Favorizuan të dënuarit, lirohen punonjësit e burgut të Fierit! 18 punonjësit do të qëndrojnë në ‘detyrim paraqitje’

Gjykata e Tiranës liroi të 18 zyrtarët e burgut të Fierit në masën e sigurisë "detyrim paraqitje". Ndaj tyre ishte caktuar masë "arrest shtëpie" në mungesë për akuzat e falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorim detyre me dyshimet se nëpërmjet falsifikimit të kartelave të 54 të dënuarve në mbi 300 raste i kanë favorizuar ata për të marrë ulje dënimi dhe liri me kusht.

Në dosje konstatohen 19 raste vlerësime sjellje për ulje dënimi përmes fakteve dhe rrethanave të rreme në lidhje me procesin e rehabilitimit tw të dënuarve, 6 raste vlerësim sjellje për lirim me kusht, 28 të dënuarve iu janë dhënë ditë pune në mënyrë fiktive nga burgu i Fierit dhe 1 rast i të dënuarit që ka përfituar amnisti, për të cilën nuk ka asnjë dokument referues ku wshtw mbwshtetur vendimi.

Anëtarë të grupeve kriminale të arrestuar apo dënuar, për vepra të rënda si grup i strukturuar kriminal, prodhim dhe trafikim droge, vrasje, prostitucion arritën që të përfitonin përmes kësaj skeme, ndër to Albin Mexhaj, bashkëpunëtor i vrasësit serial, Julian Sinanajt apo Gentian Çaka, ish-anëtar i “Hakmarrjes për Drejtësi”. Edhe firmat për ‘punëtor të dalluar’ hidheshin lirshëm, fiktivisht dhe duke sfiduar edhe karakterin e kohës. I tillë është rasti i Viktor Ymerit, për të cilin një vit më parë u arrestuan dy zyrtarë të burgut të Peqinit pasi kishin shtuar më shumë orë pune këtij të dënuari, që të përfitonte lirinë sa më shpejt. Ymeri duke përdorur edhe këtë skenar, përfundoi dënimin në 2019 për vrasjen e Arben Pajës dhe Ilir Xhungës, por u prangos pak kohë më vonë me kërkesë të SPAK për një vrasje të dyfishtë në vitin 2005, atë të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut. Por nuk e harroi zakonin e vjetër pasi u rikthye në qeli. Ai përfitoi 1 vit ulje dënimi e cila është nënshkruar vetëm me firmë dhe nuk ka asnjë akt të administruar në dosjen penale.

Ndërkohë, dëmi ekonomik i shkaktuar ndaj shtetit mendohet të jetë nga 13 deri në 15 milionë lekë, ku ndër vite dy biznese brenda burgut, një bar kafe, dhe një pikë shitjesh të produkteve ushqimore, nuk kishin kontrata të ujit dhe energjisë, duke shmangur detyrimet financiare.

SI.E./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille

Champions League/ Liverpool mposht 2-0 Real Madridin, Mbappe dhe Salah humbasin penallti! Juve tre ndeshje pa fitore, tri pikë për Dortmund e Lille