Faturonte hotelin me 340 lekë, pranga punonjesit të OSHEE dhe pronarit në Lezhë (Emrat)

 Faturonte hotelin me 340 lekë, pranga punonjesit të OSHEE dhe pronarit në Lezhë (Emrat)

Aksioni i OSHEE

Ekipet e Task Forcës në terren të Drejtorisë Rajonale së OSHEE-së në Shkodër kanë “goditur” një grup të strukturuar organizatorësh ndërmjet punonjësve të OSHEE Lezhë dhe subjekteve.

Nga hetimi bëhet me dije Gëzim M. në bashkëpunim me punonjës të tjerë  faturonte me 340 lekë në muaj Hotel “Brilant” në Shëngjin, Lezhë. Ndërsa objekti me kontratë në pronësi të Mhill N. nuk faturohej si pasojë e një matësipasi ishte manipuluar matësi, duke shkaktuar dëm në vlera disa milionë lekë.

Punonjësi është shkarkuar nga detyra kurse hotelit i është ndërprerë energjia elektrike. 

gjithashtu në pranga ka rënë edhe Isa Ç., kryeplaku i fshatit Malgush, pasi kishte ndërhyrë në matës, duke vjedhur energji elektrike. Kryeplaku kishte krijuar një debi rreth 6 milionë lekë, dhe ndaj tij u mor masa e procedimit penal.

Në fund të njoftimit të tyre, OSHEE ka bërë me dije se në rastet kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, përdoruesi dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë