FBI ka lëshuar sot një paralajmërim për sulme kibernetike ndaj bizneseve dhe organizatave në mbarë botën. Sipas autoriteteve amerikane, kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me shtete po përdorin inteligjencën artificiale për të depërtuar në rrjetet kompjuterike, duke arritur në disa raste të marrin akses me privilegje të larta në më pak se tri orë.
Paralajmërimi është publikuar nga zyra e FBI-së në Dallas, e cila ka shpërndarë edhe një dokument zyrtar prej 13 faqesh mbi teknologjinë ARTEX, që po përdoret për të automatizuar sulmet. Në dokument përshkruhen raste konkrete, përfshirë vjedhjen e të dhënave personale të rreth 67 mijë personave në Korenë e Jugut dhe një sulm që u shoqërua me përpjekje për hyrje në më shumë se 2,250 sisteme klientësh të lidhur me shërbimet e Microsoft 365.
“FBI ka lëshuar një paralajmërim urgjent se kriminelët kibernetikë dhe hakerët e lidhur me shtete po shfrytëzojnë ARTEX, një platformë testimi të sigurisë që përdor superinteligjencën, për të automatizuar sulmet ndaj bizneseve dhe organizatave në mbarë botën”, thuhet në njoftim.
Disa prej shërbimeve kryesore të Apple, përfshirë App Store, iCloud, Apple Pay dhe Apple Support, kanë shfaqur probleme në funksionim.
The #FBI issued a FLASH advisory warning that cybercriminals and state-aligned hackers are exploiting ARTEX, a super intelligence-powered penetration testing framework, to automate attacks against businesses and organizations worldwide. ARTEX can accelerate intrusions from initial targeting to privileged access in under three hours. It was used in the October ConnectWise supply-chain compromise, which exposed Microsoft 365 customer environments and involved attempted authentication against more than 2,250 downstream tenants. The FBI is urging businesses and organizations to strengthen access controls, monitor suspicious automated activity, and report potential compromises to https://t.co/Y65F8KJfqo. Read more here: https://t.co/Cl5lpZ7cgG
— FBI Dallas (@FBIDallas) November 17, 2026
Alarmi i FBI-së vjen në një kohë kur Shtetet e Bashkuara janë përballur me një sërë ndërprerjesh teknologjike, nga problemet me bankat deri te dalja jashtë funksionit e rrjetit të klasifikuar të komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA). Ndërkohë, një tjetër njoftim është publikuar sot nga Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA), e cila ka bërë të ditur se në të gjithë SHBA-në do të transmetohet një test i alarmit kombëtar të emergjencave.
Si po përdoret inteligjenca artificiale nga hakerët?
Në postimin e publikuar në rrjetin social X, FBI shpjegon se ARTEX është një platformë testimi të sigurisë kompjuterike, e cila po shfrytëzohet nga hakerët për të kryer automatikisht disa faza të sulmeve.
Sipas FBI-së, kjo teknologji mund të përshpejtojë sulmet, duke bërë të mundur që hakerët të kalojnë nga identifikimi i objektivit deri te marrja e aksesit me privilegje të larta në më pak se tri orë.
Dokumenti zyrtar i shpërndarë bashkë me postimin e sotëm, tregon se ARTEX është përdorur që prej të paktën gushtit për sulme ndaj organizatave në sektorë të ndryshëm, përfshirë bankat, institucionet qeveritare, teknologjinë, mbrojtjen, energjinë, shëndetësinë dhe telekomunikacionin.
Në Korenë e Jugut, sulmet ndaj institucioneve financiare kanë çuar në marrjen e të dhënave personale të rreth 67 mijë personave.
Një tjetër rast i përmendur nga FBI është sulmi i tetorit ndaj zinxhirit të furnizimit të kompanisë ConnectËise. Ai ekspozoi mjediset e klientëve të Microsoft 365 dhe u shoqërua me përpjekje për hyrje në më shumë se 2,250 sisteme klientësh të lidhur me shërbimin.
Sipas dokumentit, ARTEX mund të përdoret edhe nga persona me njohuri të kufizuara teknike, pasi automatizon veprime që zakonisht kërkojnë aftësi të specializuara.
Deri në fillim të nëntorit, studiuesit kishin identifikuar mbi 1,600 sisteme ARTEX të ekspozuara publikisht. Megjithëse zhvilluesi fillestar e hoqi projektin nga GitHub më 8 tetor, pas raportimeve për keqpërdorimin e tij, platforma vazhdon të jetë e disponueshme përmes kopjeve dhe varianteve të tjera.
FBI u kërkon bizneseve dhe organizatave të forcojnë kontrollet e aksesit në sistemet e tyre, të monitorojnë aktivitetet e dyshimta të automatizuara dhe të raportojnë çdo rast të mundshëm komprometimi në qendrën amerikane të denoncimit të krimeve në internet, IC3.
FEMA njofton aktivizimin e alarmit kombëtar të emergjencave në SHBA
Në të njëjtën ditë me paralajmërimin e FBI-së, Agjencia Federale e Menaxhimit të Emergjencave (FEMA) ka njoftuar se në të gjithë Shtetet e Bashkuara do të zhvillohet një test i sistemit kombëtar të alarmit të emergjencave.
TODAY: A nationwide emergency alert test will air on radios and TVs. This test was prescheduled and will last approximately one minute. No action is needed. Test time ⤵️ 2:20 p.m. ET 1:20 p.m. CT 12:20 p.m. MT 11:20 a.m. PT 10:20 a.m. AKT 8:20 a.m. HT ? https://t.co/e3WC2BuyAf https://t.co/XQpOIn4NC7
— FEMA (@fema) November 17, 2026
Kjo do të thotë se në radiot dhe televizionet amerikane do të transmetohet një sinjal alarmi, për të provuar sistemin që përdoret për të paralajmëruar popullsinë në raste emergjencash.
Testi është planifikuar për sot, më 17 nëntor, në orën 14:20 sipas kohës lindore të SHBA-së, që përkon me orën 20:20 në Shqipëri, dhe do të zgjasë rreth një minutë.
“Sot, një test kombëtar i alarmit të emergjencave do të transmetohet në radio dhe televizione. Ky test ishte planifikuar më parë dhe do të zgjasë afërsisht një minutë. Nuk nevojitet asnjë veprim”, njoftoi FEMA në rrjetin social X.
FEMA ka sqaruar se testi ishte planifikuar më parë dhe qytetarët nuk kanë nevojë të ndërmarrin asnjë veprim. Nuk është njoftuar asnjë lidhje mes këtij testi dhe paralajmërimit të FBI-së për sulmet kibernetike.
Çfarë ka ndodhur me bankat, fluturimet dhe rrjetin sekret të NSA-së?
Paralajmërimet e sotme vijnë pas disa ndërprerjeve teknologjike që kanë prekur Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve të fundit.
Të hënën, mijëra klientë të bankave amerikane mbetën pa akses në llogaritë e tyre, ndërsa u regjistruan probleme edhe me transaksionet elektronike. Ndërkohë, rrjeti shumë i klasifikuar i komunikimit të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, i njohur si NSA Net, doli jashtë funksionit.
Sipas CNN, që citon gjashtë burime, ndërprerja preku rrjetin që përdoret nga punonjësit e NSA-së për shkëmbimin e informacioneve të klasifikuara. Agjencia ka vendosur që personeli të paraqitet në punë me orare të ndryshme, ndërsa po përpiqet të përcaktojë përmasat e problemit.
Një zyrtar aktual dhe një ish-zyrtar amerikan thanë se ndërprerja nuk do të pengonte komunikimin e informacioneve urgjente të inteligjencës me presidentin Donald Trump, pasi ekzistojnë sisteme rezervë dhe rrjete alternative për komunikime të sigurta.
Probleme janë regjistruar edhe në transportin ajror. Të premten, fluturimet në të gjithë SHBA-në u pezulluan për disa orë pas një defekti në sistemet e Administratës Federale të Aviacionit (FAA), duke shkaktuar vonesa dhe anulime të mijëra fluturimeve. Sipas autoriteteve, problemi u gjurmua te një ruter në Arkansas.
Javën e kaluar, një ndërprerje e shërbimeve të Microsoft la përdorues në mbarë botën pa akses në postën elektronike Outlook dhe takimet në Microsoft Teams.
Deri tani nuk ka prova që ndërprerja e NSA Net, problemet me fluturimet apo ato të Microsoft të jenë shkaktuar nga sulme kibernetike. Po ashtu, FBI nuk i ka lidhur këto ndërprerje me sulmet që po kryhen përmes ARTEX.
Po paralajmërimet për një “blackout” global më 17 nëntor?
Prej javësh, në rrjetet sociale kanë qarkulluar pretendime se më 17 nëntor do të ndodhte një ndërprerje masive e energjisë elektrike, internetit dhe shërbimeve bankare, e cila do të zgjaste deri në 72 orë, por sipas mediave bëhet fjalë për një paralajmërim të rremë.
Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë
Pas paralajmërimit të FBI-së për shtimin e sulmeve kibernetike, një tjetër problem teknologjik ka prekur mijëra përdorues në Shtetet e Bashkuara.
Klient të Apple në vende të ndryshme kanë raportuar probleme në aksesimin e shërbimeve dixhitale të kompanisë, përfshirë iCloud, App Store, Apple Music dhe Apple Pay. Ndërprerjet kanë prekur gjithashtu llogaritë personale, shërbimet për zhvilluesit dhe sistemet e pagesave, ndërsa vetë Apple ka konfirmuar vështirësitë përmes faqes së saj zyrtare të statusit.
Problemet më të shpeshta lidhen me hyrjen në llogaritë iCloud. Disa përdorues kanë raportuar shkëputje të papritura nga llogaritë e tyre në iPhone dhe Mac, ndërsa përpjekjet për t'u identifikuar sërish janë shoqëruar me mesazhe gabimi. Vështirësi janë raportuar edhe në shkarkimin dhe përditësimin e aplikacioneve, përdorimin e Apple Music dhe aktivizimin e pajisjeve të reja.
Sipas të dhënave të Downdetector, raportimet kanë përfshirë edhe Apple Support, Apple Business Manager dhe Apple Store. Ndërkohë, probleme janë evidentuar edhe në platformat për zhvilluesit, përfshirë App Store Connect, API-të e Apple Music dhe disa shërbime të lidhura me Apple Podcasts.
Ndërprerjet kanë shkaktuar vështirësi edhe për bizneset. Në Shtetet e Bashkuara, NBC Philadelphia raportoi rastin e një dyqani Apple ku punonjësit nuk arrinin të përfundonin shitjet për shkak të problemeve me sistemet e pagesave.
Gjatë orëve të mbrëmjes janë vërejtur shenja të para përmirësimi, me një rënie të raportimeve për Apple Pay dhe Apple Card. Megjithatë, ankesat për iCloud dhe Apple Music vijuan, ndërsa nuk kishte ende konfirmim se të gjitha shërbimet ishin rikthyer plotësisht në funksion.
Shkaku i ndërprerjes mbetet ende i paqartë. Apple nuk ka publikuar një shpjegim teknik për problemet dhe deri më tani nuk ka prova të konfirmuara që ato të jenë shkaktuar nga një sulm kibernetik./ La Repubblica
-
Donald. Trumpi. hyri. kollaj. ne. valle por. e. ka. te. veshtire. te. dale. nga. ajo.
Përgjigju









Komente
Komento