Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dje një pretendim të ardhur nga gjykata e Shkallës së Parë të Fierit dhe nga Gjykata e Apelit në Vlorë për shfuqizimi, si i papajtueshëm me Kushtetutën, i ligjit nr.8662, "Për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike". Gjithçka ka nisur në muajin Mars të këtij viti kohë kur Gjykata e Fierit vendosi pezullimin e një padie të bërë nga komuna Cakran dhe ujësjellësi i Selishtës ndaj ndërrmarjes CEZ, dhe një kompanie përmbarimi ndërsa objekt i kësaj padie ishte deklarimi i pavlefshmërisë së titujve ekzekutivë, faturat e shitjes së energjisë elektrike dhe dërgimin e çështjes Gjykatës Kushtetuese, për t'u shprehur. Këtë vendim të Gjykatës së Fierit, kompania CEZ e ka apeluar në Vlorë por Apeli i Vlorës me një vendim të muajit Prill ka vendosur pezullimin e gjykimit të çështjes duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit. Objekti duket se ka qenë shpallja e antikushtetuetshmërisë të dy ligjeve që i jepnin tagrin e "titullit ekzekutiv" pra menjëherë të zbatueshëm faturave të energjisë elektrike. Mbërritja e çështjes në Kushtetuese ka zgjuar edhe interesin e Kuvendit të Shqipërisë dhe qeverisë shqiptare ku përfaqësuesit e tyre duket se kanë mbrojtur ligjet që i kanë miratuar vetë, ndërsa aktualisht ndodhen në kulmin e konfliktit me kompaninë CEZ. Kushtetuesja i ka dhënë të drejtë kompanisë CEZ dhe ka rrëzuar në mënyrë përfundimtare kërkesën e paraqitur nga Gjykata e Fierit dhe ajo e Apelit të Vlorës, duke siguruar vijueshmërinë e procesit të ekzekutimit të menjëhershëm të detyrimit të faturave nga ana e kompanisë private CEZ. Më poshtë Shqiptarja.com boton pjesë të vendimit të Kushtetueses ku arsyetohet rrëzimi i kësaj kërkese:
Vendimi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vënë në dyshim kushtetutshmërinë e ligjit për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike, duke parashtruar këto argumente:
1. Procesi gjyqësor i lëshimit të urdhërimit të ekzekutimit është një proces pa palë kundërshtare. Subjekti ndaj të cilit kërkohet lëshimi i urdhrit të ekzekutimit nuk thirret në gjykim, nuk dëgjohet, nuk mund të njihet me argumentet dhe provat e palës kërkuese, të debatojë në lidhje me to dhe të mbrohet. Për rrjedhojë, debitori/individi nuk gëzon të drejtën për një proces të rregullt ligjor të parashikuar nga neni 42/1 i Kushtetutës. Për më tepër, ky ligj nuk përmbush kriteret e kërkuara nga neni 17 i Kushtetutës në rastin e kufizimeve të të drejtave të njeriut.
2. CEZ Shpërndarje SHA është regjistruar si shoqëri tregtare dhe vepron në treg si furnizuese e energjisë elektrike me kontratë. Kontrata mes CEZ SHA dhe abonentit është kontratë individuale mes dy subjekteve të barabartë, të cilët çdo konflikt që buron prej saj duhet ta zgjidhin me padi themeli në gjykatë.
3. Ligji vjen në kundërshtim me parimin e shtetit të së drejtës dhe me parimin e sigurisë juridike. Si pasojë e paqartësisë dhe mungesës së parashikimeve tekstuale ligjore, në çështjet civile, me objekt lëshimin e urdhrit të ekzekutimit për faturat e energjisë elektrike janë konstatuar praktika të ndryshme të gjykatave lidhur me faktin nëse kamatëvonesat janë tituj ekzekutivë, si pjesë përbërëse e faturës së energjisë elektrike.
Argumentimi
Gjykata vëren se metoda e përzgjedhur nga ligjvënësi nëpërmjet cilësimit si titull ekzekutiv të akteve të ndryshme, nuk është zbatuar vetëm në sektorin e energjisë elektrike, por ndeshet dhe në fusha të tjera. Kjo nuk tregon se atribuimi si titull ekzekutiv i faturës së energjisë elektrike është forma e vetme për të arritur qëllimin e kërkuar, por tregon se ligjvënësi këtë formë të atribuimit si titull ekzekutiv të një akti e ka konceptuar si të domosdoshme dhe efektive, në disa sektorë me problematika sociale, ekonomike apo dhe fushat me interes të përgjithshëm, të cilat e justifikojnë deri në një farë mase ndërhyrjen nga ana e tij. Në rast se procedura e mbledhjes së të ardhurave nga konsumi i energjisë elektrike nuk do të ishte efektive, sistemi energjetik do të kishte pasoja negative jo vetëm mbi konsumatorët debitorë, por edhe konsumatorë të tjerë tepër të rëndësishëm, si spitalet, shkollat, burgjet, etj. Pagimi, në kohë të arsyeshme, i faturës së konsumit të energjisë elektrike nga ana e konsumatorëve tariforë paraqet domosdoshmëri edhe për shkak të mosakumulimit të "borxhit të keq", i cili ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e nivelit të tarifës për konsumatorët tariforë të energjisë elektrike.
Rrëzimi
Gjykata vlerëson se pretendimet e parashtruara për cenimin e sigurisë juridike nëpërmjet trajtimit të faturës së konsumit të energjisë elektrike si titull ekzekutiv, nuk janë të mjaftueshme për t'i konsideruar në nivel kushtetues. Gjykata, bazuar në analizën në tërësi të pretendimeve të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, arrin në përfundimin se ligji për trajtimin si titull ekzekutiv të faturës së konsumit të energjisë elektrike, nuk bie në kundërshtim me kërkesat e neneve 42, dhe 17 të Kushtetutës. Për këtë arsye, kërkesa për vlerësimin e ligjit objekt shqyrtimi, si të papajtueshëm me Kushtetutën, është e pabazuar dhe për rrjedhojë duhet rrëzuar.
POLICIA ARRESTOI PUNONJESIT E CEZ GJATE PUNES
Ndërprerja e energjisë elektrike për ujësjellësit e konsideruar debitorë nga CEZ-i më datën 16 nëntor ka sjellë reagimin e menjëhershëm të strukturave shtetërore, me qëllim parandalimin e ndonjë revolte popullore, ashtu siç nisi në Fier, Durrës dhe Lezhë, duke iu kthyer energjinë dhe respektivisht ujin të gjithë banorëve. Masat janë marrë me urdhër të menjëhershëm të ministrit të Brendshëm, me qëllim që situata të mos dilte jashtë kontrollit, ndërkohë që policia ka shoqëruar e në disa raste ka ndaluar punonjësit e CEZ-it, të cilët kanë bërë ndërprerjen e energjisë elektrike. Masat janë marrë në mënyrë urgjente nga të gjitha drejtoritë e policisë në qarqe, pasi kjo situatë, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga ndërkombëtarët mund të sillte pasoja edhe më të rënda. Madje, pas ndërprerjes së energjisë elektrike për 5 ujësjellës, atij të Elbasanit, Laçit, Durrësit, Sarandës, Vlorës, janë vënë në lëvizje Kryeprokurorja Ina Rama dhe Avokati i Popullit Igli Totozani.
Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com(print), datë 6 dhjetor 2012
(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com