Fazlliç: Jam takuar me Ramën
Kryeministria: S'është e vërtetë

Fazlliç: Jam takuar me Ramën<br />Kryeministria: S'është e vërtetë
TIRANE- Boshnjaku Damir Fazlliç thotë se po vijon bashkëpunimin me qeverinë shqiptare për projektin e Porto Romanos edhe pas ndryshimit të qeverisë. Kjo thuhet në një investigim të publikuar nga BIRN, ku theksohet se boshnjaku Fazlliç thotë se po bën biznes si zakonisht dhe madje është takuar dhe me kryeministrin e ri Edi Rama dhe disa nga ministrat e tij.

Fazlliç i tha gazetares së "BIRN" se Berishën e ka mik, por nuk e ka problem të bashkëpunojë dhe me Ramën. Por burime nga kryeministria sqarojnë për “A1 Report” se kryeministri Edi Rama nuk është takuar asnjëherë me Damir Fazlliç, duke përgënjeshtuar faktin se ky i fundit ka pasur një takim me kreun e ekzekutivit.

Fazlliç i tha BIRN se ai nuk kishte informacion paraprak nga Berisha por qe “100 për qind i sigurtë” se zona do të përfshihej në parkun e ri energjetik.
“A isha unë 100 për qind i sigurtë? Po, për shkak se qe shumë shumë logjike,” tha ai. “Por që Sali Berisha të më ketë telefonuar mua për të më thënë: ‘...ah, ti duhet të bësh këtë dhe atë, ky është thjesht një skenar filmash.”
Ai pranoi gjithashtu se tokës iu rrit çmimi si rezultat i vendimit të qeverisë, por këmbënguli se zgjerimi i parkut energjetik qe i pashmangshëm. Fshatarët, nga ana tjetër, i thanë BIRN se ata “nuk dinin asgjë për planin”.

Me ndryshimin e qeverisë më 2013 dhe largimin e Berishës, disa besuan se plani i Fazlliçit do të dështojë me ardhjen  në pushtet të Partisë Socialiste dhe të kritikëve të tij.  
Por boshnjaku thotë se po bën biznes si zakonisht dhe madje është takuar dhe me kryeministrin e ri Edi Rama dhe disa nga ministrat e tij. “Berisha qe miku im personal dhe është ende miku im personal, por unë nuk kam marrë kurrë asgjë nga qeveria e tij dhe nuk bëra kurrë asnjë marrëveshje, publike apo private, me qeverinë e tij.”

Ai i tha BIRN se “nuk kishte probleme për të bashkëpunuar” me Ramën dhe skuadrën e tij, pavarësisht fyerjeve që ka marrë prej tyre. “Unë shpresoj që artikulli juaj të mos ngacmojë kujtimet e tyre”, tha ai me shaka.

A do të kthehet fantazma e Porto Romanos për të përndjekur atë dhe familjen e Berishës? Për momentin as partia në pushtet dhe as prokurorët nuk duken të interesuar për të rihapur hetimet mbi marrëveshjet.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut

Dhjetëra automjete të KFOR-it drejt veriut