Biznesmeni nga Bosnja Damir Fazlliç, i privilegjuar në investimet e tij në sajë të lidhjeve shumë të ngushta me qeveritarët dhe familjen e kryeministrit shqiptar, ka çelur në shtator 2005 tri kompani me administator Erjon Isufin, kunatin e Lulzim Bashës.

Njëra prej këtyre kompanive “Virtu Acquisitions” i është shitur në vitin 2007, një firme “qipriote”, që ka patur për përfaqësuese ligjore Flutura Kolën. Kola ka qenë ortakja e Argita Malltezit (Berisha) në studion ligjore “Malltezi & Kola”.

Konkretisht, në datën 27 qershor 2007, dhoma e noterëve ka regjistruar një kontratë shit-blerjeje midis “Crown Acquisitios” me përfaqësues shtetasin boshnjak, Damir Fazlliç dhe shoqërisë tregtare qipriote “Altaria Research Limited”.

Përfaqësuese edhe e kësaj firme qipriote ishte shoqja dhe parterja juridike e Argita Malltezit, Flutura Kola. Shifrat e xhiros kanë qenë rreth 50 milionë euro transaksione, që janë kryer nëpërmjet bankave qipriote.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.03.2013

Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)