ai parashikohen rritjen e pavarësisë se brendshme dhe të jashtme të prokurorëve dhe prokurorisë dhe krijimin e një strukture të specializuar anti-korrupsion në nivel kombëtar, ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale apo përmirësimi i legjislacionit penal (duke përfshirë gjykatën e minorenëve). Objektivi i pestë është përmirësimi i sistemit të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes sistemeve elektronike.

Ky objektiv kushton 81.5 milionë euro dhe parashikon investime në sistemin elektronik të gjyqësorit, ngritje së sistemeve specifike të prokurorisë, rritjen e efiçencës së Ndihmës Juridike Reciproke, etj. Objektivi i gjashtë është mbrojtja e të drejtave të njeriut në burgje dhe përmbushja e tij pritet të kushtojë 20 milionë euro.

Ai fokusohet tek rritja e mundësisë për punësimin e të burgosurve dhe ofrimin e programeve te edukimit, reduktimi i mbipopullimit në burgje, forcimi dhe përmirësimi i shërbimit të provës, etj. Objektivi i shtatë, përmirësimi i funksionimit të Ministrisë Drejtësisë dhe organeve të varësisë, të reja kushton 2.9 milionë euro, ndërsa objektivi i tetë dhe i fundit, është krijimi i kuadrit ligjor dhe arbitrazhit, që kushton 650 mijë euro.
 
Kostoja
“Luani”
Pjesën e “luanit” në tortën e shpenzime e zë objektivi i pestë: përmirësimi i sistemit të bashkëpunimit ndërkombëtar përmes sistemeve elektronike. Ky objektiv kushton 81.5 milionë euro dhe parashikon investime në sistemin elektronik të gjyqësorit.
 
Prioriteti
Në vend të dytë nga kategoria e shpenzimeve është prioriteti për forcimin e pavarësisë dhe llogaridhënies nga institucionet e drejtësisë dhe pritet të kushtojë 53.5 milionë uro. Ky objektiv ka të bëjë me forcimin e statusit të të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve.
 
Demokratizimi
Objektivi i tre të i shtrenjtë është mbrojtja e të drejtave të njeriut në burgje dhe përmbushja e tij pritet të kushtojë 20 milionë euro. Ai fokusohet tek rritja e mundësisë për punësimin e të burgosurve, reduktimi i mbipopullimit në burgje, forcimi i shërbimit të provës, etj.

fatura drejtesia

fatura drejtesia

fatura drejtesia

fatura drejtesia
 (Tabela e shpenzimeve)

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar

Zjarret në Turqi, 21 të plagosur, mijëra të evakuuar